“Arkimade” shpk është një kompani private me vendndodhje në Tiranë, Shqipëri. Kjo kompani ka filluar aktivitetin e saj në fillim të vitit 2006 dhe ofronte shërbime në fushën e Studimeve Urbane dhe Projekteve të Arkitekturës.

Në Korrik të vitit 2010 kompania “Arkimade” zgjeroi shërbimet e saj jo vetëm ne fushën e Studimeve Urbane dhe Projekteve të Arkitekturës por edhe në fushën e Projekteve të Konstruksioneve, Rrugëve, Ujësellës-Kanalizimeve dhe Supervizonin e tyre.
Stafi i kompanisë përbëhet nga inxhinierë dhe teknicienë me shumë eskperiencë që punojnë që nga themelimi i saj në Shqipëri dhe Kosovë.

Kompania “Arkimade” ka realizuar shumë projekte nga kontraktorë të ndryshëm. Ajo është përfshirë në shumë projekte të mëdha për ndërtime të reja dhe rehabilitime të ndryshme. Këto ndërtime përfshijnë ndërtesa sociale dhe të edukimit si
etj.

  • Qendra Sociale,
  • Cerdhe,
  • Kopështe,
  • Shkolla,
  • Qendra Biznesi,
  • Ndërtesa Shumëfunksionale,
  • Hotele,
  • Banesa Kolektive Shumëkatëshe,
  • etj.

Në këto projekte “Arkimade” është përfshirë në:

  • përgatitjen e Dokumenteve të Projektit,
  • Dokumenteve të Tenderit,
  • Vlerësimi i Propozimeve të Pjesëmarrësve në Tender,
  • Projekt Idesë dhe Zbatimit, përfshirë dhe mobilimin e tyre me makineri dhe paisje,
  • Preventivave përkatës, si dhe
  • Supervizionin e tyre

Gjithashtu, Kompania dhe stafi i saj është përfshirë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, studime fizibiliteti, planfikimin urban dhe planeve te zhvendosjeve, investigime hidrologjike dhe gjeoteknike. E gjithë puna e saj është mbështetur në standartet e aplikuara shqiptare dhe ato mjedisore të konservimit të biodiversitetit, trashëgimisë kulturore dhe sigurisë në punë të Bankës Botërore, IDA, IFC, UN si dhe direktivave të EU, etj.

Projektet e lartpërmendura janë financuar nga Këshilli i Europës, Banka Botërore, UNDP-Albania, USAID-Albania, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Bashkia e Tiranës, Durrësit, Kamzës, Shkodrës, Lezhës, Korçës, Sarandës dhe kompani private të rëndësishme të huaja dhe lokale.

MIRE SE VINI NE STUDION ARKIMADE