POLITIKA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT PËR ZHVILLIM TE QËNDRUESHËM (RAJONI TIRANE –DURRES), SHQIPERI

Abstrakt
Planifikimi urban ne Shqiperi, eshte promovuar ne forma te ndryshme te organizimit dhe se fundmi Ligji i Planifikimit te Territorit paraqet nje forme tjeter te politikave mbi territorin qe eshte e lidhur ngushte me decentralizimin e kontrollit te territorit.Në funksion të situatave të ndryshme që ndodhin, mendojme se nepermjet ketij materiali të parashtrohen disa konsiderata mbi planifikimin e territorit.Në Shqipëri rreth 70% e popullsisë jeton në zonat urbane. Megjithatë, me përjashtim të Tiranës, qytetet shqiptare në përgjithësi janë më të vogla se qytetet e rajonit ballkaniko-evropian.

[next-page]

Pas migrimit masiv rural, ndryshimet sociale tregojne një lloj te ri te Shqiperise rurale qe duhet të evidentohet. Shqiperia ka tre lloje të ndryshme të zonave rurale.
– “fshat në afërsi të qyteteve”, bujqësia ende mund të ketë një rol të madh në këtë fshat;

– “fshat i ri”, si banime turistike dhe”natyrore” me flukse më të larta të emigrantëve dhe rritje më të lartë të tregut të punës;

– “fshatra të rrezikuar” zonat me dendësi plakje të popullsisë, rënie të prodhimit të tyre, paksim te popullsise dhe të ardhura të ulëta.

[next-page]

Politika e planifikimit te territorit për zhvillim te qëndrueshëm kerkon përmbushjen sfidave te ngritura nga ndryshimi ekonomik, social dhe kulturor, dhe për të arritur një ekuilibër të popullsisë, industrisë, kulturës, etj në mes të krahinave të vëndit si:
a) përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve për një zhvillim të qëndrueshëm e të balancuar të territorit me standarte eurapiane;
b) krijimi i kushteve territoriale për zhvillimin rajonal;
c) drejtimi i krijimit dhe zhvillimit të infrastrukturës publike kombëtare;
d) krijimi i kushteve për ruajtjen e ekosistemeve, biodiversiteteve, burimeve natyrore mbi e nën tokë dhe të pasurisë natyrore e kulturore, balancimin e efekteve të sistemeve të banimit dhe veprimtarive ekonomike dhe mbrojtjen e zhvillimin e sipërfaqeve te gjelbra e sipërfaqeve të tjera të kultivueshme; etj

[next-page]

Objektivat jane: Konvergjencë; Konkurrencën rajonale dhe punësimin; Bashkëpunimi territorial Evropian dhe jane Qasja Kontraktuale si një mjet efektiv i zbatimit të projekteve që përfshijnë nivele të ndryshme të qeverisë, “një zonë, një strategji, një kontratë”.
Ato do të përqendrohen në prioritete: Konkurrenca lokale dhe atraktivitetin; Dimension mjedisor i zhvillimit të qëndrueshëm; Kohezionit social dhe territorial; Zhvillimi i Qëndrueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *