POLITIKA LIGJORE, FINANCIARE DHE INSTITUCIONALE E MENAXHIMIT TE TOKES PER PUSHTETIN VENDOR DHE QENDROR NE SHQIPERI

Abstrakt
Menaxhimi i tokes urbane eshte nje situate komplekse dhe dinamike qe kerkon:
•Njohuri dhe kuptimin e dinamikave dhe proceseve te rritjes urbane ne nje treg toke te segmentuar dhe te crregullt;

•Kapacitet per te formuluar metoda strategjike ne planifikim dhe zhvillim, dhe

•Autoritet legjislativ per te zbatuar nisma proaktive
Ne Shqiperi, ne mungese te rregullave te detyrueshme te zhvillimit te tokes, Keshillat e Rregullimit te Territorit funksionionin si agjensi te menaxhimit te tokes.

[next-page]

Kjo ka qene nje situate shume e pakenaqshme qe kur keshillat vleresonin propozime projektesh pa perfitime per planet rregulluese ose te strategjive te zhvillimit urban. Deri me sot institucionet publike nuk jane pozicionuar mire per te adresuar strategjite dhe ceshtjet te zhvillimit urban, akoma vendimet krijojne precedente ligjore, dhe prodhojne aktivitete konkrete, te cilat ndikojne ne mjedisin urban.Procedurat dhe normat e planifikimit jane inefektive dhe ineficente, standartet duhet te studjohen dhe me e rendesishmja pronesia mbi token duhet te qartesohet.

[next-page]

Rritja demografike, migrimi ruralo urban, ekspansioni i shpejte i zonave urbane, ndryshimi i pronesise mbi token, dhe ndryshimet e kerkese ofertes per token rezultuan ne nje zhvillim kaotik, keqperdorim te burimeve te tokes dhe kushtueshmeri ne sigurimin e infrastruktures dhe sherbimeve urbane.
Me transaksionet e tokes dhe aktivitetet e ndertimit, kuadri ligjor per zhvillimin, dokumentimi i pronesise, rregjistrimi i titujve, dhe rregjistrimi i transaksioneve jane bere te komplikuara, dhe ne nje menyre jane pengese per nderhyrje ne permiresime te mevonshme.

[next-page]

Sfida perballe qeverise eshte te paraqese nje menaxhim dhe administrim komprehensiv te tokes me nje miks opsionesh.

Qellimi i ketij dokumenti eshte te rishikoje dhe vleresoje politika lokale dhe qendrore te menaxhimit te tokes dhe zhvillimit. Ne te njejten kohe, do te identifikoje problemet kryesore, pikat e forta si dhe ato te dobeta si dhe hapesiren qe duhet te permiresohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *