POLITIKA TË MENAXHIMIT URBAN TË TOKËS PËR QEVERISJEN QËNDRORE DHE VENDORE NË SHQIPËRI

Abstrakt
Karakteri i veçantë i tokës urbane ndikon në tregun e tokës urbane: (i) Toka është fizikisht padëmtueshme dhe nuk ndikohet nga koha; (ii) Toka nuk është e transportueshme; (iii) Toka është i kufizuar në sasi dhe furnizimi i saj nuk mund të rritet menjehere; dhe (iv) Toka nuk përdoret vetëm për qëllime të prodhimit, por edhe si një investim afatgjatë ose si një bazë për kursime.
Menaxhimit i tokës urbane është një situatë komplekse dhe shumë dinamike që kërkon:
[next-page]
• njohuritë dhe të kuptuarit e dinamikës dhe proçeseve të rritjes urbane në një treg të tokës te segmentuar dhe të parregulluar; >br>
• aftësinë për të formuluar qasjet strategjike për planifikimin dhe zhvillimin; dhe
• pushtet legjislativ për të zbatuar iniciativat proaktive.
Institucionet publike përkatëse nuk janë të pozicionuar mirë për të adresuar çështjet më të gjera dhe strategjitë e zhvillimit urban, por vendimet e tyre krijojnë precedente ligjorë dhe prodhojnë aktivitete konkrete, të cilat ndikojnë në mjedisin urban.

[next-page]

Procedurat dhe normat e planifikimit janë joefektive dhe joefikase, standardet duhet të jenë të studiuar dhe më e rëndësishmja pronësia e tokës duhet të sqarohet.
Rritja demografike, migrimi rural urban, zgjerimi i shpejtë i zonës së urbanizuar, ndryshimet e pronësisë së tokës, dhe ndryshimi në kërkesën dhe furnizimin e tokës rezultoi në modelet e zhvillimit kaotik, shpërdorimin e burimeve të tokës, të kushtueshme për të siguruar me infrastrukturë dhe shërbime urbane. Me transaksionet e tokës dhe aktivitet e ndërtimit të kryera jashtë kornizës ligjore për zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *