PROJEKTI: AUDITORI I LEKSIONEVE PRANË AEFS
- VENDI:AEFS, TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- VITI: 2008
Sipas kërkesës së Drejtorisë së A.E.F.S, ish fusha e lojrave me dorë është ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë do të kthehet në auditor leksionesh si dhe konferencash apo aktivitetesh të ndryshme. Lartësia e madhe është shfrytëzuar për të kaluar tubacionet e kondicionimit dhe ventilimit dhe më pas janë maskuar me tavan të varur gipsi me një pjerrësi paralele me pjerrësinë e shkallareve të auditorit. Gjithashtu është trajtuar dhe fasada e auditorit për t’i dhënë një frymë më bashkëkohore ndërtesës e cila është mjaft e amortizuar. Në lidhje me trajtimin e fasadës janë dhënë disa variante nga grupi projektues të cilat kanë të përbashkët trajtimin me veshje pllakash apo alukobondi dhe theksimin e hyrjes kryesore me anë të një strehe me kapriatë metalike. Propozimet ndryshojnë kryesisht në aspektin e ngjyrave, megjithatë në të gjitha rastet fasada është trajtuar me një frymë moderne.
AUDITORI I LEKSIONEVE PRANË AEFS
- VENDNDODHJA:AEFS, TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- DOREZUAR NE:PRILL 2008
- KLIENTI: AEFS