PROJEKTI: HIMARE HOME 5
- VENDI:FSHATI HIMARË E VJETËR, BASHKIA HIMARË
- FAZA:PROJEKT ZBATIM DHE SUPERVIZION
- VITI:KORRIK 2011-DHJETOR 2014
Qëllimi i këtij projekti është rikonstruksioni i çative duke ruajtur origjinalitetin, si ne dimensione, konfiguracion ashtu edhe në materiale, por më e rëndësishmja shmangia e lagështirës , aq e dëmshme për ndërtesën. Së dyti rigjallërimi i fasadave duke ruajtur elementët tradicional në formë, përmasa dhe materiale. Këto elementë janë dritaret, dyert e jashtme, kornizat e gurit në dritare dhe në cepat e shtëpive, si dhe suvaja. Po me kaq rëndësi janë dhe muret rrethuese dhe dyert e oborreve, pasi janë prezantimi i parë që i bëhet këtyre ndërtesave tradicionale. Një pjesë tjetër e këtij projekti është programi fjetje dhe mëngjes, që konsiston në krijimin e disa bujtinave brenda këtyre shtëpive tradicionale. Më pas grupi projektues harton një manual udhëzues për konservimin e këtyre objekteve të traditës, në mënyrë që në riparimet e mëpasshme që do u bëhen këtyre ndërtesave të konservohen këto elemente arkitektonike që konsiderohen me vlera tradicionale. Dhe së fundi është faza e inspektimit dhe supervizionit, ku inxhinierë të specializuar te shoqërisë “ARKIMADE” ndjekin nga afër keto punime në perputhje të plote me projektin. Fshatrat e përzgjedhur përfshijnë Bashkinë Himarë: Vuno, Ilias, Dhërmi i Vjeter, Himarë e Vjetër dhe Qeparo i Vjetër; si dhe Komunën e Lukovës: Luksht , Nivicë dhe Piqeras. Gjithsej janë përzgjedhur 75 shtëpi për programin Çati dhe Fasada si dhe 20 shtëpi për programin Fjetje dhe Mëngjes.