PROJEKTI: MOBILIM HOLLI PËR OBJEKTIN KLINIKË MJEKËSORE
- VENDI: TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- VITI:2007
Ambjenti është pjesë e një klinike mjekësore dhe më konkretisht holli i pritjes. Banaku i recepsionit është parashikuar në të majtë të hyrjes kryesore në mënyrë që të kontrollojë më mirë hyrje daljet në klinikë. Përballë tij është parashikuar këndi i pritjes.Banaku është trajtuar me një formë lineare e cila është përsëritur dhe në faqen e murit në sfond të tij. Ndërsa faqja e murit përballë recepsionit që shërben si sfond për këndin e pritjes, është trajtuar me veshje karton gipsi. Atij i është dhënë forma e zemrës si symbol i jetës. Ngjyrat e përdorura janë jeshilja pastel për të krijuar një ndjenjë paqeje dhe qetësie.
MOBILIM HOLLI PËR OBJEKTIN KLINIKË MJEKËSORE
- VENDNDODHJA: TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- DOREZUAR NE: MARS 2007
- KLIENTI: PRIVAT