PROJEKTI: NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr.50
- VENDI:TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- VITI: 2005
Objekti i ri organizohet në dy kate dhe ruan distancat nga kufijte e pronës dhe objektet përreth. Respekton normativat e Ministrisë së Arsimit si përsa i përket koeficentit të shfrytëzimit të territorit ashtu dhe sipërfaqes së ambjenteve të brendshme. Objekti ka 3 grupe me drekë në katin përdhe dhe 4 grupe me drekë në katin e parë. Pra kapaciteti i këtij kopështi do jetë 7 grupe me drekë që ftojnë në total 180 fëmijë të grupmoshave të ndryshme parashkollore. Secili grup ka një dhomë pranimi në hyrje, ku fëmijët kontrollohen nga një person i specializuar për ndonjë sëmundje infektive që mund të dëmtojë fëmijët e tjerë. Ndërsa fëmijët e shëndetshëm vazhdojnë më tej në ambjentet e brendshme të grupit që janë salla e aktivitetit mësimor dhe salla e argëtimit dhe lojrave. Gjithashtu në grup ka dhe pesë bokse sanitare të ndriçuara dhe të ajrosura si dhe një dhomë fjetjeje. Gjithashtu në kopësht është parashikuar dhe dhoma e drejtorit me elementet përbërës të saj. Shtrimi i dyshemesë do jetë pjesërisht me parket dhe pjesërisht me pllaka. Format dhe ngjyrat e përdorura në fasade kanë për qëllim ta bëjnë këtë kopësht më atraktiv për miqtë e tij të vegjël.
NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr.50
- VENDNDODHJA:TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- DOREZUAR NE:DHJETOR 2005
- KLIENTI: BASHKIA TIRANË