PROJEKTI: NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr. 54
- VENDI:TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- VITI:2005
Kopshti ekzistues ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsin” në Tiranë. Ndërtesa duke qenë më tepër se 90 vjeçare përbën një rrezik nga ana konstruktive për jetën e fëmijëve. Për këtë arsye detyra jonë si projektues ishte të projektonim një ndërtesë kopshti me kapacitet 120-150 fëmijë. Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për rikonstruksione dhe ndërtime të reja në 13 objekte arsimore (shkolla dhe kopshte). Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Objekti i ri ngrihet në dy kate dhe ka dy grupe me drekë në katin përdhe dhe tre grupe me drekë në katin e parë. Secili grup do të ketë 20-30 fëmijë dhe përmban paradhomën, sallën e aktivitetit mësimor dhe sallën e argëtimit dhe lojrave. Në katin përdhe ndodhet gjithashtu kuzhina, lavanderia si dhe ambjente të tjera shërbimi. Sipërfaqja e katit përdhe është 315 m2, ndërsa sipërfaqja e katit të parë është 360 m2. Nga ana volumore objekti është konceptuar si një kombinim i formave gjeometrike, por duke përdorur ngjyrat e theksuara për të tërhequr më shumë fëmijët e kësaj moshe. Materialet e përdorura në fasadë janë veshja me pllaka dhe suvaja plastike. Po kështu është bërë një kujdes i veçantë në projektimin e hapësirave përreth kopshtit, ku janë parashikuar kënde të ndryshme lojërash për fëmijët.
NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr. 54
- VENDNDODHJA:TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- DOREZUAR NE: DHJETOR 2005
- KLIENTI: BASHKIA TIRANË