PROJEKTI: RIKONSTRUKSION DHE SHTESË I KOPSHTIT NR.36
- VENDI: TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- VITI: 2004
Kopështi ndodhet përgjatë rrugës “Asim Vokshi “, Tiranë. Duke qenë një objekt më shumë se 35 vjeçar, ai kishte nevojë për një rikonstruksion të plotë. Ky projekt ishte pjesë e proçedurës së tenderit për “Rikonstruksion dhe Shtesë në 6 shkolla dhe kopshte” të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Koncepti ynë arkitektonik bëri të mundur që ne të fitonim çmimin e parë në këtë konkurs. Eshtë propozuar zgjerimi i kopështit në hyrjen ekzistuese të tij me qëllim zgjerimin e hollit kryesor. Duke mbyllur ballkonet ekzistuese mundësuam krijimin e ambjentit të gatimit. Kopshti i fëmijëve zhvillohet në dy kate dhe në secilin prej tyre ka dy grupe me fëmijë. Çdo grup ka ambjentet përkatëse të mësimit, fjetjes gjithashtu dhe nyjet sanitare. Eksterieri është konceptuar si një kombinim i elementeve gjeometrikë me ngjyra të qeta. Krijimi i dritareve ovale dhe rrethore thyen monotoninë e godinës ekzistuese duke bërë fasadat e objektit më atraktive në sytë e fëmijëve.
RIKONSTRUKSION DHE SHTESË I KOPSHTIT NR.36
- VENDNDODHJA: TIRANË
- FAZA:NDËRTUAR
- DOREZUAR NE:NËNTOR 2004
- KLIENTI: BASHKIA TIRANË