ZBATUESHMERIA E KONVENTES PER TE DREJTAT E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

Abstrakt
Ne Dhjetor te vitit 2009, Qeveria e Shqiperise ndermorri nje hap sinjifikativ ne nenshkrimin e Konventes mbi te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar (PAK).

Mjedisi i ndertimit ne Shqiperi paraqet nje seri barreriash fizike, te cilat pengojne angazhimin social te personave me aftesi te kufizuar. Mungesa e aksesibilitetit ne banesa, qendrat edukative e arsimore, zonat e ndermarrjeve te prodhimit, argetimit si edhe sherbimeve shendetesore eshte nje fenomen i njohur ne Shqiperi, e cili ndikon jeten e personave me aftesi te kufizuar.

[next-page]

Aksesibiliteti kerkon eleminimin e pengesave lidhur me ndertimet ne rruget, transportin dhe sherbimet e tjera te brendshme apo te jashtme. Rregullat e planifikimit urban e bejne kete nje kerkese te domosdoshme ligjore qe ndertimet te shmangin pengesat per personat me aftesi te kufizuar megjithese shume sfida kane te bejne me zbatimin e ligjit dhe sigurimin e aksesibilitetit ne ndertesa dhe hapesirat publike. Ne shtese, Qeveria Shqiptare ka vendosur standarte aksesibiliteti dhe pershtatshmerie me qellim udhezimin e sektorit te ndertimit per te

[next-page]

krijuar kushte per aksesibilietin e mjediseve te ndertuara dhe hapesirave publike per persona me aftesi te kufizuar. Keto standarte jane sanksionuar ne “Rregulloren e Perdorimit te Hapesirave nga Persona me Aftesi te Kufizuar” aprovuar nga VKM Nr. 1503, dt 19.11.2008. Objekti i kësaj rregulloreje është percaktimi i kerkesave teknike për eliminimin e pengesave që përcaktohen si “barriera arkitektonike”.Kjo rregullore ka për qëllim zbatimin e rregullave për eliminimin e barrierave arkitektonike në banesat, hapsirat dhe shërbimet publike.

[next-page]

Rregullat e përfshira më poshtë aplikohen në:
• ndërtesat private që ndërtohen të reja, rezidenciale ose jo;
• ndërtesat rezidenciale publike të finacuara nga buxheti i shtetit, që ndërtohen të reja;
• ristruktrurimet e ndërtesave private dhe publike;
• hapësirat e jashtme të ndërtesave të lartpërmendura në zonat e përcaktuara.

[next-page]

Qellimi i ketij artikulli eshte permiresimi i autonomise individuale dhe aksesit ne sherbimet bazike te personave me aftesi te kufizuar nepermjet ndertesave te aksesueshme. Gjithashtu, artikulli do te ofroje praktike te deritanishme te zbatueshmerise ne ndertesa te ndryshme ne qytete te ndryshme te Shqiperise, dhe do te jape konkluzione per veshtiresite ne arritjet e tyre si dhe nderhyrjet per permiresime te metejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *