GJERGJ THOMAI

GJERGJ THOMAI është partner i shoqërisë ARKIMADE që në themelimin e saj. Ai merret me koordinimin dhe menaxhimin e kontratave të ndryshme të kësaj shoqërie.Ai ka përfunduar studimet, Specialiteti Arkitekturë Urbanistikë, Dega Arkitekturë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Tiranës, në qershor 1991 me drejtime kryesore lëndë të shkencave të sakta, lëndë konstruktive (kontsruksione ndertimi), teori dhe histori të arkitekturës dhe urbanistikës, projektim arkitektonik dhe urbanistik. Ai ka mbrojtur diplomën e Arkitektit Urbanist me temë: “Analizë mbi sistemin e gjelbërimit në disa qytete të Shqipërisë” në qershor të vitit 1991. Në vitin 1998 përfundon Programin Master i Artit mbi Menaxhimin Urban, dhe mbron titullin Master i Artit me temën: “Tregu i Tokës Urbane në Shqipëri, Rasti i Tiranës”, ofruar nga Qeveria Hollandeze dhe organizuar nga Universiteti i Erasmusit dhe Instituti i Studimeve për Strehimin dhe Zhvillimeve Urbane, Rotterdam-Hollandë. Tani ai është në proçes doktorature me temë “Menaxhimi urban i hapësirës Tiranë Durrës”

Gjithashtu ai ka kryer mjaft kualifikime si “Prokurimet e Bankës Botërore”, organizuar nga Banka Botërore; “Planifikimi urban dhe rajonal në Shqipëri”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Strehimin dhe Zhvillimet Urbane, Rotterdam- Hollandë; “Mbrojtja e ambjentit urban-industrial” ofruar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Carl Duisberg Gesellschaft e. V., Gjermani; “Vlerësimi dhe menaxhimi i pronave të paluajtshme”, ofruar nga bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Britanike dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës-Shqipëri; “Programi i 13-të ndërkombëtar”’ ofruar nga USAID dhe organizuar nga Graduate School of Design, Universiteti i Harvardit, Cambridge, Boston USA.
Ai ka qenë drejtues i grupit të projektimit në mjaft projekte të rëndësishme duke i radhitur ato në më të suksesshmet. Përmendim këtu “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Tiranë-Durrës” financuar nga Komisioni Evropian ; “Plani Rregullues i Tiranës”, financuar nga Qeveria Hollandeze nëpërmjet Bankës Botërore, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; Projektin “Habitat II” dhe përgatitja e Planit të Veprimit për Strategjinë e Strehimit në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Strehimin dhe Zhvillimeve Urbane, Rotterdam-Hollandë, financuar nga misioni i PNUD-it në Shqipëri; Ai është specialist për përgatitjen e dokumentacionit për tendera të ndryshëm ku ARKIMADE ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmim të parë në një pjesë të konsiderueshme të tyre. Ai punon gjithashtu që nga viti 2000 si pedagog i jashtëm në Departamentin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, për lëndët “Planifikimi Urban” dhe “Projektim Urbanistik”. Gjithashtu ka punuar si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Histori-Gjeografisë, Fakultetin Ekonomik dhe Universitetin UFO. Ai është gjithashtu bashkautor i programeve universitare në fushën e urbanistikës si dhe vlerësues i tyre me qëllim akreditimin e disa universiteteve private në Shqipëri.