IVA MEZEZI

IVA MËZEZI është administratore e shoqërisë ARKIMADE. Ajo ka përfunduar studimet, në Degën Arkitekturë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Tiranës, në prill 2001 me drejtime kryesore lëndë të shkencave të sakta, lëndë konstruktive (konstruksione ndërtimi), teori dhe histori të arkitekturës dhe urbanistikës, projektim arkitektonik dhe urbanistik.Ajo ka mbrojtur diplomën e Arkitektit me temë “Resort turistik në Sarandë me elementë të arkitekturës bioklimatike” në prill të vitit 2002 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë. Më pas kjo diplomë është konvertuar në Master Shkencor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Dy vitet e para ka punuar në një shoqëri ndërtimi ku është marrë me projektim arkitektonik të brendshëm dhe të jashtëm, hartim preventivash dhe mbikqyrje punimesh. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka punuar si person fizik për llogari të shoqërive të ndryshme ndërtimi si dhe për individë privatë. Gjatë kësaj periudhe ka hartuar shumë projekte për ndërtesa banimi, ndërtesa social- kulturore, arsimore, etj. Gjithashtu ajo ka qenë dhe koordinatore dhe udhëheqëse e grupit të projektimit. Që nga marsi i vitit 2006 ajo është themeluese dhe administratore e shoqërisë ARKIMADE.
Gjatë kësaj periudhe ARKIMADE ka realizuar mjaft kontrata të rëndësishme. Përmendim këtu mjaft projekte si Zhvillimi i turizmit në Qarkun Kukës, financuar nga PNUD Shqipëri; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, Paskuqan ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, Bathore 5, Kamëz ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, Bathore 6, Kamëz ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, në B. Curri ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, Peshkopi ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare , Zallmner, Tiranë ; Ndërtimin e Shkollës së Re së Mesme në Lezhë ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare, Krumë, Has ; Ndërtimin e Shkollës së Re 9-vjeçare “B.Curri” në Durrës të financuara nga Banka Botërore nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Rikonstruksioni i 7 Qendrave Sociale në Tiranë; Rikonstruksioni i shkollës 1Qershori; Rikonstruksioni i shkollës Fan Noli; Rikonstruksioni i shkollës Arben Broci; Rikonstruksioni i shkollës Ali Demi; Rikonstruksioni i Kopshtit 36 financuar nga Bashkia Tiranë; Projekti për shkollën e re “Kongresi i Manastirit”; Projekti për shkollën e re “Misto Mame”; Projekti për shkollën e re “Skënder Çaçi”, Tiranë, financuar nga Këshilli i Bankës Evropiane për Zhvillim (CEB) nëpërmjet Bashkisë së Tiranës. Këto kontrata kanë rezultuar mjaft të suksesshme bazuar në seriozitetin dhe përkushtimin e të gjithë stafit ARKIMADE. Që nga viti 2009 ajo punon si pedagoge në Universitetin Vitrina, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë dhe jep leksione dhe konsultime në lëndën “Studio Arkitekture 1 dhe 2” (Projektimi i Banesës Individuale dhe Kolektive) në kursin e vitit të dytë dhe në Universitetin Ufo në Fakultetin e Arkitekturës jep konsultime për lëndën “Ndërtesa Shumëfunksionale e tipit kullë” në kursin e vitit të pestë, si dhe udhëheq disa diploma me tema: “Ndërtesa Shumëfunksionale e tipit kullë”, “Resort turistik ambjentalist”, “Stacion treni në Tiranë”, etj.