RAFAEL KOTE

Z. Kote është një profesionist në Shkencat Teknike dhe një inxhinier hidraulik dhe u diplomua nga Universiteti i Tiranës. Ai ka më shumë se tridhjetë e pesë vjet përvojë në sektorin e shërbimeve te furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka punuar për Institutin e Projektimit dhe Instituti për Studimin dhe Projektimin e Sherbimeve Komunale ku ai u bë Shef i Departamentit. Z. Kote ishte përgjegjës për zhvillimin dhe të ardhmen e Sistemit të Shpërndarjes ujësjellësit të Tiranës, Durrësit, Korces dhe ai ka punuar gjithashtu ne pergatitjen e studimeve të fizibilitetit per furnizimin me ujë dhe të ujërave të zeza në Fier, dhe qytete të tjera si Burrel, Kamëz, Laç, Rubik , Shkodra, Vlora, etj.
Ai mori licencën nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Z. Kote është një inxhinier me shumë përvojë dhe ekspert në prokurimin dhe dokumentet e tenderit për ndërtimin e veprave. Ai është përgjegjës për përgatitjen e Termave të Referencës, projekt idete, projekt zbatimet, perpilimin e preventivave, mbikëqyrja e punimeve, në të gjitha llojet e ndërtesave private dhe publike.
Ai është inxhinier me përvojë në shumë projekte mes palëve të ndryshme të tilla si Ministria e Arsimit (financuar përmes buxhetit të shtetit dhe Bankës Botërore), Bashkia e Tiranës (financuar me anë të buxhetit të shtetit dhe të Këshillit të Evropës), Ministria e Punëve Publike dhe Transportit (financuar përmes buxhetit të shtetit dhe Banka Botërore), Bashkia e Durrësit, Bashkia e Fierit, KfW, UNDP Shqipëri dhe USAID. Ai eshte per nje kohe shumë të gjatë homologu i kompanisë “ARKIMADE”.