YLLI MOLLA

YLLI MOLLA është diplomuar në vitin 1973 si Inxhinier Elektrik në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë. Eksperienca profesionale:

• Viti 1973-1976 inxhinier elektrik në uzinën ”Partizani”
• Viti 1976-1979 inxhinier në montim në Kombinatin Metalurgjik Elbasan
• Viti 1979-2003 inxhinier instalator në sektorin e instalimeve në I.S.P.U.N. Tiranë
• Nga 2003 në vazhdim në profesion të lirë

Ai është hartues i projekteve të instalimeve elektrike në mjaft objekte të projektuara nga shoqëria ARKIMADE si shkolla, kopshte, çerdhe, qendra social-kulturore, objekte turistike, objekte banimi, objekte industriale, etj. Këto objekte janë financuar nga UNDP Albania, Banka Botërore, Këshilli i Evropës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Bashkia Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë, etj., si dhe shumë Komuna në territorin e Shqipërisë.