Weiss Architecture Studio

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae lorem.

Portfolio

Dhermi Home 1

Qëllimi i këtij projekti është rikonstruksioni i çative duke ruajtur origjinalitetin, si ne dimensione, konfiguracion ashtu edhe në materiale, por më e rëndësishmja shmangia e lagështirës , aq e dëmshme për ndërtesën. Së dyti rigjallërimi i fasadave duke ruajtur elementët tradicional në formë, përmasa dhe materiale. Këto elementë janë dritaret, dyert e jashtme, kornizat e gurit në dritare dhe në cepat e shtëpive, si dhe suvaja. Po me kaq rëndësi janë dhe muret rrethuese dhe dyert e oborreve, pasi janë prezantimi i parë që i bëhet këtyre ndërtesave tradicionale. Një pjesë tjetër e këtij projekti është programi fjetje dhe mëngjes, që konsiston në krijimin e disa bujtinave brenda këtyre shtëpive tradicionale. Më pas grupi projektues harton një manual udhëzues për konservimin e këtyre objekteve të traditës, në mënyrë që në riparimet e mëpasshme që do u bëhen këtyre ndërtesave të konservohen këto elemente arkitektonike që konsiderohen me vlera tradicionale.

Date:
Vendodhja

Dhërmi

Faza

Projekt Zbatim dhe Supervizion

Tags: