Weiss Architecture Studio

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae lorem.

Portfolio

SISTEMIM I SHESHEVE PËRPARA GODINAVE NË QENDRËN E EMERGJENCËS

SISTEMIM I SHESHEVE PËRPARA GODINAVE NË QENDRËN E EMERGJENCËS

Me kërkesë të UNDP është hartuar projekt-zbatimi për “SISTEMIM I SHESHEVE PËRPARA GODINAVE NË QENDRËN E EMERGJENCËS” Sheshet që kërkohen të sistemohen kanë një sipërfaqe rreth 8000 m2. Problemet e sheshit konsistojnë në dy drejtime; së pari kemi problemin e drenazhimit dhe kullimit të ujërave të shiut dhe së dyti kemi probleme të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe furnizimit me energji për godinat. Duke qenë të pozicionuara buzë kodrës, të gjitha ujërat që kullojnë nga faqja e saj, mbysin me lagështi themelet e godinave. Për këtë arsye muret e tyre janë të lagura dhe të mykura. Njëkohësisht pjerrësia e vetë terrenit, si dhe ndërtesat të vendosura në kuota të ndryshme, kanë nevojë për mbrojtje dhe largim të ujërave të shiut, pasi rreth tyre krijohet efekti govatë. Përsa i përket rrjetit furnizues të infrastrukturës së jashtme, kjo qendër, që më parë ka patur funksionin e një reparti ushtarak, nuk e ka kapacitetin e nevojshëm inxhinierik për të pritur familjet rome. Projekti i propozuar i ka trajtuar të gjithë këto problematika duke propozuar zgjidhjet si më poshtë: Ne lidhje me problemin e drenazhimit, eshte operuar me kuneta betoni te hapura. Këto kuneta do të disiplinojnë ujërat që vijnë nga kodra si dhe ujërat e shiut që grumbullohen përreth objekteve , sipas detajeve të dhëna në projekt. Këto kuneta do të shkarkohen në pusetën kryesore, në hyrje të qendrës. Po kështu në projekt janë propozuar lidhje të reja me furnizimin me ujë të pijshëm, energji dhe shkarkimin e ujërave te zeza, në mënyrë që të plotësohet furnizimi me infrastrukturën e nevojshme sipas kapacitetit dhe funksionit aktual të kësaj qendre. Gjithashtu do të riparohen shkallët, bordurat e trotuareve, si dhe do të mbyllen dhe asfaltohen të gjitha kanalet që do të hapen për të kaluar tubacionet.

Date:
Faza

Projekt-Zbatim

Vendodhja

Tirane

Tags: