RECONSTRUCTION AND EXTENSION TO “UNIVERSITY OF DENTAL CLINIC”

Existing building have three floors. But this building does not meet the request for facilities that this clinic requires. For this reason, the direction board of the DENTAL CLINIC UNIVERSITY determined as design task the extension of two floors of the building. Also the project team has done changes in the facade of the object, making it more contemporary. In this facade are integrated in harmony the concrete and glass making possible full lighting of the interior environment.

RIKONSTRUKSION DHE SHTESË NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE”

Objekti ekzistues ngrihet në tre kate. Por kjo godinë nuk i plotëson kërkesat për ambjente që kërkon klinika. Për këtë arsye bordi drejtues i Klinikës Universitare Stomatologjike përcaktoi si detyrë projektimi shtesën prej dy katesh të godinës. Gjithashtu grupi i projektimit ka bërë ndërhyrje dhe në fasadën e objektit, duke e bërë atë më bashkëkohore. Në këtë fasadë ndërthuren bukur elementet e betonit dhe të xhamit duke bërë të mundur ndriçimin e plotë të ambienteve të brendshëm.

REHABILITATION AND EXTENSION OF “FAN S. NOLI” SCHOOL

“Fan S. Noli” school is situated along “Qemal Stafa” street in Tirana. The rehabilitation design for this school was part of a bidding procedure, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. According to the task of design, our project presents the following proposals: • Extension of columns in the north-eastern area with a surface of 106 m2 yard rolling on 3 floors. • Extension of columns on the south- eastern area with a surface of 140 m2 surface rolling on 3 floors. • Extension of the boiler room. The total area of the existing building is 2280 m2. The total area of the proposed extensions of the building is 770 m2. The extensions in the north-east and south-east of the yard have made possible not only the increase of the classrooms, but also the increase of their surfaces becoming more functional. So for example in the north-east of the school is added a recreation hall at the entrance of the school. It is expanded the library on the first floor, which now consists of two rooms, the hall of books and the reading area. It is also added to the second floor, the multifunctional and recreation room where the students can promote their artistic creations. There are two existing laboratories (chemistry and biology) and is added a physical laboratory. 9 classes were added to the southeast. The conditions of the gym have been improved with the addition of restrooms and the changing rooms. The project provides the restoration of electrical and sanitary according to current regulations. The curves of the central volume make the school entrance much more inviting.

RIKONSTRUKSION DHE SHTESË NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “FAN.S.NOLI”

Ky projekt ishte pjesë e një konkursi zhvilluar nga Bashkia Tiranë për rehabilitim dhe shtesa në shkollat e kryeqytetit, ku studio jonë fitoi çmimin e parë. Shkolla “Fan Noli” që ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”. Duke patur parasysh detyrën e projektimit, projekti ynë paraqet këto propozime: • Shtesë kolonash në pjesën veri-lindore të oborrit me sipërfaqe 106 m2 që përsëritet në 3 kate. • Shtesë kolonash në pjesën jug-lindore të oborrit me sipërfaqe 140 m2 që përsëritet në 3 kate. • Shtesë e kaldajës. Sipërfaqja totale e godinës ekzistuese është 2280 m2. Sipërfaqja totale e shtesave të propozuara është 770 m2. Shtesat e godinës në veri-lindje dhe në jug-lindje të oborrit kanë bërë të mundur jo vetëm rritjen e numrit të klasave, por edhe zmadhimin e sipërfaqeve të tyre duke i bërë me funksionale, si dhe shtimin e ambjenteve që i mungonin shkollës. Kështu për shembull në pjesën veri-lindore të shkollës është shtuar holli i rekreacionit i tipit amfiteatër në hyrje të shkollës. Është zgjeruar biblioteka në katin e parë; tashmë ajo përbëhet nga dy ambjente, nga salla e librave dhe e leximit. Gjithashtu është shtuar në katin e dytë salla polifunksionale, si dhe një sallë rekreacioni ku mund të promovohen krijimet artistike të nxënësve. Janë lënë 2 laboratorët që ishin (kimi dhe biologji) dhe gjithashtu është shtuar një laborator fizike. Janë shtuar 9 klasa në pjesën jug-lindore , gjithashtu janë përmirësuar ambjentet e palestrës duke shtuar nyjet sanitare dhe dhomat e zhveshjeve. Është parashikuar të ribëhen instalimet elektrike si dhe ato sanitare sipas normativave të sotme. Forma e lakuar e volumit qëndror në hyrje të shkollës ka patur qëllim ta bëjë më ftuese hyrjen e saj.

REHABILITATION AND EXTENSION OF “KINDERGARDEN NO.36”

The kinder garden is situated along “Asim Vokshi” street, Tirana. Being more than 35 years old, the building was in need for a deep rehabilitation. The design was part of a bidding procedure for the rehabilitation of 6 schools and kinder gardens, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The proposed extension is made at the entrance of the existing kinder garden to enlarge the foyer. We closed the existing balconies and turned them into eating area. The kinder garden has two floors and in each of them there are two groups of children. Each group has the learning, eating and sleeping area, also the bathrooms. The exterior is concerted with a combination of geometric elements in pastel colors. We created rounded windows and squared ones so we would break the monotony of the existing building and make the exterior more attractive for the children.

SHKOLLA 9-VJEÇARE “LIDHJA E PRIZRENIT”

Ky projekt ishte pjesë e proçedurës së tenderit për “Rikonstruksion dhe Shtesë në 6 shkolla dhe kopshte” të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Koncepti ynë arkitektonik bëri të mundur që ne të fitonim çmimin e parë në këtë konkurs.
Duke patur parasysh gjendjen tejet të amortizuar të objektit si dhe sipërfaqen mjaft të vogël në krahasim me kapacitetin e nxënësve në këtë zonë, projekti paraqet këtë propozim:
Ndërtimin e një shkolle të re me një sipërfaqe rreth 2400 m2, e shtrirë kjo në 4 kate dhe një pjesë nëntokë për ambjentet ndihmëse.Shkolla e propozuar është projektuar për 600 nxënës të cilët do të zhvillojnë ciklin 9 vjeçar. Kjo shkollë përmban ambjentet e domosdoshme për zhvillimin e mësimit në kushte bashkëkohore.
Skema funksionale është zgjidhur në mënyrë që të grumbullojë shumicën e ambjenteve të administratës në katin përdhe si dhe në anë të rrugës së Barrikadave. Kjo për të shmangur zhurmat e trafikut në klasa.
Gjithashtu në katin përdhe janë vendosur palestra dhe ambjentet ndihmëse të saj.
Çdo kat është pajisur me nuklin e tij të nyjeve sanitare për nxënësit dhe mësuesit.
Shkolla ka dy shkallë, një qëndrore dhe një sekondare në rast evakuimi.
Në fasadë janë përdorur elementë të lakuar sidomos te blloku i palestrës në mënyrë që të thyhet monotonia e krijuar nga format lineare të bllokut të shkollës, formë kjo e kushtëzuar nga situata urbane.

RIKONSTRUKSION DHE SHTESË I KOPSHTIT NR.36

Kopështi ndodhet përgjatë rrugës “Asim Vokshi “, Tiranë. Duke qenë një objekt më shumë se 35 vjeçar, ai kishte nevojë për një rikonstruksion të plotë. Ky projekt ishte pjesë e proçedurës së tenderit për “Rikonstruksion dhe Shtesë në 6 shkolla dhe kopshte” të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Koncepti ynë arkitektonik bëri të mundur që ne të fitonim çmimin e parë në këtë konkurs. Eshtë propozuar zgjerimi i kopështit në hyrjen ekzistuese të tij me qëllim zgjerimin e hollit kryesor. Duke mbyllur ballkonet ekzistuese mundësuam krijimin e ambjentit të gatimit. Kopshti i fëmijëve zhvillohet në dy kate dhe në secilin prej tyre ka dy grupe me fëmijë. Çdo grup ka ambjentet përkatëse të mësimit, fjetjes gjithashtu dhe nyjet sanitare. Eksterieri është konceptuar si një kombinim i elementeve gjeometrikë me ngjyra të qeta. Krijimi i dritareve ovale dhe rrethore thyen monotoninë e godinës ekzistuese duke bërë fasadat e objektit më atraktive në sytë e fëmijëve.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE APARTMENT

This apartment has an area of 160 m2. Next to the entrance is organized the living room with two corners: the TV corner and another one where is placed the library. Next to the living room is organized the kitchen with the cooking corner and dining. Also in this apartment are organized three bedrooms and two bathrooms. The apartment is designed with a modern style with straight lines and geometric shapes. The colors used are cream and red, creating contrast and accenting some specific elements of the interior.

6 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING

The building is situated along the main street from Durres to Kavaja, on the right side of it. The building is 200 meters away from the seashore, on the second line of the buildings. Being a very accommodating area during the beach season but none the less, the building has mainly the residential character. The ground floor is shared in two different functions, a bar/restaurant in one side and two apartments on the other side. The other floors of the building have 5 small apartments on each floor. Each of those apartments has the living area, kitchen, bathroom and one master bedroom The upper floor of the building is composed by a penthouse with a very beautiful view of the Adriatic Sea.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 6 KATE

Ndërtesa është e vendosur përgjatë rrugës kryesore nga Durrësi në Kavajë, në anën e djathtë të saj. Gjithashtu territori është rreth 200 metra larg bregut të detit, në vijën e dytë të ndërtesave. Duke qenë një zonë shumë akomoduese gjatë sezonit të plazhit ndërtesa ka kryesisht karakter rezidencial. Kati përdhe është i ndarë në dy funksione të ndryshme, në një anë bari dhe restoranti dhe dy apartamente në anën tjetër. Në katet e tjerë të objektit pozicionohen nga 5 apartamente të vogla në secilin kat. Secili prej këtyre apartamenteve ka zonën e ndejtjes, kuzhinën, banjon dhe dhomën matrimoniale. Kati e sipërm i ndërtesës është i përbërë nga një apartament nën çati me një pamje shumë të bukur nga deti Adriatik.