NEW BUILDING FOR “KINDERGARDEN NO.8”

The existing building was in very bad conditions and its surface was very small according to the number of children who live near this area. For this reason it was decided to demolish the existing building and in its place to build a new one. This project was part of a competition conducted by the Municipality of Tirana for rehabilitation and new construction of 13 schools and kindergartens. Our projects were evaluated as best by winning the first prize of this competition. The new building has four groups with on each floor with a capacity of 30 children in each group. So the hole building has 8 groups with a number of 240 preschool children. In the interior of the group are organized the educational activity room, entertainment and gaming room, a dining room, a bedroom and five sanitary boxes. Other facilities are kitchen, laundry, administration, etc. In the facades are stylized elements of the ship and sea waves, in way to make it more attractive to children.

NEW BUILDING FOR “KINDERGARDEN NO.50”

The existing kinder garden is situated near “Ferit Xhajko” street, Tirana. During the last 15 years the building has been unused because it was dangerous to stay inside that. For this reason the task we had to perform was the design for a new kinder garden building for almost 180 kids. The design was part of a bidding procedure for the rehabilitation of 13 schools and kinder gardens, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The proposed building is composed in two storey’s, with three groups of children in the ground floor and four groups on the first floor. Each of the seven groups of 20-25 kids incorporates the accepting area, the daily activities and sleeping area and also the boxes with bathrooms. On the ground floor is composed also the kitchen, laundry and the auxiliary areas for the kinder garden. Ground floor occupy an area of 450 msq, the first floor occupy an area of 480 msq. The exterior of the building is a combination of simple geometric volumes that are combined organically. The exterior is composed with different materials as well, such as plaster stucco, simple stucco and porcelain tiles, with pastel colors.

NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr. 8

Objekti ekzistues ishte tejet i amortizuar dhe me një sipërfaqe të vogël në raport me numrin e fëmijëve të kësaj zone. Për këtë arsye u vendos që godina ekzistuese të shembej dhe në vend të saj të ndërtohej një godinë e re. Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për rikonstruksione dhe ndërtime të reja në 13 objekte arsimore (shkolla dhe kopshte). Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Objekti i ri ka katër grupe me drekë në çdo kat me nga 30 fëmijë në çdo grup. Pra kapaciteti i këtij kopështi do jetë 8 grupe me drekë që ftojnë në total 240 fëmijë të grupmoshave të ndryshme parashkollore. Ambjentet e brendshme të grupit janë salla e aktivitetit mësimor dhe salla e argëtimit dhe lojrave. Gjithashtu në grup ka dhe një dhomë ngrënie, një dhomë fjetjeje dhe pesë bokse sanitare të ndriçuara dhe të ajrosura në mënyrë natyrale. Ambjente të tjera janë kuzhina, lavanderia, administrata, etj. Në fasadë janë stilizuar elementë të anijes dhe valëve të detit, në mënyrë që kopshti të jetë sa më atraktiv për fëmijët.

NEW BUILDING FOR “KINDERGARDEN NO.54”

The existing kinder garden is situated along “Hoxha Tahsin” street; Tirana. Being more than 90 years old, the building was very dangerous for the children’s life. For this reason the task we had to perform, was the design for a new kinder garden building for almost 120 – 150 kids. The design was part of a bidding procedure for the rehabilitation of 13 schools and kinder gardens, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The proposed building is composed in two storey’s, with two groups of children in the ground floor and three groups on the first floor. Each of the five groups of 20-30 kids incorporates the vestibule area, the daily activities and sleeping area and also the bathrooms. On the ground floor is composed also the kitchen, laundry and the auxiliary areas for the kinder garden. Ground floor occupy an area of 315 m2, the first floor occupy an area of 360 m2. The exterior of the building is concerted as a combination of simple geometric volumes but with vivid colors that are loved by kids. Also the exterior is composed with different materials as well, such as plaster stucco, simple stucco and porcelain tiles. A special attention is dedicated to the landscape by creating many playground corners for the children.

NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr.50

Objekti i ri organizohet në dy kate dhe ruan distancat nga kufijte e pronës dhe objektet përreth. Respekton normativat e Ministrisë së Arsimit si përsa i përket koeficentit të shfrytëzimit të territorit ashtu dhe sipërfaqes së ambjenteve të brendshme. Objekti ka 3 grupe me drekë në katin përdhe dhe 4 grupe me drekë në katin e parë. Pra kapaciteti i këtij kopështi do jetë 7 grupe me drekë që ftojnë në total 180 fëmijë të grupmoshave të ndryshme parashkollore. Secili grup ka një dhomë pranimi në hyrje, ku fëmijët kontrollohen nga një person i specializuar për ndonjë sëmundje infektive që mund të dëmtojë fëmijët e tjerë. Ndërsa fëmijët e shëndetshëm vazhdojnë më tej në ambjentet e brendshme të grupit që janë salla e aktivitetit mësimor dhe salla e argëtimit dhe lojrave. Gjithashtu në grup ka dhe pesë bokse sanitare të ndriçuara dhe të ajrosura si dhe një dhomë fjetjeje. Gjithashtu në kopësht është parashikuar dhe dhoma e drejtorit me elementet përbërës të saj. Shtrimi i dyshemesë do jetë pjesërisht me parket dhe pjesërisht me pllaka. Format dhe ngjyrat e përdorura në fasade kanë për qëllim ta bëjnë këtë kopësht më atraktiv për miqtë e tij të vegjël.

NDËRTESË E RE PËR KOPSHTIN Nr. 54

Kopshti ekzistues ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsin” në Tiranë. Ndërtesa duke qenë më tepër se 90 vjeçare përbën një rrezik nga ana konstruktive për jetën e fëmijëve. Për këtë arsye detyra jonë si projektues ishte të projektonim një ndërtesë kopshti me kapacitet 120-150 fëmijë. Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për rikonstruksione dhe ndërtime të reja në 13 objekte arsimore (shkolla dhe kopshte). Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Objekti i ri ngrihet në dy kate dhe ka dy grupe me drekë në katin përdhe dhe tre grupe me drekë në katin e parë. Secili grup do të ketë 20-30 fëmijë dhe përmban paradhomën, sallën e aktivitetit mësimor dhe sallën e argëtimit dhe lojrave. Në katin përdhe ndodhet gjithashtu kuzhina, lavanderia si dhe ambjente të tjera shërbimi. Sipërfaqja e katit përdhe është 315 m2, ndërsa sipërfaqja e katit të parë është 360 m2. Nga ana volumore objekti është konceptuar si një kombinim i formave gjeometrike, por duke përdorur ngjyrat e theksuara për të tërhequr më shumë fëmijët e kësaj moshe. Materialet e përdorura në fasadë janë veshja me pllaka dhe suvaja plastike. Po kështu është bërë një kujdes i veçantë në projektimin e hapësirave përreth kopshtit, ku janë parashikuar kënde të ndryshme lojërash për fëmijët.

AMUSEMENT PARK IN BURREL

This is a rehabilitation design of the existing park in Burrel. The existing park is in bad conditions, and Albanian Development Fund, took the initiative to design and rehabilitate this park. The design provides different playgrounds, recreation corner for elderly and sport area as well.

PARK ARGËTIMI DHE LOJRASH NË BURREL

Ky është një projekt rehabilitimi i parkut ekzistues në qytetin e Burrelit. Meqë parku ekzistues ndodhej në një gjendje tejet të amortizuar, me iniciativë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit u ndërmor ky projekt për rehabilitimin e tij. Në projekt propozohen kënde lojrash për fëmijë të grupmoshave nga 0-12 vjeç, kënd shplodhje dhe lojërash tavoline për moshën e tretë, si dhe një kënd sportiv.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 9 KATE ME 1 KATE PARKIM NËNTOKËSOR

Zona në studim shtrihet përgjatë rrugës “Shtraus”. Ka një sipërfaqe prej 10670 m2. Studimi i propozuar përmban objekte me destinacion banimi dhe shërbimesh. Sipërfaqja e përgjithshme e objekteve në bazë është rreth 5280 m2. Janë ruajtur rrugët e propozuara në studimin e vitit 1996. Objektet ngrihen në 2, 5, 8 dhe 9 kate, këto janë të vazhduara dhe ndërpriten nga nënkalime të tipit galeri. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është rreth 39 000 m2. Gjelbërimi është menduar të jetë i pranishëm përgjatë gjithë rrugëve. Në pjesën perëndimore do të jetë një lulishte që do u shërbejë banorëve

8 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING

The building is proposed along the Durres-Plepa street. The building site has an area of 1073 m2. The building rises to 2, 6 and a loft above ground floors and an underground parking floor. The entrance to the commercial area is situated from the north side. While access to the residence floors is situated on the western side of the building. Entrance to parking is also situated on the western side of the building. Residential floors are designed with six apartments on the floor.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 8 KATE ME NJË KAT PARKIM NËNTOKËSOR

Godina propozohet përgjatë rrugës Durrës-Plepa. Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 1073 m2. Gabaritet e objektit janë 24 m x 30 m. Objekti ngrihet në 2, 6 dhe 1 kat papafingo mbi tokë si dhe me një kat parkimi nëntokësor. Hyrja për në dy katet e para që janë menduar si një qendër tregtare me komunikim të brendshëm, bëhet nga ana veriore, pra nga rruga kryesore. Ndërsa hyrja në 6 katet e tjera që janë menduar me funksion banimi është menduar në anën perëndimore të objektit. Hyrja në parkim gjithashtu është menduar nga ana perëndimore. Katet e banimit janë konceptuar me 6 apartamente në kat.

SHOW ROOM FOR WALL PAINT COLORS

The building is situated along the highway from Tirana to Durres, on the right side of the road, 6 km from Tirana. The front part of the building is show room for wall paint colors, and the back part of the building is a warehouse. The entrance on the ground floor is left as an open space so it will be easy for the exhibition of different materials. On the right side of the space there are the stairs which lead to the first and second floor. Behind the stairs there is the administration area. The first floor is an open space too. The area of the ground and first floor is 530 m2 each. The area of the second floor is 210 m2, and has a different function. Because the building has mostly an industrial function, we decided to bring in the facade modern and technological elements. For this reason the facade is a combination of rounded walls with aluminum curtain walls and structural glazed windows. The vivid colors used in the facade promote better the wall paint colors exposed inside the showroom.

EKSPOZITË DHE MAGAZINË 3 KATE NË VORË

Ndërtesa është e vendosur përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, në të djathtë të rrugës për në Vorë, 6 km nga Tirana. Në pjesën ballore të ndërtesës është pozicionuar salla ekspozicionit të bojrave ndërsa në pjesën e pasme të ndërtesës është magazina. Hyrja në katin përdhe është lënë me një hapësirë në qendër dhe në këtë mënyrë krijon mundësinë e ekspozimit të materialeve të ndryshme. Në anën e djathtë të hapësirës janë shkallët të cilat çojnë në katin e parë dhe të dytë. Pas shkallëve është pozicionuar zona administatës. Kati i parë zhvillohet gjithashtu me një hapësirë në qendër. Ambientet e katit të parë shtrihen në një sipërfaqe prej 530 m² secili. Ambjentet e katit të dytë shtrihen në një sipërfaqe prej 210 m², duke patur funksion të ndryshëm gjithashtu. Duke patur një karakter dhe funksion industrial fasada e ndërtesës është veshur me elementë modernë dhe teknologjikë. Për këtë arsye, fasada është një kombinim i harmonishëm midis xhamit struktural dhe veshjes me alumin. Ngjyrat e përdorura në fasadë i japin vitalitet ndërtesës duke kombinuar edhe me llojin e biznesit që do të zhvillohet në këtë ndërtesë.

HOTEL AND RESTAURANT IN VAQARR

The proposed building is located in Vaqarr, a village near Tirana. The property surface is 2495 m2, the building area is 1000 m2. At the ground floor is situated the reception, the bar and the restaurant. The rooms lie on three upper floors of the facility. These floors are designed with 7 rooms on the floor for a total of 21 rooms in the entire hotel. In the underground floor is made possible the establishment of the restaurant kitchen, and other auxiliary facilities of the building. The object is exposed by road from south-west facade. For this reason the facade is conceived as the axis of the object and also the balconies of this facade are designed to give the impression of a screen. The main facade is covered with grey tiles while other volumes are designed with plaster stucco. The colors used on the facade are red, gray and white. This combination of colors makes this building modern and attractive. The project intends to reach a formulated urban and architectural situation in this area.

HOTEL DHE RESTORANT NË VAQARR

Godina propozohet në fshatin Vaqarr të rrethit Tiranë. Sipërfaqja e parcelës është 2495 m2. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 1000 m2. Në katin përdhe janë organizuar ambjentet e recepsionit, barit dhe restorantit. Dhomat shtrihen në tre katet e sipërme të objektit. Këto kate janë konceptuar me 7 dhoma në kat që bëjnë një total prej 21 dhomash në të gjithë hotelin. Në katin nëntokë është krijuar mundësia e vendosjes së kuzhinës së restorantit, si dhe e ambjenteve të tjera ndihmëse të godinës. Objekti ka të ekspozuar nga rruga fasadën nga jug-perëndimi. Për këtë arsye kjo fasadë është konceptuar si aksi i objektit dhe gjithashtu ballkonet e kësaj fasade janë trajtuar në mënyrë të tillë që të japin përshtypjen e një ekrani. Gjithashtu momenti i hyrjes është trajtuar në mënyrë të tillë që t’i japë peshë hyrjes në restorant. Fasada kryesore është trajtuar me veshje me pllaka, ndërsa volumet e tjera janë trajtuar me suva plastike. Ngjyrat e përdorura në fasada janë e kuqe, gri dhe e bardhë. Ky kombinim ngjyrash e bën objektin modern dhe atraktiv. Projekti pretendon të arrijë një situatë të formuluar urbane dhe arkitektonike në këtë zonë.

RESIDENTIAL BUILDING IN PETRELA

This building is situated in the Petrela village. The inclined territory offers a great panorama. The building has 3 floors. The main entrance is situated at the ground floor where are organized the sitting-room, the kitchen, the dinning-room, the toilet, the laundry and the furnace room. The staircase situated in the hall brings in the first floor where are organized the bedrooms. There is another staircase in the hall that brings in the basement where is situated the chimney room with a great panoramic north view. The building has organic shapes in order to be fused with the landscape.

5 FLOORS RESIDENTIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING FLOOR

The main data of the project are as follows: – Area of the territory is 900 meter square. – Area of the constructed shape is 600 meter square. – The multiplier of the land occupation is 66 %. – The total area of the construction is 3600 meter square. The proposed building is situated in a government residential area along the seashore. The building has two staircases with 2 comfort apartments on each floor. The living room on each apartment has a big terrace in front of it with a wonderful waterscape. The building has an underground parking floor with a parking place for each apartment. The finishing used in the facades are the terracotta tiles and the plastic stucco.

GODINË BANIMI 3 KATE NË PETRELË

Objekti ndodhet në zonën e Petrelës, pranë fshatit të vjetër. Ndodhet në një parcelë private prej 10000 m2 që do zhvillohet në të ardhmen në një zonë banimi me ndërtesa të tipit vilë. Edhe objekti në fjalë është i tipit vilë me 3 kate me destinacion banim. Terreni është mjaft i thyer dhe panorama që ofrohet e pazëvendësueshme. Për këtë arsye vila është përshtatur me izoipset e terrenit. Objekti zhvillohet në tre kate. Hyrja bëhet në katin përdhe ku ndodhen ambjentet e ditës: dhoma e ndejtjes me oxhak, gatimi, ngrenia, depo, tualet, lavanderi dhe ambjentet e kaldajës. Nëpërmjet një shkalle që ndodhet në holl mund të arrish në katin e sipërm ku ndodhen tre dhoma matrimoniale me tualetet përkatëse. Ndërsa me një shkallë të dytë që ndodhet po në hollin e hyrjes mund të zbritet poshtë në dhomën e oxhakut gjysma e së cilës është e futur në tokë dhe pjesa tjetër sheh nga pamja panoramike që ofrohet në pjesën veriore të vilës. Nga ana volumore është trajtuar me një stil organik në mënyrë që të respektojë ambjentin përreth dhe të shkrihet me terrenin dhe bimësinë e zonës

RESIDENTIAL BUILDING NEAR SHKODRA

The house is situated at the northern part of Albania, near the hydro central Vau i Dejes, near Shkodra city. The area around the building is 3000 m2, and has a panoramic view over the artificial lake. The house is approximately 100 m2 for each floor. On the ground floor are organized the daily functions such as the living area, the chimney area, kitchen, dining room, bathroom and also a guest room. The living areas face the view of the lake. On the first floor are situated two master bedrooms, one single room and one big bathroom. The staircase extends even on the terrace for making the terrace a very interesting place to enjoy the panorama. The plan of the house has a dynamic shape. This dynamic shape is reflected in the exterior of the house as well. The exterior is composed by simple geometric volumes that interact together, giving a sense of movement in the facade.

GODINË BANIMI 5 KATE ME 1 KAT PARKIM NËNTOKËSOR

Godina propozohet në zonën pranë rezidencës qeveritare në lagjen 13, plazh Durrës. Sipërfaqja e parcelës është 900 m². Sipërfaqja e ndërtimit në plan është 600 m2. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 3600 m2. Parcela shtrihet në një zonë të qetë dhe kjo gjë është reflektuar dhe në projektim. Objekti ka dy shkallë me nga dy apartamente komode në secilin kat. Dhoma e ndejtjes në secilin apartament ka një tarracë të madhe me pamje nga deti. Banesa ka një parkim nëntokësor ku është rezervuar një vend parkimi për secilin apartament. Materialet e përdorura në fasadë janë tulla dekorative dhe suva plastike.

GODINË BANIMI 2 KATE NË VAUN E DEJËS

Godina propozohet në Vaun e Dejës pranë liqenit me të njëjtin emër. Sipërfaqja e parcelës është 3000 m2. Parcela shtrihet në një zonë të qetë me një peizazh piktoresk, i rrethuar me një gjelbërim të bollshëm dhe kjo gjë është reflektuar dhe në projektim. Objekti ka dimensione 11 m x 9.7 m dhe hyrja është orientuar nga lindja. Ambjentet e ndejtjes dhe të dhomave janë orientuar nga diga e hidrocentralit për shkak të panoramës. Objekti ngrihet 2 kate mbi tokë me një sipërfaqe të përgjithshme 200 m2. Në eksterierin e vilës janë përdorur forma të thjeshta gjeometrike, në mënyrë që ndërtesa të shkrihet me natyrën e qetë përreth.