CONSTRUCTION OF THE 9 YEARS SCHOOL “KONGRESI I MANASTIRIT”

The design was part of a bidding procedure for the construction of 3 schools, organized by the Municipality of Tirana and financed by European Council. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The proposed territory is in the “3 Dëshmorët” street, in Tirana. This school has a capacity of 900 students with a total surface of 4210 meter square. The main entrance of the school is situated in the eastern part of the territory. The classes are placed in the north-east and south-west direction. The school is organized in three floors, but only the multifunctional hall extends in the fourth floor. The three floors are separated in two corpuses, the laboratories corpus and the other corpus is composed by normal classes, administration offices and other facilities areas. The school has a main stair and a secondary one, in case of emergency. The central corpus that connects two longitudinal corpuses establishes a floor above with the multifunctional hall, highlighting the main entrance of the school. The proposed design project utilizes in the best way the school territory, leaving comfortable space for recreation activities of the students.

SHKOLLA 9-VJEÇARE “KONGRESI I MANASTIRIT”

Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e 3 shkollave të reja, financuar nga Këshilli i Evropës. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Territori i propozuar ndodhet në rrugën “3 Dëshmorët”, në Tiranë. Kjo shkollë ka një kapacitet prej 900 studentë me një sipërfaqe totale prej 4210 metër katror. Hyrja kryesore e shkollës ndodhet në pjesën lindore të territorit. Klasat janë të vendosura në drejtimin veri-lindje dhe jug-perëndim. Shkolla është e organizuar në tre kate, dhe vetëm salla shumëfunksionale ngrihet në katin e katërt. Të tre katet janë të ndara në dy blloqe, blloku i laboratorëve dhe blloku tjetër që është i përbërë nga klasa normale, zyrat e administratës dhe ambjente të tjera ndihmëse. Shkolla ka një shkallë kryesore dhe një emergjence. Në fasadë korpusi qendror që lidh dy korpuset gjatësore ngrihet një kat më lart me sallën shumëfunksionale, duke theksuar hyrjen kryesore në objekt. Projekti i propozuar përdor në mënyrën më të mirë të territorit shkollës, duke lënë hapësirë të bollshme për aktivitetet rekreative të nxënësve.

CONSTRUCTION OF THE 9 YEARS SCHOOL, “SKENDER ÇAÇI”

The existing building was in very bad conditions and it was too small for the afflux of the students that learn there. The school had no heat, no good insulation, single glass windows, small number of bathrooms, no recreation areas, no library and no multifunctional hall. For all these reasons we had the task to present a new nine year school building of 980 students. The total area of the construction is 3’360 meter square. The design was part of a bidding procedure for the construction of 3 schools, organized by the Municipality of Tirana and financed by European Council. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The school is organized in three stores. The main entrance of the school is situated in the west part of the territory. The classrooms are faced in the east and south-west directions. It is conceived in a way that everyday classes, laboratories are established in the east, south and west exposure and the existing gym is placed in the north direction. The ground floor consists of: 7 standard classrooms, 2 laboratories, administration office, toiletries, the gymnasium and its facility areas. The other floors are organized by standard classrooms, laboratories, administration office, school library, multifunctional hall, internet access area and toiletries. The school has two main stairs cases and a third emergency stair case of metal construction. The exterior of the school has an interesting combination of volumes, colors and materials such as tiles covering and plaster stucco. The exterior of the school has an interesting combination of volumes, colors and materials such as tiles covering and plaster. Because of the vivid temper of the children , we propose that the colors of the facades should be powerful and expressive, which reflects very well their way of being

CONSTRUCTION OF THE 9 YEARS SCHOOL “MISTO MAME”

The existing building is in very bad conditions and it is too small for the afflux of the students that learn there. The school has no heat, no good insulation, single glass windows, small number of bathrooms, no recreation areas, no library and no multifunctional hall. For all these reasons we had the task to present a new 9 year school building of 1000 students. The total area of the construction is 3217 meter square. The design was part of a bidding procedure for the construction of 3 schools, organized by the Municipality of Tirana and financed by European Council. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The main entrance of the school is placed in the north-east part of the territory. The classrooms are faced in the south-west, north-west and south-east directions. The school is organized in four floors. It is conceived in a way that everyday classes are established in the south-west exposure. The laboratories are located in the north-west, north-easterly directions. The ground floor consists of: 4 standard classrooms, 2 laboratories, administration office, toiletries, the gymnasium and its facilities. The other floors are organized by standard classrooms, laboratories, administration office, school library, internet access area and toiletries. At the third floor there is the multifunctional hall. The school has two main stairs cases and a third emergency stair case of metal construction. The exterior of the school has an interesting combination of volumes, colors and materials such as tiles covering and plaster. Because of the vivid temper of the children , we propose that the colors of the facades should be powerful and expressive, which reflects very well their way of being.

SHKOLLA 9-VJEÇARE “SKËNDER ÇAÇI”

Ndërtesa ekzistuese është në kushte jo të pështatshme me një hapsirë minimale e cila nuk mbulon fluksin e nxënësve që mësojnë aty. Shkolla nuk ka ngrohje qendrore, nuk ka izolim të mirë, dritaret janë me termoizolim të keq, ka një numër të vogël nyjesh sanitare, mungojnë zonat rekreative, nuk ka bibliotekë dhe nuk ka sallë shumëfunksionale. Për të gjitha këto arsye ne kishim për detyrë të prezantonim projektin për ndërtimin e një shkolle të re nëntë vjeçare me rreth 980 nxënës. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 3’360 metër katror. Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e 3 shkollave të reja, financuar nga Këshilli i Evropës. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Shkolla është e organizuar në tre kate. Hyrja kryesore e shkollës ndodhet në pjesën perëndimore të territorit. Klasat janë orientuar në drejtimet lindje dhe jug-perëndim. Shkolla është konceptuar që klasat të orientohen nnga jug-lindja, laboratorët nga perëndimi ndërsa palestra është vendosur në veri. Kati përdhe përbëhet nga: 7 klasa standarte, 2 laboratorë, zyrat e administratës, nyjet sanitare, palestra dhe ambjentet a saj ndihmëse. Katet e tjera përbëhen nga klasa standarte, laboratore, zyrat e administratës, biblioteka e shkollës, salla shumëfunksionale, zonë interneti dhe nyjet sanitare. Eksterieri i jashtëm i shkollës ka një kombinim interesant vëllimesh, ngjyrash dhe materialesh të tilla si pllaka që vesh objektin, guralecë dhe suva. Fasadat e objektit kanë një kombinim interesant volumesh, ngjyrash dhe materialesh. Për shkak gjallërisë që karakterizon fëmijët e kësaj moshe, ne propozojmë që ngjyrat e fasadave duhet të jenë të fuqishme dhe shprehëse, duke pasqyruar më mirë temperamentin e tyre.

SHKOLLA 9-VJEÇARE “MISTO MAME”

Ndërtesa ekzistuese është në kushte shumë të këqija dhe ka një sipërfaqe shumë të vogël për fluksin e nxënësve që mësojnë aty. Shkolla nuk ka ngrohje qendrore, nuk ka izolim të mirë, dritaret janë me termoizolim të keq, ka një numër të vogël nyjesh sanitare, mungojnë zonat rekreative, nuk ka bibliotekë dhe nuk ka sallë shumëfunksionale. Për të gjitha këto arsye ne kishim për detyrë të propozonim një shkollë të re me kapacitet 1000 nxënës. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit shkon 3217 metër katror. Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e 3 shkollave të reja, financuar nga Këshilli i Evropës. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Hyrja kryesore e shkollës është vendosur në pjesën veri-lindore të territorit. Klasat janë të orientuara nga jug-perëndimi, veri-perëndimi dhe jug-lindja. Shkolla është e organizuar në katër kate. Ajo është konceptuar në një mënyrë që klasat që përdoren gjatë gjithë kohës të kenë orientimin jug-perëndim. Laboratorët janë të vendosur në veri-perëndim dhe veri-lindje. Kati përdhe përbëhet nga: 4 klasa standarde, 2 laboratorë, zyrat e administratës, nyjet sanitare, palestra dhe ambjentet ndihmëse të saj. Katet e tjera përbëhen nga klasa standarde, laboratore, zyrat e administratës, biblioteka e shkollës, zonë interneti dhe nyjet sanitare. Në katin e tretë ndodhet salla shumëfunksionale. Shkolla ka dy shkallë kryesore dhe një shkallë emergjence me konstruksion metalik. Fasadat e objektit kanë një kombinim interesant volumesh, ngjyrash dhe materialesh. Për shkak gjallërisë që karakterizon fëmijët e kësaj moshe, ne propozojmë që ngjyrat e fasadave duhet të jenë të fuqishme dhe shprehëse, duke pasqyruar më mirë temperamentin e tyre.

INTERIOR DESIGN OF THE APARTMENT

The apartment has an area of 140 m2. In this area are organized a living room, a kitchen, a dining facility, two bathroom, and three bedrooms. Besides organizing the rooms of the apartment a very detailed work has been done regarding the finishes. The floor is covered with wood flooring, and ceilings are treated with gypsum cardboard. A very detailed work is done with hidden lights. Furniture is designed with minimal style of simple and linear forms. The colors used are mainly purple and her shades.

ARREDIM APARTAMENTI PËRBALLË VILËS GOLD

Apartamenti ka një sipërfaqe prej 140 m2. Në këtë sipërfaqe janë organizuar një ambjent ndejtje dhe pritje, një kuzhinë gatimi, një ambjent ngrënie, dy nyje sanitare, dhe tre dhoma fjejte. Përveç organizimit të kthinave të apartamentit një punë mjaft e detajuar është bërë përsa i perket detajeve dhe rifiniturave. Dyshemeja është shtruar me parket druri, ndërsa tavanet janë trajtuar me karton gips. Një punë mjaft e detajuar është bërë me ndriçimin duke luajtur me ndriçimin e fshehtë nëpërmjet thyerjeve të karton gipsit. Mobiljet jane projektuar sipas stilit minimal me forma te thjeshta dhe lineare. Ngjyrat e përdorura jane kryesisht lejlaja dhe tonalitetet e saj.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE APARTMENT

The apartment has an area of 150 m2. The living room, the kitchen and dining are organized in the same area. There are also three bedrooms and two bathrooms in the apartment. The living room has a wonderful panorama, where from a very large window you can see Tirana. Special attention was made about the orientation of the living area to the landscape. The kitchen is divided from the living room by a counter built with gypsum cardboard. The element used in the counter design is also repeated in other parts of the interior. We can mention here the two overlapping blocks of gypsum cardboard. These blocks are detached from the wall and highlighted with a hidden light. This type of lighting is used extensively in the interior. Also spots are used mostly and fixed in that part of the ceiling which is treated with gypsum cardboard, while over the dining table and over the counter are used the hanging lights.

ARREDIM APARTAMENTI NË KODRËN E DIELLIT

Ambjenti ka një sipërfaqe prej 150 m2. Në të janë organizuar një ambjent i përbashkët për gatimin, ngrënien dhe ndejtjen, tre dhoma fjetje dhe dy nyje sanitare. Ambjenti i ditës ka një panoramë të mrekullueshme ku nga një vetratë mjaft e madhe shihet Tirana. Prandaj në konceptimin e interierit është bërë kujdes që këndi i ndejtjes të orientohet nga kjo panoramë. Ambjenti i gatimit ndahet me atë të ndejtjes me anë të një banaku të ndërtuar me karton gips. Banaku është trajtuar me një motiv i cili përsëritet dhe në pjesë të tjera të interierit. Përmendim këtu veshjen që i është bërë murit me dy blloqe karton gips të mbivendosura dhe njëkohësisht të shkëputura nga muri. Këto blloqe theksohen me anë të një ndriçimi të fshehur në sfond. Ky lloj ndriçimi është përdorur gjerësisht në interier. Gjithashtu janë përdorur dhe spotet të cilat janë montuar në atë pjesë tavani që është trajtuar me karton gips, ndërsa mbi tavolinën e ngrënies dhe mbi banak janë përdorur ndriçues të varur.

8 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING

The building is situated near Golem beach. The surface area is 750 m². Building area on the ground floor is 490 m². The total construction area is 5115 m2. This is already established as an area of residential buildings, a fact which leads to the further development of the area as well as better exploitation of nature Coast. Volumes of the object combined with each other harmoniously. The building has a commercial floor situated on the ground floor and a parking situated on the underground floor. The building has also 7 floor apartments. These floors are formulated with 4 apartments 2 +1 in western orientation, 2 apartments 1 +1 in orientation north, south and east. The elevation is conceived and painted in pastel colors, in way to reflect the elements of the nature.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 8 KATE

Godina propozohet pranë plazhit të Golemit. Sipërfaqja e parcelës është 750 m². Sipërfaqja e ndërtimit në katin përdhe është 490 m2. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 5115 m². Kjo zonë është formuar tashmë si një zonë me godina banimi, fakt i cili çon në zhvillimin e mëtejshëm të zonës si dhe në shfrytëzimin sa më të mirë të natyrës bregdetare. Objekti duke qenë i vendosur pranë bregut të detit, është konceptuar në një frymë të lehtë dhe delikate. Për të qendruar brenda këtij koncepti ballkonet e objektit janë kombinuar me kangjella për të qenë më transparent.Volumet e objektit ndërthuren me njëri tjetrin në mënyrë harmonike. Objekti ka 1 kat dyqane dhe 1 kat bodrum. Mbi dyqanet ngrihen 7 kate me apartamente. Këto kate janë formuluar me 4 apartamente 2+1 në orientimin perëndimor, 2 apartamente 1+1 në orientimet veri, jug dhe lindje. Mbi katin tip të banesës, ngrihet një papafingo me 2 apartamente 3+1. Këto apartamente kanë komoditetin e një vile. Fasada është konceptuar e lyer me ngjyra pastel, të cilat reflektojnë natyrën përreth.

6 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING

The proposed building is situated along “Dhimiter Kamarda” street. The main data of the project are as follows: – Area of the territory is 1183 meter square. – Area of the constructed shape is 591.5 meter square. – The multiplier of the land occupation is 50 %. – The total area of the construction is 5400 meter square. The building has two different functions. On the ground floor is situated the commercial area. The other floors have residential function. It has also two underground parking floors. The finishing used in the facades are the terracotta tile and plastic beige stucco. The balcony parapets are made of glass and steel.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 6 KATE ME 2 KATE PARKIM NËNTOKËSOR

Objekti ndodhet pranë rrugës “Dhimitër Kamarda”. Ai ka një sipërfaqe prone rreth 1183 m² dhe sipërfaqe në bazë 591.5 m². Koeficienti i shfrytëzimit të territorit është rreth 50 %. Objekti ngrihet 1 kat mbi tokë me funksion shërbimi, 5 kate mbi të me funksion banimi dhe 2 kate nën tokë me funksion parkimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është 5400 m². Secila shkallë banese në 3 katet e para të banimit ka 4 apartamente në kat, ndërsa në 2 katet e tjera ka 2 dhe 3 apartamente në kat. Këto apartamente janë 1+1, 2+1 dhe 3+1. Ambjenti i gatimit, ngrënies dhe ndejtjes është organizuar në një hapsirë. Eshtë bërë kujdes që nyjet sanitare dhe shkallët të kenë ndriçim natyral. Fasada e objektit është trajtuar me veshje me tulla dekorative dhe me suva plastike. Parapetet e ballkoneve janë menduar të jenë me xham.

8 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING STORE

The main data of the project are as follows: – Area of the territory is 3’880 meter square. – Area of the constructed shape is 2’305 meter square. – The multiplier of the land occupation is 60 %. – The total area of the construction is 17’680 meter square. The proposal object is situated in Lezha, a city in north Albania. The building has two different functions. On the first two floors is situated the commercial area. The other floors have a residential function. There is also an underground parking floor. Lezha is a windy city and that’s why we use the parabolic forms in all the building and the inclined splitting along the parapets of balconies. The finishing used in the facades are the aluminum tiles and the plastic stucco.

BANIMI DHE SHËRBIMESH 8 KATE ME 1 KAT PARKIM NËNTOKËSOR

Parcela e propozuar për zhvillim shtrihet përgjatë rrugës automobilistike për në Milot, me saktësisht në lagjen “Gurra” e cila po formohet tashmë si një aks i rëndësishëm shërbimesh dhe banimi të qytetit të Lezhës. Sipërfaqja totale e ndërtimit 17’680 m². Godina është konceptuar me dy kate shërbimi dhe me 6 kate banimi të cilat kanë 3 shkallë të veçanta me hyrje nga ana jugore e objektit. Ana veriore e godinës përbën fasadën kryesore të objektit duke qenë në rrugën automobilistike. Nga ana arkitektonike fasadat janë konceptuar me lëvizje volumesh dhe materialesh. Ballkonet kanë forma të valëzuara, gjë që bën të mundur thyerjen e monotonisë për shkak të gjatësisë së objektit. Në këtë mënyrë ballkonet nga ana vizive të japin iluzionin e valëvitjes nga era. Ata janë kombinuar pjesërisht me kangjella metalike të cilat zhvendosen në vertikalitet. Dy katet e para janë menduar të vishen me alukobond të kombinuar me suva plastike. Kati përdhe ka një modul të pastër çarjesh ndërsa kati i parë me formën e tij organike i jep godinës një pamje më estetike. Objekti, përgjatë gjithë shtrirjes së tij ka katër nyje shkallësh banimi. Këto nyje janë organizuar me 4, 5 dhe 6 apartamente në kat. Kemi menduar të propozojmë tipe të ndryshme apartamentesh si 2+1 dhe 1+1 por me mundësinë për t’u kombinuar dhe në apartamente 3+1 sipas kërkesës së blerësve. Kati nëntokë do të ketë funksion parkimi dhe ambjente të tjera ndihmëse. Hyrja për në parkim mundësohet nga fasada e pasme.

BUSINESS CENTER

The building is located at “Mihal Grameno” street. Total area of property is 315 m2 and the ground floor surface is 180 m2. The building has five floors of offices and one underground parking floor. Total surface of the building is 1205 m2. The main entrance is situated from the south part and next to it the parking entrance. At the center of the main entrance hall are situated the stairs in U shape with a panoramic elevator in the middle. Around the stairs is the corridor that brings to the offices. The materials used in the facades are the structural glass and aluminum tiles.

QENDËR BIZNESI

Objekti ndodhet pranë rrugës “Mihal Grameno”. Ai ka një sipërfaqe prone rreth 315 m2 dhe sipërfaqe në bazë 180 m2. Objekti ngrihet 5 kate mbi tokë me funksion zyra dhe 1 kat nën tokë me funksion parkimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është 1205 m2. Hyrja në objekt është menduar nga ana jugore e tij, po kështu dhe hyrja në parkim. Në pjesën e hyrjes është organizur një holl në qendër të të cilit ndodhet shkalla në forme u-je me një ashensor panoramik në mes. Përreth shkallës kalon një korridor i gjerë që bën shpërndarjen nëpër zyra. Fasada e objektit është trajtuar me materiale si alukobondi dhe xhami struktural. Këto materiale zhvillohen në vertikalitet dhe theksojnë funksionin e brendshëm të objektit.

BUSINESS CENTER IN SHENGJIN

In the entrance of Lezha there is a touristic city called Shengjin. The great forests along the sea shore make this city very appreciated by a large number of visitors who spend their holidays every year in this peaceful small city. The building is only 150 m from the sea shore and it has a great panoramic view of the sea, especially from the upper floors. The building has different functions. On the ground and first floor is situated the commercial area. On the second floor there is the restaurant. On the third floor are organized the main offices of “Molla” company. On the fourth floor there is the terrace bar with a great view from the sea. The inclined parabolic volume of the staircase accent the movement. The transparent glass used to cover it aloud to see the stairs and people moving up and down. There is a panoramic elevator for the customers of the terrace bar on the top of the building. From the transparent block of the stairs and elevator you can enjoy the opposite face of Shengjin, the rock brushy mountain.

QENDËR BIZNESI NË SHËNGJIN

Në hyrje të Lezhës pozicionohet qyteti turistik i Shëngjinit. Bukuria e natyrës përgjatë vijës së bregdetit sjell çdo vit një numër të madh vizitorësh në Shëngjin.Ndërtesa është vetëm 150 m larg vijës bregdetare dhe ofron një pamje mbreslënëse të detit. Objekti ka funksioneve të ndryshme. Në katin përdhe dhe të parë është vendosur zona tregtare. Në katin e dytë ndodhet restoranti. Në katin e tretë janë organizuar zyrat e kompanisë “Molla”. Në katin e katërt ndodhet bari i cili ofron një pamje të mbreslënëse nga deti. Volumi i pjerrët parabolik e thekson lëvizjen duke e vënë dhe më në pah. Xhami transparent që është përdorur për mbulimin e shkallëve lejon shikueshmëri të shkallës dhe njerëzve në lëvizje. Ashensori paronamik në majë të ndërtesës u ofron klientëve një pamje mbreslënëse të natyrës që ofron Shëngjini. Nëpërmjet bllokut transparent të shkallëve dhe ashensorit mund të admirojmë fytyrën e kundërt të Shëngjinit, malet e thepisur.

ADAPTATION OF THE FORMER BUILDING OF TIRANA AIRPORT INTO THE HEAD OFFICES FOR T.A.P

The building is situated in between the existing VIP area and the new Rinas Terminal. The architectural design meets the requirements made by the Tirana Airport Partners, to adapt the existing airport areas in offices for the TAP in the future. Considering its location in the vicinity next to the New Passenger Terminal our proposal does not change too much the modern materials used in the existing elevations. In the extended areas we include materials, finishes and colors similar to the existing one. The design proposes even the interior design for these new offices. Main data of the project: – The existing area to be rehabilitated is 3455 m2. – The new construction extension is 50 m2 (The offices on the first floor).

RIKONSTRUKSION I ISH AEROPORTIT RINAS DHE ADAPTIM NË ZYRAT QENDRORE TË T.A.P.

Ndërtesa është vendosur në mes të zonës ekzistuese të VIP dhe Terminalit të ri të Rinasit. Projekti arkitektonik i plotëson kërkesat e bëra nga Partnerët e Aeroportit të Tiranës, për të përshtatur në zonat ekzistuese të aeroportit zyrat për TAP në të ardhmen. Duke marrë parasysh vendndodhjen e saj në afërsi të Terminalit të pasagjerëve propozimi ynë nuk do të ndryshojë shumë materialet moderne të përdorura në fasadat e ndërtesës ekzistuese. Në zonat e trajtuara ne përfshijmë materiale dhe ngjyra të ngjashme me ato ekzistuese. Projekti propozon edhe trajtimin e brendshëm për këto zyra të reja. Të dhënat kryesore të projektit: – zona ekzistuese e rikonstruktuar është 3455 m². – sipërfaqe të reja ndërtimi 50 m² (zyrat në katin e parë).

GAS STATION

The proposed object is located along the Tirana Airport highway. The inclined parabolic arch structures that cover the filling points gives an impression of frozen movement, but lightened by the vivid colors. The opposite impression gives the building next to the filling station that offers different services for the customers. The combination of the shapes and volumes join with the traffic movements. The contrast of the shapes is reflected to the finishing and the colors used in the facades. The glass is applied on the most part of the building and also as a cover of the steel structure. The aluminum tiles are also used to metalize the entire waving volume of the first floor. In the other side we have the red color on the linear facade and on the steel structure. Thanks to this contrast the whole object is a vivid sculpture that moves and at the same time welcome us.

STACION KARBURANTI

Objekti i propozuar ndodhet përgjatë rrugës që të çon në Aeroportin e Tiranës. Strukturat e thyera me harqe parabol që mbulojnë pikën e karburantit japin impresionin e një lëvizjeje të ngrirë, por të ndriçuar nga ngjyra vitale. Impresion të kundërt jep godina ngjitur me stacionin e karburantit që ofron shërbime të ndryshme për klientët. Kombinimi i linjave dhe volumit bashkohen me lëvizjen e trafikut. Kontrasti i linjave rereflektohet deri në fund edhe tek ngjyrat e përdorura në fasada. Xhami përdoret në pjesën më të shumtë të ndërtesës dhe gjithashtu mbulon strukturën metalike. Pllakat e aluminit përdoren për të materializuar të gjithë volumin në formë dallge në katin e parë. Në anën tjetër kemi ngjyrën e kuqe të fasadës lineare dhe në strukturën e çelikut. Falë këtij kontrasti i gjithë objekti është një skulpturë e gjallë që lëviz me ne dhe në të njëjtën kohë na fton .

THE NATIONAL BANK OF ALBANIA

The existing building is situated in Berat a very characteristic city of Albania. The district is protected from UNESCO for its monumental worth. The existing building was built during the communism era and its architectural style is similar with the eastern architecture during this year’s. The scope of this project was to protect the monumental worth of the area using every characteristic detail of the houses of Berat, such as the module of the windows and their wood frames, the wood and the stone type, the roof style, etc. We believe that this building not only protects the monumental worth of this city, but it also intensifies the unprimed value of the traditional architecture.

NDËRTESA E BANKËS SË SHQIPËRISË NË BERAT

Ndërtesa ekzistuese ndodhet në Berat një ndër qytetet më karakteristikë të Shqipërisë. Zona është e mbrojtur nga UNESCO për vlerën e saj monumentale. Ndërtesa ekzistuese është ndërtuar gjatë kohës së komunizmit si rrjedhoje stili i saj arkitektonike është i ngjashëm me arkitekturën lindore. Qëllimi i projektit ishte për të mbrojtur vlerën monumentale të zonës duke përdorur çdo hollësi karakteristike të shtëpive të Beratit, të tilla si moduli i dritareve, kornizat e drurit, llojin i drurit, llojin e gurit, stilin karakteristik të çatisë, etj Besojmë se kjo ndërtesë jo vetëm që mbron vlerat monumentale e këtij qyteti, por edhe intensifikon vlerat e paçmueshme të arkitekturës tradicionale.

RESIDENTIAL BUILDING IN ZALLMNER

The house is located in Zallmner village on the outskirts of Tirana. It is organized in two floors. The ground floor will have a commercial function, while at the first floor is organized the living area. The total area is 400 m2. At the first floor are organized the kitchen, the living room, the bedrooms and the restrooms. The house has a traditional style in the facades. The colors used are fitted to the colors of the landscape. A very caring work is done with the landscape too.

GODINË BANIMI NË ZALLMNER

Vila ndodhet në fshatin Zallmner në periferi të Tiranës. Ajo organizohet në dy kate. Kati përdhe do të shërbejë si kat tregtar, ndërsa kati i parë do të ketë funksion banimi. Sipërfaqja totale është rreth 400 m2. Në katin e banimit ndodhen ambjentet si kuzhina e gatimit, dhoma e ndejtjes, dhomat e fjetjes dhe nyjet sanitare. Godina ka një arkitekturë tradicionale. Ngjyrat e përdorura në fasadë janë okra dhe ngjyra e ullirit, duke u përshtatur në këtë mënyrë më pejsazhin përreth. Një punë e kujdesshme është bërë dhe me sistemimin e oborrit dhe rrethimin e tij.

GODINË BANIMI 5 KATE NË KODRËN E PRIFTIT

Objekti ndodhet në Kodrën e Priftit në Tiranë. Kjo zonë së fundmi ka marrë karakter banimi me ndërtesa kolektive të ulëta. Dhe kjo ndërtesë është e organizuar në 5 kate me nga një apartament në kat. Ambjentet e banimit janë orientuar kryesisht nga lindja, pasi në këtë anë është orientuar dhe panorama. Sipërfaqja e një kati është rreth 180 m2 dhe në këtë sipërfaqe janë organizuar tre dhoma fjetje dhe një ambjent gatimi, ngrënie dhe ndejtje. Në volum janë përdorur forma të lira dhe organike duke i dhënë objektit mjaft elegancë. Materialet e përdorura janë tulla dekorative dhe suvaja plastike.kodra1

kodra2

kodra3

kodra4

5 FLOORS RESIDENTIAL BUILDING NEAR TIRANA

The building is located on Kodra e Priftit neighborhood in Tirana. This area recently is developed with low residential buildings. This building is organized into 5 floors with one apartment for each floor. Residential area is mainly oriented from east, as this side is oriented the panorama too. The surface of each floor is about 180 m2 and is organized with three bedrooms, a kitchen, dining and living room. The building has free and organic shapes giving an elegant look to the building. Materials used are decorative brick and plastic stucco.

RESIDENTIAL BUILDING NEAR PEZA

The house is situated in Peza village, 5 km from Tirana. The house lays on a smooth hill by the side of the main road to Peza. The building is situated on the very eastern corner of the territory in a longitudinal extension, leaving free the western side of the territory. The entrance gate will be on the southern part of the territory. On the ground floor are organized the daily functions such as the living area, kitchen, dining room, bathroom and also a cellar and the garage. All these spaces face the view of the whole terrain and even the hills around. On the first floor are situated two master bedrooms, two single bedrooms, two bathrooms and a studio. According to the client’s wish, the architectural style used in the facades is Tuscany’s country house style. The foundations and the constraining walls will be by stone. The roof will be with wood beams and ceramic roof-tiles. The windows will be with gypsum borders and metallic rails to keep the flower pots. On the yard is situated a 17, 5 x 9 m pool with different depth. The area around the pool is organized with different recreation areas such as children and adult games, barbeque corner, etc.

GODINË BANIMI 2 KATE NË PEZË

Objekti i propozuar, ngrihet në dy kate.Ai ka një shtrirje gjatësore nga veriu në jug të pronës dhe të gjitha dritaret i ka të orientuar nga perëndimi. Objekti është vendosur në skajin lindor të pronës duke lënë të gjithë panoramën përpara tij. Hyrja për në vilë bëhet nga jugu nëpërmjet një rruge të brendshme të ndërtuar nga porositësi.Në katin përdhe ndodhen ambjentet e ditës, salla e ngrënies, kuzhina si dhe ambjentet ndihmëse si depo dhe garazhi. Në katin e parë të godinës janë vendosur ambjentet e natës me katër dhoma gjumi, ndër këto dy dhoma matrimoniale dhe dy dhoma fëmijësh, një studio, depo dhe dy nyje sanitare.Sipas dëshirës së porositësit, vila ka stilin e një vile toskane.Vila do të ndërtohet me gurë të punuar dhe mbulesa e saj do te bëhet me çati me tjegulla. Dritaret e vilës do të trajtohen me korniza prej allçie, si dhe xhardiniera me kangjella me hekur të rrahur. Gjithashtu në dritaret e vilës do të vendosen dhe grila persiane druri, të cilat do të theksojnë më shumë arkitekturën e saj. Gjithashtu është sistemuar me gjelbërim dhe sheshe e gjithë sipërfaqja e mbetur e territorit. Në këtë territor është menduar të ndërtohet një pishinë me përmasa 17.5 me 9 metra, me thellësi të ndryshme. Pishina është sistemuar përreth me pllaka rustike, dhe përreth saj janë vendosur ambjentet e rekreacionit si këndi i lojrave të fëmijëve, barbeque etj. Gjithashtu përgjatë shesheve të sistemuara janë menduar të vendosen vazo guri, si dhe terreni të mbillet me bar. Projekti pretendon të arrijë krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese.peze1

URBAN PLANNING NEAR KAVAJA STREET

This is a residential area as in the regulatory plan. The total surface is 16’290 m² and bordered in the north by road “Edit Durham”, in the south by Kavaja street, in west by the diplomatic residences along the route “Skenderbej” and the east by Cajupi street. This area has a mix urban development. The diplomatic residences stand on 6 floors. The buildings before 90’s stand on 4 and 5 floors. The constructions after 90’s stand on 4, 5, 6, 7 and 8 floors. This urban plan provides buildings with a maximum of 8 floors with regular forms that formulate compact blocks and services with green yards and children playground. Considering the absence of parking places, this study proposed not only underground parking but also open parking areas. Urban planning main data: • Total area of study 16’290 m² • building area on the ground floor 5’745 m² • road surface 5’485 m² • total construction surface 31’220 m² • land use 35% • green area 20% •the habitant intensity 1.9 • the number of residents 1000 • playground area 2.2 m² / resident

URBAN PLANNING FROM BRRYLI TO CURRILA

The study area has an area of 45 000 m² and extends along the way from Brryli to Currila, in Durres city. This area is characterized by a few constructions, but that tend to increase day by day. Existing buildings rise up to 7 and 8 floors. Currila street which is arranged with all necessary infrastructure, has made possible the increased demand for constructions in this area. The proposed study has outlined the space zoning. There are defined two areas along the Currila. First area, which is the coastal area, has planned one storey buildings with the function of services, this in order to protect the Adriatic Seashore from the high buildings. Second area, which is based on the rock area, has planned commercial and residential buildings up to 8 floors. But a necessary condition for the constructions in this area is to reinforce the rocky side. This reinforcement must occur at a distance about 45 meters from the axis of the road.

STUDIM URBANISTIK PJESOR PRANË RRUGËS SË KAVAJËS

Zona e studiuar, zonë banimi sipas planit rregullues, ka një sipërfaqe prej 16 290 m² dhe kufizohet në veri me rrugën “EDIT DURHAM”,në jug me rrugën e Kavajes, në perëndim me murin rrethues të zonës diplomatike që shtrihet përgjatë rrugës “Skënderbej” dhe në lindje me rrugën “A.Z.Cajupi”. Kjo zonë ka një zhvillim urban mix. Dallohen ndërtime 6 katëshe në zonën e kufizuar si zonë diplomatike. Dallohen ndërtime 4 dhe 5 katëshe të ndërtuara para viteve 90. Gjithashtu dallohen dhe ndërtime 4,5,6,7 dhe 8 katëshe të ndërtuara pas viteve 90. Studimi urbanistik i paraqitur propozon objekte me thyerje katesh për t’ju përshtatur më mirë zonës, me numër maksimal 8 kate, me forma të rregullta që formulojnë blloqe banimi dhe shërbimesh kompakte me oborre të brendshme të gjelbëruara që përmbajnë kënde ndejtje dhe lojrash për fëmijë. Duke patur parasysh kërkesat e mëdha për parkim në blloqe të tilla banimi, është propozuar që përveç parkimit nëntokësor të krijohen dhe sheshe të hapura parkimi që natyrisht janë të izoluara me breza gjelbërimi për të mënjanuar ndotjen. Disa nga të dhënat e zonës : • sipërfaqja totale e studimit 16 290 m² • sipërfaqja e ndërtimit në bazë 5 745 m² • sipërfaqja e rrugëve 5 485 m² • sipërfaqja totale mbi tokë 31 220 m² • koeficient shfrytëzimi 35 % • koeficienti i gjelbërimit 20 % • intesiteti i banimit 1.9 • numri i banorëve 1000 banorë • territor shesh lojrash 2.2 m²/banor

URBAN PLANNING IN “DHIMITER KAMARDA” STREET

This is a residential area as in the regulatory plan. The total surface is 11’720 m² and is placed along “Dhimiter Kamarda” street. There is a urban plan from Municipality of Tirana, with road sections and general criteria for this area. We have to design a detailed urban plan with the proposed building shapes and their position into the area. This area has a mix urban development. The buildings before 90’s stand on 5 floors. The constructions after 90’s stand on 3,4 and 7 floors. This urban plan provides buildings with a maximum of 6 floors with regular forms that formulate compact blocks and services with green yards and children playground. Considering the absence of parking places, this study proposed not only underground parking but also open parking areas. Urban planning main data: • Total area of study 11’720 m² • building area on the ground floor 4’123 m² • road surface 4’370 m² • total construction surface 22’235 m² • land use 35% • green area 17% •the habitant intensity 1.9 • the number of residents 750 • playground area 1.6 m² / resident

STUDIM I ZONIMIT FUNKSIONAL NGA BRRYLI TE CURRILAT

Zona e studiuar ka një sipërfaqe prej 45 000 m² dhe shtrihet përgjatë rrugës nga Brryli te Currilat, Durrës. Kjo zonë karakterizohet me disa ndërtime të pakta në numër, por që tentojnë të shtohen dita ditës. Ndërtimet ekzistuese ngrihen në 7 dhe 8 kate. Rruga e Currilave e cila është sistemuar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, ka bërë të mundur rritjen e kërkesës për ndërtim në këtë zonë. Studimi i propozuar është një studim në fazën e zonimit të hapësirave. Për këtë janë përcaktuar dy zona ndërtimi përgjatë rrugës së Currilave. Zona 1, e cila është zona e bregdetit, është menduar me ndërtime të rralla një katëshe me funksion shërbimesh, kjo në mënyrë që të mos prishet bregu i detit Adriatik. Zona 2, e cila është zona në bazë të shkëmbit, është menduar të jetë me ndërtime deri në 8 kate me funksion shërbimesh dhe banim. Por një kusht i domosdoshëm i ndërtimit në këtë zonë, është përforcimi nga ana shkëmbore. Ky përforcim duhet të bëhet në një distancë rreth 45 metra nga aksi i rrugës.

STUDIM URBANISTIK PJESOR PRANË RRUGËS “DHIMITËR KAMARDA”

Zona e studiuar, zonë banimi sipas planit rregullues, ka një sipërfaqe prej 11’720 m² dhe shtrihet përgjatë rrugës “Dhimitër Kamarda”. Në këtë zonë, Bashkia Tiranë ka kryer një studim, ku janë përcaktuar rrugët dhe seksionet e tyre, si dhe kriteret e përgjithshme për këtë zonë. Por nuk janë miratuar format e objekteve dhe vendosja respektive e tyre. Këtu konsiston dhe studimi i propozuar nga kjo studio projektuese. Kjo zonë karakterizohet me ndërtime të ndryshme. Dallohen ndërtime 5 katëshe të ndërtuara para viteve 90. Gjithashtu në parcelën e studiuar dallohen dhe ndërtime të tipit vilë 3 dhe 4 si dhe një pallat 7 katësh të ndërtuara pas viteve 90. Studimi urbanistik i paraqitur propozon objekte 6 katëshe me 2 thyerje, ashtu siç është përcaktuar dhe në kriteret e kësaj zone, me forma të rregullta që formulojnë blloqe banimi dhe shërbimesh kompakte me oborre të brendshme të gjelbëruara që përmbajnë kënde ndejtje dhe lojrash për fëmijë. Duke patur parasysh kërkesat e mëdha për parkim në blloqe të tilla banimi, është propozuar që përveç parkimit nëntokësor të krijohen dhe sheshe të hapura parkimi që natyrisht janë të izoluara me breza gjelbërimi për të mënjanuar ndotjen. Hyrja për parkim propozohet të bëhet nga rrugët sekondare në mënyrë që të mos pengohet trafiku në rrugët e tjera me qarkullim. Disa nga të dhënat e zonës : • sipërfaqja totale e studimit 11 720 m² • sipërfaqja e ndërtimit në bazë 4 123 m² • sipërfaqja e rrugëve 4 370 m² • sipërfaqja totale mbi tokë 22 235 m² • koeficient shfrytëzimi 35 % • koeficienti i gjelbërimit 17 % • intesiteti i banimit 1.9 • numri i banorëve 750 banorë • territor shesh lojrash 1.6 m²/banor

URBAN PLANNING IN MANZA

This urban plan provides remedial interventions based on urban planning norms and standards. The area is about 2.5 ha and has a population of 2000-3000 inhabitants, but provides in future a population of about 10 000 inhabitants. In accordance with the Terms of Reference and urban planning regulations the rates can be used to approximate the rates used for the housing block. These rates are presented as follows: (i) the habitant intensity 14.5 m2/habitant, (ii) children’s playground 1.5 m2/ habitant (iii) social objects 2 m2/ habitant (iv) sports grounds 0.5 m2/ habitant ; streets and squares 1.5 m2/ habitant. The centre of Municipality of Manza is an area partially formulated. There are social facilities, schools and commercial units. To meet the increasing demands for housing and commercial facilities, roads and green areas, the study propose an expansion of new construction. This urban study summarize and follows these norms. The coefficient of land use is about 0.7-0.85. Manza-Ishem Surface of green areas 3600 m2 ; coefficient 18%. Constructions area of the ground floors 6500 m2 ; coefficient of land use 32.5%. Roads 9900 m2. Manza Center First block has a land surface of 2080 m2; construction area of 1310 m2 ; coefficient of land use 63%. Second block has a land surface of 2180 m2; construction area of 1470 m2 ; coefficient of land use 67%. Third block has a land surface of 2480 m2; construction area of 1260 m2 ; coefficient of land use 50%. Roads 4790 m2.

STUDIM URBANISTIK PJESOR NË MANZË

Studimi urbanistik pjesor i propozuar, parashikon ndërhyrjet rregullese mbështetur në rregulloren e urbanistikës dhe normave e standarteve të parashikuara në të. Zona e propozuar për studim ka një sipërfaqe prej 2,5 ha dhe parashikohet një popullsi rreth 2000-3000 banorë, por që do t’i shërbejë popoullsisë prej rreth 10 000 banorë. Në përputhje me kërkesat e detyrës së projektimit dhe të rregullores së urbanistikës normat e përdorura mund të jenë të përafërta me normat që përdoren për bllokun e banimit. Këto norma paraqiten në vazhdim: (i) territori i banimit neto 14,5 m2/banorë; (ii) shesh lojra për fëmijë 1,5 m2/banorë; (iii) sipërfaqe objektesh shoqërore 2 m2/banorë; (iv) terrene sportive 0,5 m2/banore; rrugë dhe sheshe 1,5 m2/banorë. Qendra e Bashkisë Manzë është një situatë e krijuar pjesërisht. Aty ndodhen objektet shoqërore, shkolla si dhe njësi tregtare. Për të plotësuar kërkesat në rritje për banim dhe objekte tregtare, rrugë dhe gjelbërim, studimi vazhdon të propozojë një rritje të ndërtimeve të reja. Studimi urbanistik pjesor i propozuar arrin të përmbledhë dhe të ndjekë këto norma. Koeficienti i shfrytëzimit të territorit shkon në vlerat 0.7-0.85. Zonimi i propozuar, zona Manzë-Ishëm. Sipërfaqe gjelbërimi 3600 m2 koeficienti 18 %. Sipërfaqe e ndërtimit në bazë 6500 m2 koeficienti 32,5 %. Rrugë 9900 m2. Zona e propozuar Qendër Manzë. Sipërfaqe ndërtimi Blloku 1 1310 m2 në truall 2080 m2 koeficienti 63 %. Sipërfaqe ndërtimi Blloku 2 1470 m2 në truall 2180 m2 koeficienti 67 %. Sipërfaqe ndërtimi Blloku 3 1260 m2 në truall 2480 m2 koeficienti 50 %. Rrugë 4790 m2. Trotuare 2100 m2.