REHABILITATION AND EXTENSION OF 9-YEARS SCHOOL OF KLOS

The proposed building for rehabilitation and extension is a 9-years school in Klos. At the same yard there is the high school of Klos. The high school communicate with the 9-years school in the north-east and has a distance of about 16 meters from it. The proposed extension is organized in the south-western and north-east, so in the extremity of the existing building. This extension is organized in two floors, the same height of the existing building. At the ground floor of the new building are situated 6 classrooms with 36 students and with a surface of 50 m2 for each class. At the first floor are organized a laboratory and the library. The gym, is organized in the north-western part of the yard. It communicates with the existing school by a covered passage. The gym has the indoor pitches and the steps where the spectators can follow the matches. At the entrance are organized other facility of the gym, such as changing rooms and showers. The gym can also serve to the Community out of school hours for different activities.

RIKONSTRUKSION DHE SHTESË NË SHKOLLËN 9-VJECARE KLOS

Godina e propozuar për rikonstruksion dhe shtesë është një shkollë e arsimit 9-vjeçar në Klos. Në të njëjtin oborr ndodhet dhe shkolla e mesme e Klosit. Kjo e dyta i bashkangjitet të parës në pjesën veri-lindore dhe ka një distancë prej rreth 16 metrash prej saj. Shtesa e propozuar zhvillohet në pjesën jug-perëndimore dhe veri-lindore te objektit ekzistues, pra në dy ekstremitetet e gjatësisë së tij. Ajo zhvillohet në 2 kate ashtu si dhe objekti ekzistues. Në këto shtesa janë sistemuar 6 klasa me 36 nxënës dhe me siperfaqe rreth 50 m2 për klasë. Po kështu në katin e parë të këtyre dy shtesave anësore janë sistemuar një laborator dhe një bibliotekë, ambjente që i mungonin më parë kësaj shkolle. Palestra që mungonte në këtë shkollë, është propozuar që të organizohet në pjesën veri-perëndimore të oborrit. Lidhja e saj me shkollën ekzistuese bëhet me anë të një kolonadë në mënyre që nxënësit të jenë të mbrojtur nga kushtet atmosferike. Në këtë objekt ndodhet një fushë loje me përmasa 12 x 24 m, gjithashtu dhe një shkallare ku mund të ulen nxënësit që dëshirojnë të ndjekin lojrat. Në dy anët e hyrjes për në palestër është menduar të jenë dhomat e zhveshjes dhe dushet e vajzave, djemve, mësuesit dhe mësueses. Kjo palestër mund t’i shërbejë njëkohësisht dhe komunitetit jashtë orëve të mësimit, në raste mbledhjesh, takimesh, etj.

HIGH SCHOOL DORMITORY

The main data of the project are as follows: Area of the territory is 1’480 m2. Area of the constructed shape is 480 m2. The total area of the construction is 1’460 m2. There are 120 students accommodated in this dormitory. The dormitory has 30 rooms with 4 students in each of them. Each room has a toilet space with shower and a sink inside. The room has also the space for two sailor beds, four small cupboards and one table. On each floor is situated the hall area with the television room, and the boxes of bathrooms and laundry. On the ground floor is situated the cafeteria and the kitchen with its auxiliary spaces. The cafeteria can be used as a study room too. The exterior is a combination of geometric volumes and shapes. One part of the facade was designed in plaster colored in light beige and other parts where the volume is more profound is colored in dark gray in way to contrast the highlights. The block of the stairs and front facade of the cafeteria were covered with porcelain tiles in dark gray.

KONVIKT PËR SHKOLLËN E MESME

Të dhënat e sheshit të ndërtimit janë si më poshtë: Sipërfaqja e ndërtimit në bazë 480m². Sipërfaqja totale e ndërtimit 1460 m2 Numri i nxënësve që do akomodohen në këtë konvikt ёshtё rreth 120. Konvikti ka 30 dhoma me nga katër nxënës secila.Në dhomë ka 2 shtretër marinari, një garderobë (me përmasa 60×60 cm) për secilin nxënës, një tavolinë (jo për studim), një tualet vetëm me një dush dhe një lavaman. Gjithashtu është krijuar një ambjent holli në çdo kat, një dhomë televizori po në çdo kat, nyje sanitare, dhomë higjenike, etj. Në katin përdhe është parashikuar menca e cila në orët e pasdites do të të shërbejë si dhomë studimi, kuzhina, lavanderia, etj. Një pjesë e fasadës është trajtuar me suva plastike me ngjyrë okër të çelët dhe pjesët e fasadës ku volumi është më i thellë është përdorur ngjyra gri e errët për të theksuar dritë-hijet. Ndërsa korpusi i shkallës dhe fasada ballore e korpusit ku ndodhet menca janë trajtuar me veshje me pllaka gres-porcelan ngjyrë gri të errët.

RECEPTION HALL OF A MEDICAL CLINIC

The reception hall is part of a medical clinic. The reception desk is placed on the left of the main entrance in order to better control the entrance of the clinic. At the opposite corner of the reception are placed the sitting chairs. The reception desk is covered with a linear element. This element has covered the background wall of the reception desk too. The opposite wall is designed with gypsum cardboard clothing with the heart shape as a symbol of life. The colors used are green pastel to create a sense of peace and tranquility.

INTERIOR DESIGN OF THE HOUSE “PERIN”

The house is 1000 meter squared and it is situated in Peza, Tirana district. The area shown in the images, belong to the living room,with a surface of 60 meter square.The stair is a very interesting key point of the composition. We thought to make it visible from the living area, so we proposed to put glass as a parapet instead of a normal one. Another important element of this interior is the chimney which is simple but with modern style. Parts of the interior are the wood beams as well. They are not just decorative beams but supportive ones. They are partly covered with carton gypsum where are fixed the spotlights.

MOBILIM HOLLI PËR OBJEKTIN KLINIKË MJEKËSORE

Ambjenti është pjesë e një klinike mjekësore dhe më konkretisht holli i pritjes. Banaku i recepsionit është parashikuar në të majtë të hyrjes kryesore në mënyrë që të kontrollojë më mirë hyrje daljet në klinikë. Përballë tij është parashikuar këndi i pritjes.Banaku është trajtuar me një formë lineare e cila është përsëritur dhe në faqen e murit në sfond të tij. Ndërsa faqja e murit përballë recepsionit që shërben si sfond për këndin e pritjes, është trajtuar me veshje karton gipsi. Atij i është dhënë forma e zemrës si symbol i jetës. Ngjyrat e përdorura janë jeshilja pastel për të krijuar një ndjenjë paqeje dhe qetësie.

ARREDIM I VILËS “PERIN”

Ambjenti i paraqitur në imazhe ka funksion ndejtjen dhe pritjen në një vilë me një sipërfaqe prej 1000 m2 në Pezë, rrethi i Tiranës. Sipërfaqja e këtij ambjenti është rreth 60 m2. Shkalla që përbën një element mjaft të rëndësishëm në këtë ambjent është menduar të zgjidhet me dru dhe të dalë konsol nga muri. Në vend të parapetit të zakonshëm është menduar të përdoret një paret xhami transparent në mënyrë që të arrijë të lexohet shkalla. Element tjetër është dhe oxhaku i cili është trajtuar thjeshtë përsa i përket rifiniturave, por mjaft i spikatur përsa i takon madhësisë dhe formës. Shtrimi i dyshemesë është menduar të bëhet me mermer “Verde Guatemala” ndërsa trarët e tavanit do lyhen me kafe të errët dhe një pjesë e tyre do maskohen me karton-gips për ta thyer shpeshtësinë e tyre dhe njëkohësisht për të montuar spotet ndriçuese.

9 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDINGS WITH UNDERGROUND PARKING

The main data of the urban design are as follows: – Area of the territory is 10’670 meter square. – Area of the constructed shape is 5’280 meter square. – The multiplier of the land occupation is 49.5 %. – The total area of the construction is 40’000 meter square. This 9 stores building has two different functions. On the ground and the first floor is situated the commercial area. The other floors have residential function. It has also an underground parking floor. The green areas are present along the insides streets and we also proposed a recreation area in the south of the territory.

10 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING STORE

The proposed building is situated along the ring road of Lezha instead of four 3 storey existing buildings. The new building proposed in this study is developed as a whole building with several corridors crossing the ground floor. The volumes in screen shape create highlights in the entire facades. The contrast in the facades is also created by colors and materials.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 10 KATE ME 1 KAT PARKIM NËNTOKËSOR

Objekti propozohet të ndërtohet përgjatë unazës së Lezhës në vend të katër objekteve 3 katëshe ekzistuese. Objekti i ri që propozohet në këtë studim zhvillohet si një i tërë me disa korridore kalimi në katin përdhe. Ai trajtohet me volume të dala në formë ekranesh të cilat krijojnë një hijëzim në të gjithë fasadën. Këto volume theksohen dhe nga kontrasti i krijuar nëpërmjet ngjyrave dhe materialeve.

10 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING STORE

The building is situated along the “Shtraus” street which is already established as an important axis of the city with residential and commercial buildings. Total construction area is 7350 m². The building has two commercial floors, 7 residential floors which have 6 apartments on the floor and a loft with 2 apartments. The main façade of the building (being exposed by the road) has a north side orientation. The facades are designed with screen elements which are identified more through tiles covering. The contrast in the facade is also realized through the colors. The underground floor is a parking floor with other auxiliary facilities. The entrance at the parking floor is situated at the back facade.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 10 KATE ME 1 KAT PARKIM NËNTOKËSOR

Parcela e propozuar për zhvillim shtrihet përgjatë rrugës “Shtraus”” e cila po formohet tashmë si një aks i rëndësishëm me godina shërbimesh dhe banimi të qytetit të Lezhës. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 7350 m². Godina është konceptuar me dy kate shërbimi dhe me 7 kate banimi të cilat kanë 6 apartamente në kat dhe një papafingo me 2 apartamente. Ana veriore e godinës përbën fasadën kryesore të objektit duke qenë e ekspozuar nga rruga automobilistike. Nga ana arkitektonike fasadat janë trajtuar në formë ekranesh të cilat evidentohen dhe nëpërmjet veshjes me pllaka. Kontrasti në fasadë realizohet dhe nëpërmjet ngjyrave të përdorura. Kati nëntokë do të ketë funksion parkimi dhe ambjente të tjera ndihmëse. Hyrja për në parkim mundësohet nga fasada e pasme.

THE PRINTING HOUSE

The existing printing house is situated in the north-eastern part of an existing building located along “Gjergj Fishta” Boulevard. Considering the enterprise need for expansion, and also the bad conditions of the existing building the Ministry of Justice request Rehabilitation and Extension Design for this building. The design team after reading the Terms of Reference presented two proposals for this project. In the first proposal we choose to use the symbolism. The facade gives the idea an open book, where the windows of the building symbolize the written lines and the main entrance connects the book sheet. The materials used in facades are plastic stucco painted in pastel colors. The main entrance shelter is a tempered glass. In the second proposal, we use the linearity in the facade which is in harmony with the rest of the building. This linearity breaks on the main entrance. Two of the visible building facades link between them with a smooth arc which intersect with the northern facade of the existing facade that we have addressed in a linear fashion. The combination of these two main volumes creates a harmonious play among themselves. The material used in the linear facade is black marble, while the parabolic volume is covered in aluminum tiles, a flexible material more adaptable in covering a circular shape.

SHTYPSHKRONJA E FLETORES ZYRTARE

Ndërtesa e propozuar për rikonstruksion është pjesë e një ndërtese ekzistuese 2 katëshe e cila shtrihet përgjatë Bulevardit “Gjergj Fishta” dhe njihet me emrin “Ekspozita Shqipëria Sot”. Në pjesën veri-lindore të saj ndodhet shtypshkronja në fjalë. Duke patur parasysh kërkesat e kësaj ndërmarrje për zgjerim, por njëkohësisht dhe faktin që ndërtesa është mjaft e amortizuar si në interiere ashtu dhe në fasadë për mungesë mirëmbajtje, është paraqitur domosdoshmëria për rikonstruksion dhe shtesë anësore të saj. Pasi u prezantua me detyrën e projektimit grupi projektues u paraqit me dy variante të ndryshme në fasadë, por të ngjashme në organizimin funksional. Trajtimi që i është bërë fasadës në variantin e parë ka patur për qëllim përdorimin e simbolikës. Fasadës i është bërë një veshje me pllakë çimentato që të jep idenë e një libri të hapur, ku dritaret e ndërtesës simbolizojnë rreshtat e shkruar dhe hyrja kryesore është bashkimi i fletëve të librit Materialet e përdorura në fasadë janë suvaja plastike e lyer me ngjyra pastel. Streha e hyrjes kryesore është menduar të jetë me xham të temperuar. Në variantin e dytë, ndryshe nga varianti i parë ka një linearitet deri diku të ngjashëm me objektin ekzistues dhe ndoshta më në harmoni me pjesën tjetër të ndërtesës. Ky linearitet shkëputet në momentin e hyrjes dhe në vazhdimësi të saj në pjesën e shtuar. Dy fasadat e dukshme të ndërtesës lidhen mes tyre me një hark të butë i cili në fasadën veriore ndërpritet me fasadën ekzistuese të cilën e kemi trajtuar në mënyrë lineare. Ndërthurja e këtyre dy volumeve kryesore krijon një lojë harmonike midis tyre. Veshja e përdorur në pjesën lineare të fasadës është mermeri i zi, ndërsa në pjesën harkore është menduar të përdoret veshja me alukobond, duke patur parasysh që është material më fleksibël dhe e realizon mirë veshjen e një formë harkore

HOTEL AND RESTAURANT IN DAJTI MOUNTAIN

The building is situated along the road from Tirana to Dajti Mountain, on the right side of the road, 3 km from Tirana. The ground floor of the building is the reception and also an indoor bar / restaurant (used area 200 msq). Booth bar and restaurant expands even on the outdoor space (used area 300 msq) making possible the enjoyment of the fresh mountain air, and also the view of Tirana from above. At the ground floor are situated also the kitchen and the pub. On the right side of the building are situated the stairs that leads to the room’s floor. This floor is composed of two apartments, each of them with two bedrooms and two bathrooms, the living area and the kitchen/dining space. These apartments will be for rent in the winter or even in the summer time season. The building has also an underground parking floor. The finishes used in the facade are plastering stucco and porcelain tiles.

HOTEL DHE RESTORANT NË MALIN DAJT

Objekti ndodhet buzë rrugës nacionale Tiranë – Dajt dhe ka si funksion shërbimet hotel, bar, restorant dhe tavernë. Në katin përdhe janë organizuar ambjentet e recepsionit, barit dhe restorantit. Në katet e sipërme janë pozicionuar dhomat e hotelit. Në katin nëntokë në raport me rrugën nacionale ndodhen taverna, kuzhina dhe ambjente të tjera ndihmëse që i shërbejnë hotelit. Një kat tjetër nëntokë sërish në raport me rrugën nacionale është projektuar për parkimin e makinave. Duhet theksuar se për shkak të pjerrësisë së terrenit këto kate në anën tjetër të pronës janë kate mbi tokë. Volumi është trajtuar me tarraca e veranda në mënyrë që klientët të shijojnë dhe pejsazhin që përbën një nga elementet me atraktivë të zonës.Gjithashtu këto tarracime e sjellin objektin më në harmoni me mjedisin përreth. Në fasada janë përdorur materialet si suvaja plastike, veshja me pllaka, etj.

5 STORES RESIDENTIAL BUILDING IN SELITA VILLAGE

The building is located near the village of Selita, in Tirana. This object has the following construction criteria: – Area of property 400 m2. – The surface of the ground floor 180 m2. – Total construction area is 1225 m2. The building lays in a very inclined territory, in a residential area. Because of the sloped terrain the garage floor has been developed partially on the ground floor and the other part on the basement. The first floor has residential function. The main entrance is situated by Southeast of the building. Three floors of residential apartments have been developed with two apartments (with a living area and two bedrooms) in each floor. Two other floors of residential apartments have been developed with two apartments (with a living area and one bedroom) in each floor. The attic is developed with an apartment (with a living area and two bedrooms). The facade of the building is covered in decorative brick and plastic stucco. The balcony parapets are partially composed with bricks and the other part with transparent glass. The presence of the glass gives more transparence to the building.

RESIDENTIAL BUILDING AT PETRELA CASTLE

The house is situated in Petrela village, 20 km from Tirana. The house lays on the southern face of the Petrela Castle hill. The territory is 1100 m2, and it is a very inclined territory. A special element of this territory are the olive trees, which are hundreds of years old. One of the main scopes for this project was the preservation of the trees and territory as much as possible. The parking place is situated right at the lowest level of the terrain and next to it, is situated the main gate. The connection between the gate and the main entrance of the house is made possible by the stairs and ramp that climbs up the hill. On the left side of the stairs are situated one pool for grownups and another one for children. The house is approximately 100 m2 for each floor. On the ground floor are organized the daily functions such as the living area, kitchen, dining room, bathroom and also a cellar. The living areas face the view of the whole terrain and even the hills around. On the first floor are situated two single bedrooms, one master bedroom with bathroom inside, another bathroom and a studio. The staircase climbs even on the terrace for making the terrace a very interesting place to enjoy the panorama and to use it as a laundry area too. The plan of the house has a dynamic shape. This dynamic shape is reflected in the exterior of the house as well. The exterior is composed by simple geometric volumes that interact together, giving a sense of movement in the facade. The materials used on the facade are plastering stucco and tiles.

GODINË BANIMI 5 KATE NË FSHATIN SELITË

Objekti ndodhet pranë fshatit Selitë, Tiranë. Ky objekt ka kriteret e mëposhtme të ndërtimit: – Sipërfaqja e pronës 400 m2. – Sipërfaqja e objektit në bazë 180 m2. – Koeficenti i shfrytëzimit të territorit 45 %. – Sipërfaqja totale e ndërtimit është 1225 m2. Objekti propozohet në një zonë me pjerrësi relativisht të madhe të terrenit, dhe në një zonë të formuar tashmë nga ndërtime.Si pasojë e terrenit të pjerrët garazhi i objektit zhvillohet pjesërisht mbi dhe nëntokë. Kuota përdhe e objektit zhvillohet me funksion banimi. Hyrja e banorëve bëhet nga ana juglindore e objektit. Tre katet e para të banimit janë zhvilluar me dy apartamente 2+2 në kat. Dy katet e tjera të banimit janë zhvilluar me dy apartamente 1+1 në kat. Papafingo është organizuar me një apartament 2+1. Fasada e objektit është trajtuar me veshje me tulla dekorative dhe me suva plastike. Parapetet e ballkoneve janë menduar pjesërisht me mur dhe pjesërisht me xham. Kjo për arsye që objekti të bëhet sa më transparent.

GODINË BANIMI NË KALANË E PETRELËS

Shtëpia është e vendosur në fshatin Petrelë, 20 km nga Tirana. Shtëpia qëndron në faqen jugore të kodrës së Kalasë së Petrelës. Territori është 1100 m2, dhe është një terren mjaft i pjerrët. Një element shumë i veçantë i këtij territori janë pemët e ullirit, të cilat janë qindravjeçare. Një nga objektivat kryesore për këtë projekt është ruajtja e pemëve dhe territorit sa më shumë që është e mundur. Garazhi është vendosur në nivelin më të ulët të terrenit dhe ngjitur me të, ndodhet porta kryesore. Lidhja mes portës dhe hyrjes kryesore të shtëpisë është bërë e mundur nga shkallët që ngjiten në kodër. Në anën e majtë të territorit është vendosur një pishinë për të rritur dhe një për fëmijët. Shtëpia është përafërsisht 100 m2 për çdo kat. Në katin përdhe janë të organizuar funksionet e përditshme të tilla si zona e ditës, kuzhina, ngrënia, banjo dhe gjithashtu një qilar në bodrum. Zona e ditës ka një panoramë të mahnitshme. Në katin e parë janë vendosur dy dhoma gjumi, një dhomë matrimoniale me banjo brenda, një tjetër banjo dhe një studio. Shkalla ngjitet edhe në tarracë duke e bërë tarracën një vend shumë interesant për të shijuar panoramën. Plani i shtëpisë ka një formë dinamike. Kjo formë dinamike është reflektuar dhe jashtë shtëpisë. Vila është e përbërë nga volume te thjeshta gjeometrike që bashkëveprojnë së bashku, duke i dhënë një kuptim lëvizjes në fasadë. Materialet e përdorura në fasada janë suvaja plastike dhe veshja me pllaka.

URBAN PLANNING IN LUNDRA VILLAGE

Residence area near Lundra village. Study area is about 19 300 m² and extends along the village Lundra. This area is developing the construction of low buildings, keeping a small land use coefficient. Considering the growing demands of constructions in the suburbs Tirana, the client asked a residence area with small houses for one or two families. The natural land slope is about 20% in the direction north – south. For this reason the road network is been oriented in the west – east direction. The main entrance in the area is located in the western side of property. The main road inside the block lies parallel to the road of the village and conducted along the northwestern border of the property. This road is separated from the main street with a green belt, creating peaceful environment for the houses. Along the roads are placed the individual parking places. Parking places are covered with wood shelters with clambering plants, creating a green silhouette along the road. Each house has a parking space for two cars. Also is provided a recreation area with swimming pool, playground etc. This area is placed in the southern part of the property, along the torrent. In the northern side of the area are placed the technical elements for different services such as cabin electricity or water deposits and other deposits required. Street lighting will be on both sides of the road and the sidewalks will be planted in high vegetation.

STUDIM URBANISTIK PJESOR NË FSHATIN LUNDËR

Rezidenca banimi pranë fshatit Lundër Zona e studiuar ka një sipërfaqe prej 19 300 m² dhe shtrihet përgjatë rrugës së fshatit Lundër, Mullet. Kjo zonë po zhvillohet gradualisht me ndërtime të tipit vila, duke ruajtur një koeficient të vogël shfrytëzimi. Duke marrë parasysh kërkesat në rritje të ndërtimeve në rrethinat e Tiranës, porositësi kërkon të ndërtojë në këtë zonë rezidenca banimi një ose disa familjare. Trualli i vënë në dispozicion ka një pjerrësi të tokës natyrale prej rreth 20 % në drejtimin veri – jug. Për këtë arsye në orientimin perëndim – lindje është menduar të shtrihet rrjeti rrugor shpërndarës brenda zonës. Hyrja në bllokun e rezidencave të banimit bëhet në skajin perëndimor të pronës. Rruga kryesore brenda bllokut shtrihet paralel me rrugën e fshatit dhe zhvillohet përgjatë kufirit veri perëndimor të pronës. Kjo rrugë ndahet nga rruga kryesore me një brez gjelbërimi, si dhe shërben si një hapësire ndarëse nga vilat për të krijuar kështu një ambjent më të qetë. Përgjatë rrugëve janë menduar të vendosen dhe xhepat e parkimeve individuale të vilave. Parkimet janë të hapur por janë menduar të mbulohen me pjergollata druri dhe me lule kacavjerrëse, për të krijuar një siluetë me intriguese përgjatë rrugës. Secila nga vilat ka një hapësirë parkimi për dy makina. Gjithashtu, përvec vilave të banimit, në zonë është menduar dhe për vendosjen e një zone rekreacioni me pishinë, park lojrash etj. Kjo zonë shtrihet përgjatë kufirit jugor të pronës, pikërisht përgjatë përroit që kalon në këtë pjesë të saj. Përsa i përket elementeve teknikë, në skajin verior të zonës është menduar një zonë për shërbimet e ndryshme si: kabina elektrike, depozitat e ujit apo dhe depozita të tjera të nevojshme. Në skajin me jugor të zonës është menduar të lihet zona për gropën septike. Ndriçimi rrugor do të jetë në të dy anët e rrugës dhe njëkohësisht përgjatë trotuareve do të mbillet dhe bimësi e lartë.