AUDITORI I LEKSIONEVE PRANË AEFS

Sipas kërkesës së Drejtorisë së A.E.F.S, ish fusha e lojrave me dorë është ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë do të kthehet në auditor leksionesh si dhe konferencash apo aktivitetesh të ndryshme. Lartësia e madhe është shfrytëzuar për të kaluar tubacionet e kondicionimit dhe ventilimit dhe më pas janë maskuar me tavan të varur gipsi me një pjerrësi paralele me pjerrësinë e shkallareve të auditorit. Gjithashtu është trajtuar dhe fasada e auditorit për t’i dhënë një frymë më bashkëkohore ndërtesës e cila është mjaft e amortizuar. Në lidhje me trajtimin e fasadës janë dhënë disa variante nga grupi projektues të cilat kanë të përbashkët trajtimin me veshje pllakash apo alukobondi dhe theksimin e hyrjes kryesore me anë të një strehe me kapriatë metalike. Propozimet ndryshojnë kryesisht në aspektin e ngjyrave, megjithatë në të gjitha rastet fasada është trajtuar me një frymë moderne.

THE AUDITORIUM OF THE ACADEMY OF SPORTS

At the request of the Department of AEFS, handheld games room is divided into two parts where one part will be transformed in the auditorium of lectures and conferences or other activities. The height of this area was for assembly of air conditioning and ventilation installations and then is covered with hanging gypsum ceiling with a slope parallel to auditorium steps. The main facade is also designed in a modern style in way to give a contemporary spirit to the building. There are a few options for the façade. All of them have in common the furnishings and the shelter in metal construction. The difference remains mainly in terms of colors, however in all cases the facade is designed with a modern style

DAILY CARE CENTER FOR THIRD AGE PEOPLE

The design was part of a bidding procedure for the Rehabilitation and Adaption of some existing enterprises in Social Centers, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The existing building is built during the communism era for industrial use. It was in very bad conditions so beside the adaptation, it was necessary to reconstruct all the building. In the front facade there are two entrances so we proposed the steel structure covered by the roof to join them. The steel structure covers all the building in symbol of protection. The services provide by this center are different, so we have the room of different activities, the medical room, the sitting room, the kitchen, the sleeping rooms, etc. The different levels of the roof made possible the entrance of the light from the top of the building. The main furnishing used in the facades is the plastic stucco.

DAILY CARE CENTER FOR CHILDREN AND FAMILY

It is very important to create a nice and warm place for the people in need, and architecture can do a lot. The design was part of a bidding procedure for the Rehabilitation and Adaption of some existing enterprises in Social Centers, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The existing building is built during the communism era for industrial use. It was in very bad conditions so beside the adaptation, it was necessary to reconstruct all the building. The main entrance and the staircase are accentuated by an inclined volume, covered in glass on the south facade. The glass is present especially in the south facade, in order to furnish the center with plenty of light. You can see rhythm in the facades, made possible by other inclined volumes in extension of the staircase volume. This harmonic rhythm make the building looks very homely. The main furnishing used in the facades is the plastic stucco, died in different colors, giving a sense of joy.

QENDER DITORE PER MOSHEN E TRETE

Ky projekt është pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për Rikonstruksionin dhe Adaptimin e disa ndërtesave industriale në Qendra Sociale. Projektet e paraqitura nga studio jonë u cilësuan si më të mirat duke u vlerësuar me çmimin e parë. Ndërmarrja Shërbimet mekanike ndodhet në zonën e kombinatit, prapa “Misto Mame”, në të njëjtën ndërtesë ku është një qender sociale e ndërtuar. Ndërtesa është një magazinë një dhe dy katëshe. Ndërtesa është krejtësisht e amortizuar. Përsa i përket skemës funksionale hyrja kryesore është menduar të jetë në pjesën e kundërt me hyrjen e qendrës sociale ekzistuese. Në mënyrë që kjo qendër të bëhet sa më mikpritëse për njerëzit që kanë nevojë ta frekuentojnë atë është propozuar që të ketë ndërhyrje dhe në fasadë. Por gjysma e ndërtesës është në funksion të një qendre tjetër sociale dhe në fasadë nuk ka ndonjë ndërhyrje përveç përmirësimit të suvatimit dhe lyerjes. Kështu ndërhyrja që ne propozojmë është veshja me kapriata metalike që i bëhet ndërtesës përreth. Kjo “vello” kapriatash të krijon një ndjesi mbrojtjeje dhe mbështetje gjë që ua siguron më së miri kjo qendër sociale personave të moshuar që kanë nevojë për mbështetje. Për të ofruar shërbime cilësore parashikohet që qendra të jetë e pajisuar nga një oborr rrethues me hapësira rekreative, në mënyrë që t’i ofrojë mundësi të moshuarve të kenë një qendrim aktiv në qendër duke praktikuar kopshtarinë, punimet artizanale në ambjente të hapura etj.

DAILY CARE CENTER FOR CHILDREN

The design was part of a bidding procedure for the Rehabilitation and Adaption of some existing enterprises in Social Centers, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The existing building was in very bad conditions so beside the adaptation, it was necessary to reconstruct all the building. We thought that covering the existing building in sandwich panels, not only will provide a thermal insulation, but it also will create an attractive volume if applied in the right way. A building in a tube shape can be very attractive and inviting for the children that need help and some place nice where to be protected from the road. The large windows and the combination of the polycarbonate with the sandwich panels offer plenty of light in the inside. The services offered by this center are medical care, education, feeding, sleeping, etc. As the building is too long, we thought to divide it in two parts according to the kind of services. So we have an entrance for the medical and education services and another entrance for the area of soup-kitchen and sleeping rooms. These two entrances are situated in the extremities of the building. The red and orange colors make the building more joyful.

QENDER PER FAMILJEN DHE RININE

Ky projekt është pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për Rikonstruksionin dhe Adaptimin e disa ndërtesave industriale në Qendra Sociale. Projektet e paraqitura nga studio jonë u cilësuan si më të mirat duke u vlerësuar me çmimin e parë. Kjo ndërtesë ka qenë ndërmarrja e galanterisë që ndodhet pranë Farmacisë Nr. 10. Meqënëse ndërtesa organizohet në dy kate, kati përdhe propozohet të adaptohet në një qendër për familjet dhe fëmijët në nevojë, ndërsa kati i parë i saj propozohet të adaptohet si qendër rinore. Në mënyrë që kjo qendër të bëhet sa më mikpritëse për njerëzit që kanë nevojë ta frekuentojnë atë është propozuar që të ketë ndërhyrje dhe në fasadë. Për më tepër kemi të bëjmë me një ndërtesë tejet të amortizuar. Një anë tjetër që kemi patur parasysh është se në këtë ndërtesë janë organizuar në një kat qendra për fëmijët dhe familjen, ndërsa në katin tjetër qendra për të rinjtë. Prandaj është munduar që fasada të trajtohet si një e tërë dhe njëkohësisht duke gjetur elementët që do i bashkojnë këto dy funksione. Kështu propozojmë që në pjesën e shkallës të bëjmë një veshje me pllakë çimentato për t’i dhënë objektit në volum një formë të lakuar. Gjithashtu të njëjtën gjë propozojmë dhe në ekstremitetin tjetër të ndërtesës. Ndërsa çatinë e kemi zëvendësuar me tarracë me soletë beton-arme, parapetin e së cilës e kemi trajtuar me thyerje që vazhdojnë dhe përgjatë fasadës. Në këtë mënyrë është realizuar një tërësi volumesh dhe formash organike dhe dinamike që simbolizojnë brishtësinë gjithashtu dhe energjinë që i karakterizon grupmoshat që do frekuentojnë këtë qendër.

QENDER PER FEMIJET

Ky projekt është pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për Rikonstruksionin dhe Adaptimin e disa ndërtesave industriale në Qendra Sociale. Projektet e paraqitura nga studio jonë u cilësuan si më të mirat duke u vlerësuar me çmimin e parë. Kjo ndërtesë ka qenë e ndërmarrjes metalike. Përsa i përket skemës funksionale duke qenë se ndërtesa është shumë e gjatë është menduar të ketë dy hyrje në dy ekstremitetet e saj. Këto dy hyrje do bëjnë dhe një ndarje funksionale të qendrës; është ndarë me vete pjesa ku zhvillohen aktivitetet ditore dhe me vete pjesa ku ndodhen dhomat e gjumit, kuzhina dhe menca me ambjentet ndihmëse. Në mënyrë që kjo qendër të bëhet sa me mikpritëse dhe tërheqëse për fëmijët si dhe për t’i inkurajuar ata që ta frekuentojnë këtë qendër është propozuar të ketë ndërhyrje dhe në fasadë. Për me tepër kemi të bëjmë me një ndërtesë tejet të amortizuara që dhe për shkak të problemeve që ajo ka, paraqitet domosdoshmëria e zëvendësimit të çatisë. Për këtë arsye ne propozojmë që ndërtesës t’i bëhet një veshje në formë unaze duke përngjasuar me një lojë në mënyrë që impakti i parë që do kenë fëmijët kur të vijnë në këtë qendër të jetë pozitiv dhe gjithashtu argëtues. Gjithashtu oborri jashtë dhe përreth qendrës do të pajiset me hapësira rekreative, në mënyrë që t’i ofrojë mundësi të rinjve të kenë një qendrim aktiv në qendër duke praktikuar sport (basketboll), kujdesin për mjedisin, pikturë etj.

MULTIFUNCTIONAL CENTER

It is very important to create a nice and warm place for the people in need , and architecture can do a lot. The design was part of a bidding procedure for the Rehabilitation and Adaption of some existing enterprises in Social Centers, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The existing building is built during the communism era for industrial use. It was in very bad conditions so beside the adaptation, it was necessary to reconstruct all the building. As the existing roof is in bad conditions we proposed to replace it with sandwich panels, giving a declination of 4% in the longitudinal direction. This will accent the linear form of the building, considering the multifunctional services that this center offers. The services that this center provides are the psychologist, the library, the forum hall, the handicraft, the recreation activities, etc. It also offers different outdoor activities, in the garden around the building.

DAILY CARE CENTER FOR DISABLED

It is very important to create a nice and warm place for the people in need, and architecture can do a lot. The design was part of a bidding procedure for the Rehabilitation and Adaption of some existing enterprises in Social Centers, organized by the Municipality of Tirana. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The existing building is built during the communism era for industrial use. It was in very bad conditions so beside the adaptation, it was necessary to reconstruct all the building. As the existing roof is in bad conditions we proposed to replace it with sandwich panels hold by a decorative steel structure. The two parts of the roof will have the stylized form of the wings that symbolize the dreams of the people who will frequent this center. On the other side this wings will be the help that this center will offer to this people with its opened arms. The services that this center provides are the medical care, physiotherapy, the sitting and eating area, etc. It also offers different outdoor activities, in the garden around the building.

QENDER PER PERSONA ME AFTESI TE KUFIZUAR

Ky projekt është pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për Rikonstruksionin dhe Adaptimin e disa ndërtesave industriale në Qendra Sociale. Projektet e paraqitura nga studio jonë u cilësuan si më të mirat duke u vlerësuar me çmimin e parë. Përsa i përket skemës funksionale hyrja kryesore është menduar të jetë në pjesën e brendshme të godinës diku nga mesi i brinjës gjatësore. Në mënyrë që kjo qendër të bëhet sa më mikpritëse për njerëzit që kanë nevoje ta frekuentojnë atë është propozuar që të ketë ndërhyrje dhe në fasadë. Për më tepër kemi të bëjmë me një ndërtesë tejet të amortizuara që dhe për shkak të problemeve që ajo ka, paraqitet domosdoshmëria e ndërhyrjes sidomos në çati. Gjithashtu ndërtesa është e ndërtuar nën kuotën e rrugës dhe e vetmja fasadë që i ofron rrugës është pjesa e çatisë. Prandaj grupi projektues propozon që të jetë kjo pjesë e çatisë të jetë “fasada kryesore” e objektit. Kështu është propozuar që çatia të ketë formën e stilizuar të krahëve të fluturës që simbolizojnë ëndrrat dhe dëshirat e këtyre njerëzve që do frekuentojnë këtë qendër. Njëkohësisht e parë në aspektin tjetër këto krahë do jenë shpresa që kjo qendër iu jep atyre me ndihmën që iu ofron duke hapur “krahët” e saj. Kjo çati është menduar të realizohet me panele sanduic dhe me kapriatë metalike. Kjo kapriatë do përbëjë gjithashtu një element dekorativ në fasadë. Ndërsa disniveli i dy pjesëve të çatisë ka krijuar mundësinë e ndriçimit të ambjenteve që mbeten të pandriçuara për shkak të kuotës së rrugës.

QENDER POLIFUNKSIONALE

Ky projekt është pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për Rikonstruksionin dhe Adaptimin e disa ndërtesave industriale në Qendra Sociale. Projektet e paraqitura nga studio jonë u cilësuan si më të mirat duke u vlerësuar me çmimin e parë. Sekretariati social është pozicionuar në hyrje të qendrës dhe do të shërbejë për orientimin e klientëve drejt shërbimeve që kanë nevojë si dhe do të shpërndajë informacion për të gjitha shërbimet sociale që ofrohen në qytet. Operatori telefonik si pjesë e sekretariatit social, do të kontaktojë kryesisht me punonjësit social të terrenit. Më pas vazhdojnë zyrat e psikologut, punonjësit social dhe drejtorit. Pastaj kemi sallën e aktivitetit vullnetar dhe bibliotekën, ambjente të cilat kanë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me jashtë. Gjithashtu në këtë pjesë të qendrës kemi organizuar dhe nyjet sanitare. Më pas vazhdojnë ambjentet artizanale, salla e aktiviteteve rekreative dhe salla e forumeve. Në mënyrë që kjo qendër të bëhet sa më mikpritëse për njerëzit që kanë nevojë ta frekuentojnë atë është propozuar që të ketë ndërhyrje dhe në fasadë. Për më tepër kemi të bëjmë me një ndërtesë tejet të amortizuara që dhe për shkak të problemeve që ajo ka, paraqitet domosdoshmëria e zëvendësimit të çatisë. Është propozuar që çatia të zëvendesohet me soletë beton-arme me një pjerrësi të lehtë në drejtimin gjatësor,duke theksuar në këtë mënyrë dhe linearitetin e godinës. Ky trajtim linear që është bërë duke patur parasysh funksionin e kësaj qendre që do jetë shumë planësh. Gjithashtu oborri jashtë dhe përreth qendrës do të pajiset me hapësira rekreative, në mënyrë që t’i ofrojë klientëve të kenë një qendrim aktiv në qendër duke praktikuar sport (basketboll), kujdesin për mjedisin, pikturë etj.

COFFEE BAR IN TIRANA

This coffee bar is located at the intersection of two very important roads of Tirana. It is arranged on two floors: the ground floor where is placed the counter and the tables with chairs for a shorter stay, and the first floor which is designed in a warmer style and is furnished with couches and sofas, where the client can stay longer and feel warm and comfortable.The stairs have an important role not only for the connection function between these two facilities, but also as a decorative element especially in the ground floor. It is a wood construction with decorative iron railing. The entrance of the upper floor is designed with windows and door in wooden frames. The same decorative iron element is used in the windows of the first floor.

BAR KAFE PRANË FARMACISË 10

Ky ambjent ndodhet në kryqëzimin e dy rrugëve mjaft të rëndësishme të Tiranës. Bari organizohet në dy kate: në katin përdhe ndodhet banaku dhe tavolinat me karrike për një qëndrim më të shkurtër, ndërsa në katin e parë ambjenti është mobiluar me divane dhe kolltukë, ku klienti mund të rrijë më gjatë dhe të ndjehet i relaksuar si në një ambjent të ngrohtë familjar. Kjo gjë është patur parasysh dhe në projektimin e këtyre ambjenteve dhe të gjithë elementeve të mobilimit dhe dekorit që i përbëjnë ato. Shkalla luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për funksionin lidhës që ka midis këtyre dy ambjenteve, por edhe si element dekori veçanërisht në katin përdhe. Ajo është ndërtuar e gjitha me dru ndërsa si parmakë është përdorur hekuri i rrahur.Hyrja në ambjentin që ndodhet në katin e sipërm është trajtuar me dritare dhe derë me korniza druri. Elementi i hekurit të rrahur është përdorur dhe në këto dritare në formën e kangjellave.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE HOTEL MONARC’S

RECEPTION HALL The Monarc Hotel is situated in the center of Tirana. The total surface of this building is 1500 m2. The classic style used in the facades, is represent in the inside of the hotel, too. The shapes and the material used in the interiors, give a sense of elegance in all the areas. HOTEL ROOMS The hotel rooms are arranged on two floors. In this hotel there is a total of 12 rooms. They are furnished with style and taste. The rooms are covered with wood flooring creating a warm atmosphere. However elegant style is one that dominates in these rooms. RESTAURANT The warm colors and materials give to the restaurant a homely look, but very elegant too. The mini corners between the columns create some intimate and peaceful areas inside the restaurant. A very detailed design is developed regarding restaurant lighting. He is warm and very relaxing. TERRACE BAR The terrace bar has a great panoramic view of Tirana center. The waterfall in the terrace that flows from the glass roof of the bar creates a sense of coolness, especially in the hot summer days. CONFERENCE ROOMS The conference rooms are situated on the basement floor. The total surface of the conference rooms is 260 m2. There are two conference rooms with a large hall between them.

INTERIOR DESIGN OF A NIGHT CLUB

The Night Club is located near City Hall Lezha, in the center, a very populated area. Therefore the area will be used as a coffee bar during the day time and therefore is divided into several spaces, depending on each function. Near the entrance the area is organized for coffee tables and in the center room is a bar area furnished with bar stools. On the left is organized a more comfortable area for the consumption of a snack and for a longer stay. While in the early hours of the night the whole environment fits best night club.

ARREDIMI I HOTELIT “MONARC”

RECEPSIONI Hotel Monarc është i vendosur në qendër të Tiranës. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është rreth 1500 m2. Stili klasik i përdorur në fasada, është reflektuar dhe në brendësi të hotelit gjithashtu. Format dhe materialet e përdorura në interier, japin një ndjesi hijeshie dhe elegance në të gjitha ambjentet. DHOMAT E HOTELIT Dhomat e hotelit janë organizuar në dy kate. Në këtë hotel ndodhen gjithsej 12 dhoma. Ato janë mobiluar me stil dhe shije. Shtrimi i dhomave është bërë me parket druri duke krijuar një atmosferë të ngrohtë. Megjithatë stili elegant është ai që dominon në këto dhoma. RESTORANTI Materialet dhe ngjyrat e ngrohta i japin restorantit një pamje të ngrohtë, por njëkohësisht elegante. Këndet e krijuara midis kolonave, krijojnë zona intime dhe mjaft të qeta brenda për brenda restorantit. Një punë mjaft e detajuar është bërë me ndriçimin e restorantit. Ai është i ngrohtë dhe mjaft relaksues. BARI I TARRACËS Bari i tarracës ofron një pamje të mrekullueshme panoramike të qendrës së Tiranës. Ujëvara në tarracë, që rrjedh nga tarraca e xhamtë e barit krijon një ndjesi freskie, veçanërisht në ditët e nxehta të verës. SALLAT E KONFERENCAVESallat e konferencave janë organizuar në katin nëntokë. Sipërfaqja e përgjithshme e sallave është 260 m2. Janë organizuar gjithsej dy salla konferencash me një holl të përbashkët që shërben për grumbullim gjatë pushimit të mbledhjeve.

ARREDIM NIGHT CLUB

Night Club-i ndodhet përballë Bashkisë Lezhë, në zonën e qendrës një zonë shumë e populluar. Për këtë arsye ambjenti do të përdoret gjerësisht dhe ditën si bar kafe për këtë arsye është ndarë në disa hapësira, në varësi të funksionit. Në hapësirën e hyrjes janë organizuar tavolinat për kafene, e më në qendër hapësira për bar me stola të lartë.Në anën e majtë është organizuar një ambjent më i rehatshëm, për konsumimin e ndonjë snack-u dhe për një qëndrim më të gjatë. Ndërsa në orët e natës i gjithë ambjenti përshtatet më së miri për night club.

7 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH UNDERGROUND PARKING

The building is located on “Edit Durham” street. The property has an area of 616 m2. Ground floor of the building has partly residential and partly services function. The other floors have residential function. The building has also an underground parking floor. Total construction area is 1833 m2. The main entrance to the apartments is oriented by “Edith Durham” street. In southern and western part of the building is created a small garden that will serve the community. The building has 10 apartments in total. The materials used in the facades are the tiles and plastic stucco. Another element used in the facades is the glass. It is used not only in the windows, but also in the parapet of the balcony.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 7 KATE ME 1 KAT PARKIM NËNTOKËSOR.

Objekti ndodhet në rrugën “Edit Durham”, pranë rrugës së Kavajës. Ai ka një sipërfaqe prone prej 616 m2 dhe sipërfaqe në bazë 197 m2. Koefiçienti i shfrytëzimit është 32%. Kati përdhe i objektit ka pjesërisht funksion shërbimi dhe pjesërisht banimi. Katet e tjera mbi të kanë funksion banimi. Gjithashtu objekti ka dhe 1 kat nëntokë me funksion parkimi. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 1833 m2. Objekti ka një hyrje për në banesë dhe ajo është orientuar nga rruga, “Edit Durham”. Gjithashtu nga kjo rrugë mundësohet dhe hyrja për në ambjentet e shërbimit si dhe në parkim. Në pjesën jugore dhe perëndimore të objektit krijohet një shesh i gjelbëruar që do t’i shërbejë komunitetit. Objekti gjithsej ka 10 apartamente. Ambjenti i gatimit, ngrënies dhe ndejtjes është organizuar në një hapësirë. Është bërë kujdes që nyjet sanitare dhe shkallët të kenë ndriçim natyral. Objekti ka 2 thyerje në lartësi. Së bashku me thyerjet në planimetri ai krijon një lojë volumesh dhe një lidhje organike midis këtyre pjesëve. Për ta theksuar këtë është përdorur veshja me pllaka gres porcelanat që lidhin katin përdhe me 2 katet e fundit të objektit. Katër katet e para të banimit janë trajtuar me suva plastike ngjyrë okër të çelët duke krijuar një lidhje me objektin ekzistues në veri të pronës. Element tjetër mjaft i përdorur është xhami. Është përdorur jo vetëm në dritaret dhe vetratat këndore, por edhe në parapetet e ballkoneve. Kjo ka patur për qëllim krijimin e një fasade transparente dhe njëkohësisht krijimin e apartamenteve të diellëzuara duke patur parasysh orientimin optimal që kanë tre fasadat e objekit.

8 STORES RESIDENTIAL AND COMMERCIAL BUILDING WITH 2 UNDERGROUND PARKING FLOORS

The proposed building has commercial function in the first two floors and housing on six other floors. This is the first tower of a complex with three towers that will be developed at different times. The first two commercial floors have an area of 1600 m2. The main entrance to these facilities is situated by the main road. The apartment floor has an area of 800 m2. There are seven apartments per floor with one or two sleeping rooms in each apartment. The balcony parapets create an inclined volume in the facade. Materials used are brick cladding, plastic stucco, framing of windows, etc.

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 8 KATE ME 2 KATE PARKIMI NËNTOKËSOR

Objekti i propozuar ka funksion tregtar në dy katet e para dhe banimin në gjashtë katet e tjera. Kjo është kulla e parë e një kompleksi me tre kulla që do të zhvillohen në kohë të ndryshme. Dy katet tregtare kanë një sipërfaqe prej 1600 m2. Hyrja në këto ambjente zhvillohet nga rruga kryesore dhe pjesa e brendshme e tyre organizohet si një qendër biznesi me hollet dhe hapësirat e nevojshme tregtare. Kati tip i banimit ka një sipërfaqe prej 800 m2. Në këtë kat organizohen shtate apartamente 2+1 dhe 1+1 sipas detyrës së projektimit të hartuar paraprakisht nga investitori. Në fasadë është luajtur me pjerrësinë e parapeteve të ballkoneve duke krijuar thyerje midis elementëve. Materialet e përdorura janë veshja me tulla dekorative, suvaja plastike, kornizimi i dritareve, etj.

TOURISTIC VILLAGE IN TALE

Tale is between Patok and Shengjin Adriatic seaside. It’s an attractive area regarding the virgin nature and the diversity of flora and fauna. The study has an area of 8000 m2. It was requested by the investor a tourist village with two floors houses. In the study is proposed the construction of 9 houses with an area of 120 m2 for each house. Also in the study is proposed the construction of a swimming pool that will serve residents of the complex. The swimming pool along with its ancillary facilities has an area of 775 m2. The green areas and parks for children’s games occupy an area of 3000 m2. The style used in the facades is the traditional style.

FSHAT TURISTIK

Tale ndodhet midis Patokut dhe Shëngjinit buzë detit Adriatik. Është një zonë mjaft atraktive përsa i përket natyrës së virgjër dhe shumëllojshmërisë së florës dhe faunës. Zona që është marrë në studim ka një sipërfaqe prej 8000 m2. Është kërkuar nga investitori një fshat turistik me shtëpi banimi dyfamiljare të mbivendosura. Në studim është propozuar të ndërtohen 9 shtëpi dyfamiljare të organizuara në dy kate me sipërfaqe në plan nga 120 m2. Gjithashtu është propozuar ndërtimi i një pishine që do u shërbejë banorëve të fshatit. Pishina së bashku me ambjentet ndihmëse të saj ka një sipërfaqe prej 775 m2. Gjithashtu janë propozuar dhe ambjente të gjelbëruara si dhe parqe për lojërat e fëmijëve që zënë një sipërfaqe prej 3000 m2. Përsa i përket stilit arkitektonik është përdorur arkitektura tradicionale pasi ishte dhe një nga kërkesat e detyrës së projektimit.

RESIDENTIAL BUILDING IN NDROQ

The house is located in the Ndroq village on the outskirts of Tirana. It is conceived as a holiday home. The house is designed with a ground floor and half underground floor, which will serve as a cellar. The surface of the ground floor is 120 m2 and there are situated the kitchen, the living room, the bedrooms and the restroom. The house has a traditional style in the facades with roof tiles and stone. The south side facility is covered with white wood shelter which overshadows the facade. A very caring work is done with the landscape too.

EXTENSION AND RECONSTRUCTION OF A HOUSE IN TIRANA

The existing building is a three floors house in bed conditions. That’s because the house needed a total reconstruction and an extension as well; the addition of an attic floor. On the ground floor is situated the commercial area, while other floors have a residential function. On the first floor are organized the kitchen area, dining room, and the living room. On the second floor are organized the bedrooms, while the attic is organized as a small apartment for guests. Even the facades are handled in a different style applying materials like plastic stucco and glass. Special attention is also shown for the arrangement of the courtyard and the yard fencing.

GODINË BANIMI NË NDROQ

Vila ndodhet në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës. Ajo është konceptuar si një shtëpi pushimi. Vila është konceptuar me 1 kat mbi tokë dhe gjysëm kati nën tokë, i cili do të shërbejë si qilar. Sipërfaqja e katit të banimit është rreth 120 m2 dhe në të organizohen ambjentet si kuzhina, dhoma e ndejtjes, dhomat e fjetjes dhe nyja sanitare. Godina ka një arkitekturë tradicionale me veshje me gurë dhe çati. Nga ana jugore objekti është trajtuar me pjergollata druri të bardhë të cilat krijojnë një hijëzim mjaft interesant në fasadë. Një punë e kujdesshme është bërë dhe me trajtimin e pejsazhit.

RIKONSTRUKSION DHE SHTESË VILE NË TIRANË

Objekti ekzistues është një vilë tre kate në gjendje të amortizuar. Prandaj për arsye rikonstruksioni, si dhe për arsye zgjerimi investitori kërkoi hartimin e një projekti për rikonstruksion dhe shtesë kati dhe kolonash. Në objektin e propozuar kati përdhe është lënë me funksion tregtar, ndërsa katet e tjera kanë funksion banimi. Në katin e parë janë lënë ambjentet e ditës si gatimi, ngrënia, ndejtja dhe pritja. Në katin e dytë janë organizuar dhomat e fjetjes, ndërsa papafingo është lënë si apartament për miqtë. Edhe në fasadë ka patur mjaft ndërhyrje si në stilin e saj ashtu dhe në rifiniturat e përdorura. Gjithashtu kujdes i veçantë është treguar për sistemimin e oborrit dhe rrethimin e jashtëm.