SHKOLLË 9-VJEÇARE NË HAS, KRUMË”

Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e disa shkollave të reja në territorin e Shqipërisë, financuar nga Banka Botërore. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Kjo ndërtesë do të ndërtohet në oborrin e shkollave ekzistuese të Krumës. Sipas kërkesës së detyrës së projektimit hyrja kryesore e shkollës do të bëhet në pjesën jug-perëndimore të oborrit. Vendosja e shkollës së re përkundrejt ekzistueses është bërë e tillë që në pjesën veri-lindore të krijohet një oborr ku do organizohen terrenet e hapura sportive për të dy shkollat. Shkolla e re është menduar të organizohet në forme u-je ku në pjesën veri-perëndimore do të pozicionohet palestra. Ajo është pozicionuar në katin e tretë, meqënëse shkolla është me çati dhe në këtë mënyrë është shfrytëzuar lartësia e krijuar prej saj. Sipërfaqja e objektit në katin përdhe është 1450 m2. Sipërfaqja totale e objektit është rreth 4350 m2. Objekti organizohet në tre kate, ndërsa blloku i shkallës është lënë në qendër të objektit. Përsa i përket orientimit të klasave përkundrejt anëve të horizontit është vepruar në mënyrë korrekte, duke respektuar kryesisht pozicionimin e klasave në pjesën jug-lindore dhe laboratorët në pjesën veriore. Ndërsa ambjentet e orientuara nga perëndimi janë mbrojtur me elementë të tipit brisoleil. Gjithashtu janë respektuar më së miri parametrat e projektimit bashkëkohor përsa i përket sipërfaqeve të klasave dhe laboratorëve si dhe ambjenteve të tjera si administrative, bibliotekës, sallës polifunksionale, palestrës dhe ambjenteve të saj ndihmëse, nyjeve higjeno-sanitare, holleve shkallëve, etj

NEW BUILDING FOR THE 9-YEARS SCHOOL IN ZALLMNER

The design was part of a bidding procedure for the construction of many schools in the Albanian territory, organized by the Ministry of Education and Science and financed by World Bank. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The new building will be constructed at the same yard with the existing school of Zallmner. The surface of the ground floor is 1845 m². The land multiplier is 47.4%, but as the sportive areas are situated at the existing school court, there is a lot of space for green and recreation areas to be used from new school. Another attraction of the school is the bailey which is surrounded by the building of the new school. It can be watched by different points of view thanks to the presence of the windows in the hall elevation. The building is mostly elevated in 3 floors, except the main block (the staircase and halls) it is elevated in 4 floors. At the fourth floor there is a part of the multifunctional auditorium that starts at the third floor. This silhouette in motion coheres with the existing building, although in different architectonic styles. Another element at the main elevation is the administrative block that comes out with a console at the second floor, serving also as a roof on the main entrance. Another interesting element is the colonnade that brings at the bailey and combines very well with the building of the gymnasium.

NEW BUILDING FOR THE 9-YEARS SCHOOL IN KRUME

The design was part of a bidding procedure for the construction of many schools in the Albanian territory, organized by the Ministry of Education and Science and financed by World Bank. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The new building will be constructed at the same yard with the existing schools of Kruma. The main entrance of the school will be in the south-west of the yard. At north-east of the yard are situated the sportive areas for the both schools (the existing and the new one). The new building has a U-shape and at the north-west corpus is situated the gymnasium. It is situated at the third floor under the roof in order to utilize the height. The surface of the ground floor is 1450 m2. The total surface of the building is 4350 m2. The building is elevated in 3 floors and the block of the staircase and halls is situated in the center of it. The classrooms are situated at the south-east part and the laboratories at the north part. The classrooms situated at the west side are protected with parasols.

SHKOLLË 9-VJEÇARE NË ZALLMNER

Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e disa shkollave të reja në territorin e Shqipërisë, financuar nga Banka Botërore. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Ky objekt do të ndërtohet në oborrin e shkollës ekzistuese të Zallmnerit. Ky objekt do të ndërtohet në oborrin e shkollës ekzistuese të Zallmnerit. Sipërfaqja e objektit në katin përdhe është 1845 m². Koeficienti i shfrytëzimit të territorit është 47.4 %, por duhet theksuar që terrenet sportive të jashtme janë sistemuar në oborrin e shkollës ekzistuese, gjë që ka bërë të mundur krijimin e hapësirave rekreative të gjelbërta si dhe oborre grumbullimi të bollshme për shkollën e re. Për t’u vlerësuar është dhe oborri i brendshëm rreth të cilit organizohet shkolla, i cili mund të perceptohet në pjesë të ndryshme të oborrit të shkollës ekzistuese si dhe nga oborri i grumbullimit të shkollës se re falë transparencës së hollit kryesor të rekreacionit. Gjithashtu ekzistenca e këtij gjelbërimi krijon një hijezim të nevojshëm në klasa në momentet e diellëzimit. Objekti është ngritur në pjesën më të madhe në tre kate, ndërsa blloku i shkallës dhe holleve (sip. 290 m² në kat) ngrihet në katër kate. Në katin e katërt organizohet një pjesë e sallës polifunksionale që ka nisur që në katin e tretë. Kjo thyerje volumesh në altimetri lidhet më së miri me godinën ekzistuese ku është bërë e njëjta lojë volumore, ndonëse në një stil tjetër arkitektonik. Elementë të tjerë arkitektonikë për t’u vlerësuar në fasadë janë blloku administrativ që del në katin e parë në formë konsole duke shërbyer si strehë hyrjeje dhe mbyllja e tij me trarë në katin e tretë. Gjithashtu kolonada që të çon në oborrin e brendshëm ka një ndërthurje altimetrike mjaft interesante, po kështu dhe blloku i palestrës.

SHKOLLË E MESME NË LEZHË

Ky projekt ishte pjesë e një konkursi të zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e disa shkollave të reja në territorin e Shqipërisë, financuar nga Banka Botërore. Projektet e propozuara nga ne u vlerësuan si propozimet më të mira duke fituar çmimin e parë të këtij konkursi. Ky objekt do të ndërtohet në oborrin e shkollave ekzistuese të Lezhës. Sipas kërkesës së detyrës së projektimit hyrja kryesore e shkollës do te bëhet në pjesën jugore të oborrit. Vendosja e shkollës së re përkundrejt ekzistueses është bërë e tillë që në pjesën veriore të krijohet një oborr i brendshëm ku do organizohen terrenet e hapura sportive për të dy shkollat. Shkolla e re është menduar të organizohet në formë u-je ku në pjesën veriore do të pozicionohet palestra. Eshtë lënë dhe një komunikim me një kolonadë të hapur midis palestrës dhe hollit kryesor të shkollës. Ndërsa ambjentet rekreative të gjelbëruara janë parashikuar në pjesën perëndimore të terrenit. Sipërfaqja e objektit në katin përdhe është 2230 m². Sipërfaqja totale e objektit është rreth 5565 m². Objekti organizohet në tre kate, ndërsa blloku i shkallës në katin e tretë ngrihet dhe një gjysëm kati më lart duke krijuar hapësirë të nevojshme për sallën polifunksionale që organizohet në këtë kat, si dhe duke theksuar në volum bllokun kryesor të lëvizjes vertikale. Përsa i përket orientimit të klasave përkundrejt anëve të horizontit është vepruar në mënyrë korrekte, duke respektuar kryesisht pozicionimin e klasave në pjesën jug-lindore dhe laboratorët në pjesën veriore. Ndërsa ambjentet e orientuara nga perëndimi janë mbrojtur me elementë të tipit brisol

NEW BUILDING FOR THE 9-YEARS SCHOOL IN LEZHA

The design was part of a bidding procedure for the construction of many schools in the Albanian territory, organized by the Ministry of Education and Science and financed by World Bank. Our concept designs made possible for us to win the first prize in this competition. The new building will be constructed at the same yard with the existing schools of Lezha. The main entrance of the school will be in the southern part of the yard. At north-east of the yard are situated the sportive areas for both schools (the existing and the new one). The new building has a U-shape and at the north part is situated the gymnasium. The main hall of the school gets connected with the gymnasium with an open colonnade. The green areas are situated at the western part of the yard. The surface of the ground floor is 2230 m². The total surface of the building is 5565 m². The building is elevated in 3 floors and the block of the staircase and halls is elevated in 3 floors and a half creating more highness for the multifunctional area and also creating an accent at the facades. The classrooms are situated at the south-east part and the laboratories at the north part. The classrooms situated at the west side are protected with parasols.

MULTI DISCIPLINARY CENTER FOR SOCIAL SERVICES .

The project consists in the rehabilitation of the existing social care building for elderly people of 480 m2 and also extension of the building and adaptation into a social care building for violated women. The new building is 240 m2 in each of the two floors. On the ground floor are situated the living room, children’s room, kitchen and cafeteria room, and also laundry and toilets. On the first floor are situated the administration offices and also the social care specialist, legal consultants, doctor’s office and also other recreational areas such as professional courses, library and computers room. The project also provides the landscape design of the outdoor areas.

QENDËR SOCIALE PËR GRATË E DHUNUARA

Kjo qendër do të shfrytëzojë pjesërisht ambjentet e një qendre ekzistuese në Kamëz dhe në këto ambjente do të sistemohen dhomat e fjetjes. Pjesa tjetër e qendrës do të shtohet në vazhdimësi të godinës ekzistuese dhe do të ketë kryesisht funksionet ditore. Hyrja kryesore në ndërtesë do të bëhet në veri-perëndim të pronës në ndërtesën e re. Hyrja është konceptuar me një vetratë të shtrirë në të dy katet dhe një pjesë e soletës së ndërkatit është lënë e çarë duke krijuar një ballkon në kuotën +3.58. Kjo i ka dhënë më shumë dritë dhe frymëmarrje momentit të hyrjes në mënyrë që këta persona që në momentin e hyrjes në qendër ta ndjejnë se jeta e tyre po fillon të ndryshojë pozitivisht. Përballë hyrjes është vendosur recepsioni që do të orientoje frekuentuesit e qendrës drejt ambjenteve përkatëse. Në të majtë të hyrjes kryesore ndodhen ambjentet e shërbimit si dhoma e ndejtjes me një sipërfaqe 30 m2 ku gratë do kalojnë kohën e lirë duke parë TV ose duke u ushtruar fizikisht në minipalestër, dhoma e fëmijëve me sipërfaqe 30m2 ku fëmijët mund të luajnë dhe të mësojnë, dhoma e ngënies me kapacitet 30 persona dhe me sipërfaqe 35m2, kuzhina me ambjentet ndihmëse të saj 25 m2 dhe lavanderia 9 m2. Kuzhina dhe lavanderia kanë komunikim dhe të jashtëm. Në krah të djathtë të hyrjes kryesore ndodhet shkalla si dhe lidhja me pjesën e fjetjes në objektin ekzistues.

PIANO BAR NË TIRANË

Ky ambjent ndodhet në rrugën “Asim Zeneli” në Tiranë. Piano bari ka një sipërfaqe rreth 300 m2. Sikurse shihet dhe nga imazhet janë paraqitur disa variante deri në përzgjedhjen e variantit përfundimtar nga investitori. Në variantin përfundimtar mbizotërojnë format e lakuara organike. Kështu është propozuar që të gjitha kolonat të vishen me karton gips për t’iu dhënë formën e elipsit. Përgjatë lartësisë së tyre është lënë një shirit i ndriçuar me dritë të ftohtë. Kolona qëndrore rrethohet nga një ishull në formë elipsi të ngritur 15 cm nga toka dhe të shtruar me parket druri. Shkallë të tilla janë propozuar dhe në dy ekstremitetet e ambjentit, njëra shërben si podium për pianon dhe tjetra si kënd më intim i mobiluar me kolltukë. Edhe në tavan përsëriten format e lakuara nëpërmjet shiritave të ndriçuar me LED RGB.

URBAN PLANNING ALONG GJANICA RIVER

The urban planning area is located in both sides of the Gjanica River with an area of 209 ha. The northern path of the river is residential area and we proposed that the eastern side of the river will be developed with 3 floors buildings and the western side will be developed with 5-8 floors buildings. On the southern path of the river there is the recreational area for the city of Fier. 1-The botanic park of 71’300 m2, located on the western side. There are different parcels with different kinds of flowers and trees, greenhouses and a lot of water basins. 2-The sports area of 140’000 m2, located on the eastern side of the river. There are bicycling, electrical cars, canoe, ice skating, football, basketball, volleyball and tennis. 3-The social cultural park of 100’000 m2, located on the eastern side of the river. There is an opened amphitheatre, arts exhibition, circus tent, cinema hall, children playground, bar and restaurant. 4-The children park with an area of 13’500 m2. 5-The elderly people park with an area of 10’000 m2

STUDIM URBANISTIK PËRGJATË LUMIT GJANICA

Studimi urbanistik shtrihet përgjatë anëve të lumit Gjanica në Fier, me një sipërfaqe rreth 209 ha. Ana veriore e lumit është tashmë zonë me banesa rezidenciale e për këtë arsye ne kemi propozuar që pjesa lindore të zhvillohet me banesa 3 katëshe e pjesa perëndimore jo më shumë se 5-8 kate. Në anën jugore të lumit kemi përcaktuar zonën e rekreacionit të qytetit me nënndarje si më poshtë. 1-Kopshti botanik prej 71’300 m2, vendosur në anën perëndimore. Kopshti ka parcela të ndryshme, pemë, sera dhe shumë basene ujore. 2-Parku sportiv prej 140’000 m2, vendosur në anën lindore të lumit me pista për biçikleta, makina elektrike, kanoa, patinazh në akull, futboll, basketboll, vollejboll e tenis. 3-Parku social kulturor prej 100’000 m2, vendosur në pjesën lindore të lumit me amfiteatër të hapur, ekspozitë për artet, tendë cirku, sallë kinemaje, park lojrash për fëmijë, bar e restorant. 4-Park lojrash për fëmijë prej 13’500 m2. 5-Park për të moshuar prej 10’000 m2.