MULTIFUNCTIONAL CENTRE IN SARANDA

Under UNDP Albania’s request in cooperation with the Municipality of Shijak, we have designed the Implementation-Project and estimate of the Community Center for children with disabilities in Saranda.
The premises of this center are proposed to settle in an existing building 3 floors. Saranda Municipality has made available its second floor. The surface of available floors is 500 m². Existing buildings must adapt and function in accordance with the required facilities of the center. Condition of the building is extremely deteriorated. Problems begin with walls that are damaged in some places, the plaster needs to be repaired, windowsare damaged, as well as doors. The terrace is damaged and therefore has the presence of humidity in the interior premises. This humidity is created as the lack of windows in the third floor. For this reason the building needs complete reconstruction. Based on the issues mentioned above, the implementation project consists of two areas:
1- Adaptation of the existing building facilities for multifunctional centre areas.
2- Full reconstruction of the existing building.
In connection with the adoption the proposed new facilities are as follows:
• Premises of the daily center for children with disabilities
• Premises of apartments for emergencies
The most surface of the floor is occupied from centre for children with disabilities, 445 m². Two mini apartments occupy about 27 m².
Daily center for children with disabilities includes three classrooms / teaching laboratories, a physiotherapy room, a kitchen mealtime and two therapy rooms, two office administrations, a multifunctional hall that will serve for training, events, library, etc. There are also provided two toilets for children, two toilets for staff and a sanitary space for people with disabilities.
There are provided two mini apartments, with separate entrance from the center, with a common sanitary space, for emergencies.

QENDËR MULTIFUNKSIONALE NË SARANDË

Me porosi te UNDP Albania dhe ne bashkepunim me Bashkine Sarande, eshte hartuar Projekt-Zbatimi dhe preventivi i Qendres Multifunksionale ne Sarande. Ambjentet e kesaj qendre jane propozuar te sistemohen ne nje godine ekzistuese 3 kate. Bashkia Sarande ka vene ne dispozicion per ambjentet e kesaj qendre katin e dyte te saj. Siperfaqja e katit te vene ne dispozicion eshte 500 m2. Godina ekzistuese duhet te adaptohet dhe te funksionoje ne pershtatje me ambjentet e kerkuara te qendres multifunksionale. Gjendja e nderteses eshte tejet e amortizuar. Problematika fillon qe ne pjesen e oborrit, ne hyrjen kryesore dhe vijon deri ne brendesi te saj. Muret jane te demtuara vende-vende, suvaja ka nevoje per riparime, dritaret jane te demtuara, po ashtu dhe dyert. Tarraca eshte e demtuar dhe per kete arsye ka prezence lageshtire ne ambjentet e brendshme. Kjo lageshtire krijohet dhe mungesa e dritareve te katit te trete. Per kete arsye godina ka nevoje per rikonstruksion te plote. Mbeshtetur ne sa u permend me siper, projekti i zbatimit konsiston ne dy drejtime:

1-Adaptim i ambjenteve te godines ekzistuese ne ambjente per Qendren multifunksionale.
2-Rikonstruksion i plote i godines ekzistuese.
Ne lidhje me adaptimin ambjentet e reja qe propozohen jane si vijon:
• Ambjentet e Qendres ditore per femijet me aftesi te kufizuara
• Ambjentet e apartamenteve per raste emergjencash
Siperfaqen me te madhe te katit e ze qendra per femijet me aftesi te kufizuara, 445 m2. Dy apartamentet e tipit garsoniere zene rreth 27 m2. Qendra ditore per femijet me aftesi te kufizuar permban tre klasa/laboratore mesimore, nje salle fizioterapie, nje mence dhe kuzhine, dy dhoma terapie, dy zyra per administraten, nje salle multifunksionale qe do te sherbeje per trajnime, aktivitete, biblioteke, etj. Gjithashtu jane parashikuar dy nyje sanitare per femijet, dy nyje sanitare per stafin dhe nje nyje sanitare per PAK. Me hyrje te vecante nga qendra, jane parashikuar dy apartamentet e tipit garsoniere me nje nyje sanitare te perbashket, per raste emergjencash.

COMMUNITY CENTER FOR CHILDREN WITH DISABILITIES IN POGRADEC

Under UNDP Albania’s request in cooperation with the Municipality of Shijak, we have designed the Implementation-Project and cost estimation of the Community Center for children with disabilities in Pogradec.
The premises of this center are proposed to settle in an existing building 2 floors. Pogradec Municipality has made available to the premises of that center 2 of its floors. The surface of available floors is 544 m². Existing buildings must adapt and function in accordance with the required facilities of the center. Condition of the building is extremely deteriorated. Problems begin with walls that are damaged in some places, the plaster needs to be repaired, windowsare damaged, as well as doors. The terrace is damaged and therefore has the presence of humidity in the interior premises. For this reason the building needs complete reconstruction. Based on the mentioned above, the implementation project consists of three areas:
1- Adaptation of the existing building facilities for multifunctional centre areas.
2- Full reconstruction of the existing building.
3-Building some additional new premises on the ground floor of the existing building.In connection with the adoption the proposed new facilities are as follows:
• Premises of the daily center for children with disabilities
Daily care centers for children with disabilities contains five classrooms / learning laboratories, physiotherapy room, therapy rooms, offices for administration, multifunctional hall that will serve for training, events, library, canteen, rooms for battered women, etc. There arealso provided toilets for children and staff and a sanitary space for people with disabilities. In connection with the interventions of reconstruction is proposed that after being realized the new premises,in parallel will be performed all electrical and sanitary installations under the project. These installations will be made completely new. The walls will be plastered at 100%, as well as the ceiling. Tiles will be raised completely new. The windows at the additional new premises will be double glass. Doors will be new, tumblers, according to the details of the project.

QENDËR KOMUNITARE PËR FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË POGRADEC.

Me porosi të UNDP Albania dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, është hartuar Projekt-Zbatimi dhe preventivi i Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara në Pogradec. Ambjentet e kësaj qëndre janë propozuar te sistemohen në një godinë ekzistuese 2 kate. Bashkia Pogradec ka vënë në dispozicion për ambjentet e kësaj qëndre të dya katet e saj. Sipërfaqja e kateve të vëna në dispozicion është 544 m². Godina ekzistuese duhet të adaptohet dhe të funksionojë në përshtatje me ambjentet e kërkuara të qendrës. Gjendja e ndërtesës është tejet e amortizuar. Problematika fillon me muret që janë të dëmtuara vende-vende, suvaja ka nevojë për riparime, dritaret janë të dëmtuara, po ashtu dhe dyert. Tarraca është e dëmtuar dhe për këtë arsye ka prezencë lagështire në ambjentet e brëndshme. Për këtë arsye godina ka nevoje për rikonstruksion të plotë. Mbështetur në sa u permend me sipër, projekti i zbatimit konsiston në tre drejtime:
1-Adaptim i ambjenteve të godinës ekzistuese në ambjente për Qendrën multifunksionale.
2-Rikonstruksion i plote i godinës ekzistuese.
3-Ndërtim i disa ambjenteve të reja shtese mbi katin përdhe të godines ekzistuese.

  • Ambjentet e Qendrës ditore për fëmijet me aftesi të kufizuara

Qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar përmban pesë klasa/laboratore mësimore, sallë fizioterapie, dhoma terapie, zyra për administratën, sallë multifunksionale që do të shërbejë për trajnime, aktivitete, biblioteke, mencë, dhoma per grate e dhunuara etj. Gjithashtu janë parashikuar nyje sanitare për fëmijët dhe stafin dhe nyje sanitare për PAK. Në lidhje me ndërhyrjet e rikonstruksionit është propozuar që pasi të realizohen ambjentet e reja, të realizohen të gjitha instalimet elektrike dhe hidrosanitare sipas projektit. Këto instalime do të bëhen plotësisht të reja. Muret do të suvatohen plotësisht, po ashtu dhe tavani. Pllakat do të shtrohen komplet të reja, mbi shtresën ekzistuese niveluese.

QENDËR MULTIFUNKSIONALE NË BULQIZË.

Me porosi të UNDP Albania dhe në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë, është hartuar Projekt-Zbatimi dhe preventivi i Qendrës Multifunksionale në Bulqizë. Ambjentet e kësaj qëndre janë propozuar te sistemohen në një godinë ekzistuese 2 kate. Bashkia Bulqize ka vënë në dispozicion për ambjentet e kësaj qëndre katin e dyte të saj. Sipërfaqja e katit të vënë në dispozicion është 183 m². Godina ekzistuese duhet të adaptohet dhe të funksionoje në përshtatje me ambjentet e kërkuara të qendrës multifunksionale. Gjendja e ndërtesës është tejet e amortizuar. Problematika fillon me muret që janë të dëmtuara vende-vende, suvaja ka nevoje për riparime, dritaret janë të dëmtuara, po ashtu dhe dyert. Tarraca është e dëmtuar dhe për këtë arsye ka prezencë lagështire në ambjentet e brendshme. Për këtë arsye godina ka nevoje për rikonstruksion të plotë. Mbështetur në sa u permend me sipër, projekti i zbatimit konsiston në tre drejtime:                     1-Adaptim i ambjenteve të godinës ekzistuese në ambjente për Qendrën multifunksionale.         2-Rikonstruksion i plote i godinës ekzistuese.                                                                                 3-Ndërtim i disa ambjenteve të reja shtese mbi katin përdhe të godines ekzistuese.

  • Ambjentet e Qendrës ditore për fëmijet me aftesi të kufizuara

Qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar përmban dy klasa/laboratore mësimore, një sallë fizioterapie, dy dhoma terapie, një zyrë për administratën, një sallë multifunksionale që do të shërbejë për trajnime, aktivitete, biblioteke, mencë, etj. Gjithashtu është parashikuar një nyje sanitare për fëmijët dhe stafin dhe nje nyje sanitare për PAK. Në lidhje me ndërhyrjet e rikonstruksionit është propozuar që pasi të realizohen ambjentet e reja, të realizohen të gjitha instalimet elektrike dhe hidrosanitare sipas projektit. Këto instalime do të bëhen plotësisht të reja. Muret do të suvatohen plotësisht, po ashtu dhe tavani. Pllakat do të shtrohen komplet të reja, mbi shtresën ekzistuese niveluese. Dritaret janë ekzistuese në godinen ekzistuese. Dritare të reja do të vendosen në shtesën që do të bëhet dhe do të jenë dopio xham. Dyert do të jenë të reja, tamburat, sipas detajeve të projektit.

MULTIFUNCTIONAL CENTRE IN BULQIZA

This project design has been ordered by UNDP Albania in cooperation with the Municipality of Bulqiza. The premises of the Centre are proposed to settle in an existing 2 floors building. Bulqiza Municipality has made available its second floor. The surface of the floor available is 183 m². Existing building should be adapted and function in compliance with the required facilities to the multifunctional centre.Condition of the building is extremely in bad conditions. Problems beginfrom the walls which are damaged in some places, the plaster needs repairs, windows are damaged, as well as doors. The terrace is damaged and therefore has presence of humidity in eternal premises. For this reason, the building needs complete reconstruction. As mentioned above, the detailed design consists of three directions:
1-Adaptation of the existing building facilities for multifunctional centre areas.

2- Full reconstruction of the existing building.                                                                                 3-Building some additional new premises on the ground floor of the existing building.In connection with the adoption the proposed new facilities are as follows:

  • Premises of the daily center for children with disabilities

Daily center for children with disabilities includes two classrooms / teaching laboratories, a physiotherapy room, two therapy rooms, one office administration, a multifunctional hall that will serve for training, events, library, cafeteria, etc. It is also provided one toilet for children and staff and a sanitary space for people with disabilities.In connection with the interventions of reconstruction is proposed that after realizing new premises,in parallel with the new building works, will be performed all electrical and sanitary installations under the project. These installations will be made completely new. The walls will be plastered at 100%, as well as the ceiling. Tiles will be raised completely new. The windows at the additional new premises will be double glass. Doors will be new, tumblers, according to the details of the project.

SHOWROOM IN THE CENTRE OF TIRANA

The showroom is located in the centre of Tirana and has a surface of 75 m². The style used is that of modern forms and regular geometric volumes. Colors and materials used are the white MDF furniture which creates contrasts with dark parquet. Materials used, such as marble or gold color create a classic look, connected perfectly with the products that will be exposed. Lighting in the showroom creates architectural effects to accent as much out of this showroom’s accessories.

SHOWROOM NË ZONËN E ISH BLLOKUT, TIRANË

Ky ambjent ndodhet në zonën e ish bllokut në Tiranë dhe ka një siperfaqe prej 150 m². Stili i përdorur është ai modern me forma dhe volume gjometrike të rregullta. Ngjyrat dhe materialet e përdorura janë më shumë të bardha e cila krijon kontrast me parketin e errët. Materialet e përdorura, si mermeri apo metali me ngjyrë floriri krijojnë një ndjesi klasi që lidhet më së miri dhe me produktet që do ekspozohen.  Ndriçimi në showroom është vendosur sipas normativave duke krijuar efekte arkitektonike për të nxjerë sa më shumë në dukje aksesoret e këtij showroomi.

RIDER STYLE SHOP IN TIRANA

The shop is located along Lana River and has a surface of 50 m². Boutique name is “Rider Style” and deals mainly with the sale of accessories and clothing for motorists. In combination with the products of this store we have used a modern style combined with industrial one. The colours used are the spectre of gray neutrals, and white and black, that is well combined with colourful product of the store. Furniture are made of metal structures which refers to the character of its customers. ARKIMADE studio realized the project as well as the supervising of work by conducting a successful job.

RYDER STYLE” TE SHALLVARET, TIRANË

Ky ambjent ndodhet te pallatet Shallvare, buzë bulevardit Gjergj Fishta dhe ka një sipërfaqe rreth 55 m². Emri i dyqanit është “Rider Style” dhe merret kryesisht me shitjen e aksesoreve dhe veshjeve për motorra. Në kombinim me produktet e këtij dyqani ne kemi përdorur një stil modern ndërthurur me stilin industrial. Ngjyrat e përdorura janë ato neutralet gri, e bardhë dhe e zezë, që lidhet mirë me produktin shumëngjyrësh të dyqanit. Mobiljet janë me strukturë metalike gjë e cila lidhet edhe me karakterin e klienteve të ketij dyqani. Studio Arkimade realizoi si projektin ashtu edhe ndjekjen e punimeve, duke realizuar një punë të suksesshme.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE APARTMENT

This large apartment is located near the center of Tirana, in the 6 floor of a palace built approximately 15 years ago. It is inhabited by families containing 4 persons, parents and 2 young girls. The owners thought to make a renovation of the apartment by reorganizing its space separation as well as its orientation.
The total area of the apartment is 230 m², from which 200 m² is the apartment and 30 m² the porch. The entrance is represented by a wide corridor which is orientated to the day area. This area is the concept of “open-space”, where all day services, cooking, eating and living are organized in a space with a surface of 65 m².

The used style is that of contemporary classical, or called differently as reinterpreted classic. Its origins are in classic forms, but are adopted with requirements of time living, by simplifying it in shape and color. Colors used are tone of white, pearl, gold, by passing in warm colors such as olive colors on the paper of walls or honey color of the skin couches.

The used lightening is combined, where we have side lightening through the wall apps, lighting from above through the same line of lamps and lighting masked in areas where the hanging ceiling meets the wall. Lampshades are gold colored metal skeleton covered in crystal softening the strong gold sparkle.

The floor is paved with natural wood flooring, which adds warmth environment not only by its color, but more importantly with its material that brings natural warmth.

The night area consists of three bedrooms where two rooms are girls and another room is matrimonial bedroom. The girls’ rooms are treated with a romantic style using wall paper with floral motifs, or with beds made of beaten iron and with curved decorative elements. Colors used are white, powder pink and gray to blue in one room while in the other room the white one, blue and mustard.

Matrimonial bedroom is a mini separate apartment. It is composed of matrimonial room, cloakroom and toilet with an area of about 55 m². House is centered on the bridal bed, which borders the corridor that leads to the environment wardrobe and toilet with the rest of the room.

All furniture are carried out manually by the Albanian craftsman and designed by the design studio with all the details of their implementation. The apartment is treated in details, starting from the plan solution to the furniture design through to the choice of pieces of curtains or blankets and pillows to create a curated environment and unified in its style.

ARREDIM APARTAMENTI NË QENDËR TË TIRANËS

APARTAMENT NE TIRANË

Apartamenti ndodhet në qendër të Tiranës, në katin e gjashtë të një pallati të ndërtuar rreth 15 vjet me parë. Apartamenti banohet nga një familje prej katër personash, prindërit dhe dy vajza të reja. Të zotët e shtëpisë menduan të bënin një rinovim të apartamentit duke e riorganizuar nga e para ndarjen e ambjenteve si edhe orientimin e tyre.

Sipërfaqja e apartamentit është 230 m2, nga të cilat 200 m2 është apartamenti dhe 30 m2 veranda. Hyrja prezantohet me një korridor të gjerë i cili të orienton për në zonen e ditës. Zona e ditës është një koncept “open-space”, ku të gjitha shërbimet e ditës, gatimi, ngrënia dhe ndejtja janë organinzuar në një hapësirë me një sipërfaqe prej 65 m2.

Stili i përdorur është stil klasik bashkëkohor, ose i quajtur ndryshe stil klasik i riinterpretuar. Është një stil qe origjinën e ka në format klasike, por është përshtatur me këkresat e kohës që jetojmë, duke u thjeshtuar në forma e ngjyra. Ngjyrat e përdorura janë tonalitetet e të bardhës, perlës, bezhës duke kaluar në ngjyra më të ngrohta siç janë ngjyra e ullirit ne letrën e mureve apo e ngjyra e mjaltit te divanet e lëkurës.

Ndriçimi është përdorur i kombinuar, kemi ndriçimin anësor me anë të aplikave murale, ndriçimin nga sipër nëpërmjet shandanëve të së njejtës linjë dhe ndriçimin e maskuar në pjesët ku tavani i varur takohet me muret. Abazhurët janë me skelet metali ngjyrë ari i veshur me kristal duke zbutur vezullimin e fortë të arit.

Dyshemeja është shtruar me parket druri natyral, i cili i shton ngrohtësinë ambjentit jo vetëm me ngjyrën e tij, por më kryesorja me materialin e tij që sjell ngrohtësinë e natyrës.

Zona a natës përbëhet nga tre dhoma gjumi, ku dy dhoma janë të vajzave dhe dhoma tjetër është dhoma martesore. Dhomat e vajzave janë trajtuar me stil romantik duke përdorur letrën e murit me motive floreale, apo krevatin me hekur të rrahur dhe me elementë dekorativë të lakuar. Ngjyrat e përdorura janë e bardha, roza pudër dhe grija ne bojëqielli në njërën dhomë, ndërsa në dhomën tjëtër e bardha, bojëqielli dhe mustarda.

Dhoma matrimoniale është një mini apartament më vete. Ajo është e përbërë nga dhoma martesore, dhoma garderobë dhe tualeti me një sipërfaqe rreth 55 m2. Dhoma ka në qendër krevatin martesor i cili kufizon korridorin që të çon në ambjentin e garderobës dhe tualetit me pjesën tjetër të dhomës.

Të gjitha mobiljet janë realizuar me dorë nga artizan shqiptar dhe dizenjuar nga studio projektuese me të gjitha detajet për realizimin e tyre. Apartamenti është kuruar në detaje, duke nisur nga zgjidhja planimetrike deri te dizenjimi i mobiljeve e deri te zgjedhja e copave te perdeve apo mbulesat dhe jastëkët për të krijuar një ambjent të kuruar dhe të unifikuar në stilin e tij.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE COFFEE SHOP

The store has an area of 170 m2 and is located at the crossroads between the road “Democracy” and the street “Andon Zako Cajupi” in Tirana. The bar is arranged in 2 environments. The porch connects to the interior area through a large window. In the inside space of bar, counter is the most beautiful part of it, which is designed with refinement of modern style by putting into the center of attention the centered space. Columns are treated in that way not to be seen as such but have received decorative appearance in it. By adjusting to the requirements of the clients everything is combined in details, starting from the ceiling, lighting, textures, etc. The forms used are those of pure geometric implying free space in this environment.

Name of the facility is “Corner Bar”, proposed by the customer because of its location at crossroads. Workings are implemented by Arkimade staff, and since the moment of its opening it proved to be very successful.

ARREDIM BAR-KAFE NË TIRANË

Ambjenti ka një sipërfaqe prej 170 m² dhe ndodhet në kryqëzimin mes rrugës “Demokracia” dhe rrugës “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Lokali organizohet në 2 ambjente; Ambjenti i verandës jashtë, i cili lidhet me ambientet e brëndshme me anë të një vetrate xhami. Në ambientet brenda lokalit, banaku zë pamjen më të bukur të barit i cili është trajtuar me finesën e stilit modern duke vënë në dukje qendrën e ambjentit. Kolonat janë trajtuar në mënyrë që të mos duken si të tilla por kanë marë pamje dekoruese në ambjent. Duke u përshtatur edhe me kërkesat e klientit është kombinuar cdo gjë me detaj, nisur nga tavani, ndriçimi, teksturat, etj. Format e përdorura janë ato të tipit gjeometrike të pastra duke lënë të kuptohet hapësira e lirë në këtë ambient.

Emri i lokalit është “Bar Corner”, propozuar nga vetë klienti ngaqë vendodhja e tij është në kryqëzim rrugësh. Punimet janë zbatuar nga vetë shoqëria Arkimade dhe që nga momenti I hapjes së tij rezultoi shumë i suksesshëm.

INTERIOR DESIGN AND SUPERVISION OF THE COFFEE SHOP

The coffee shop has an area of 150 m² and is located on the street of embassies in Tirana. It is arranged in 2 environments. The porch which communicates to internal area through a large window with folding mechanisms. Inside spaces of bar where the counter is, it has been dealt with a combination between classic style and neoclassical one. Being fitted with customer requirements is combined everything in details and by putting into the centre of attention the darkest parts of the bar, as by lighting even by visual comfort as well.

The forms used are those rectangular type and without too many breakage implying free space in this environment.

ARREDIM BAR-KAFE NË TIRANË

Ambjenti ka një sipërfaqe prej 150 m² dhe ndodhet në rrugën e ambasadave në Tiranë. Ai organizohet në 2 ambjente; Ambjenti i verandës jashtë i cili lidhet me ambientet e brendshme me anë të një vetrate xhami me mekanizma palosje.Në ambientet brenda lokalit ku është edhe banaku, është trajtuar një stil i kombinuar mes klasikes dhe neoklasikes. Duke u pershtatur edhe me kërkesat e klientit është kombinuar çdo gjë me detaj dhe duke nxjerë në dritë edhe pjesët më të errëta të lokalit, si nga ana e ndriçimit ashtu edhe nga ana e konfortit vizual.

Format e perdorura janë ato të tipit kënddrejta dhe pa shume thyerje duke lënë të kuptohet hapësira e lirë në këtë ambient.

NDËRTIMIN E TROTUARIT PËRGJATË RRUGËS NACIONALE, PRRENJAS

Nga ana e Bashkisë Prrenjas është kërkuar të hartohet Projekt-Zbatimi për “Ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës nacionale – Prrenjas”. Ky trotuar do të shtrihet përgjatë rrugës nacionale Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë, në zonën që i përket territorit të Bashkisë Prrenjas.

Shoqëria ARKIMADE sh.p.k. bazuar në kapacitetet dhe aftësite e saj projektuese, në përgjigje të kësaj kërkese, mori përsipër hartimin e këtij projekti, duke dhënë një kontribut në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit të Prrenjasit, duke realizuar Projekt-Zbatimin e objektit “Ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës nacionale – Prrenjas”. Kjo rrugë në drejtimin gjatësor ka një pjerrësi të lehtë në rritje nga Prrenjas fshat në drejtim të Prrenjas Qytet. Kuotat variojnë nga 570m nga niveli i detit deri në 577m.

Projekti për “Ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës nacionale – Prrenjas” është konceptuar dhe hartuar në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas.

Zgjidhja e Projektit është konceptuar duke marrë për bazë:

  • Zhvillimin e përgjithshem të qytetit të Prrenjasit.
  • Rritjen e trafikut në rrugën nacionale si dhe rritjen e levizjes së banorëve nga qyteti në fshat.
  • Zhvillimit urban të hapësirës midis dy zonave të banuara.

URBAN REDEVELOPMENT OF “DARDANIA” NEIGHBORHOOD IN TROPOJA

Dardania neighborhood bordered by Covenant Boulevard of Malësia to the north, “Ram Sadria” street in the east and “Mic Sokoli” street in the south. The total surface of the square is 1.3ha of which 0.18ha are green area, 0.53ha are sidewalks, 0.11ha are streets and squares, and 0.48ha are existing buildings.

The purpose of this project is the revitalization and disposition of squares of Dardania neighborhood. In these squares are designed green spaces with benches and playgrounds standard lights for holiday marketplaces. A great problem in squares of neighborhood is also parking of vehicles. In connection with this problem we have provided parking of all vehicles that residents of this neighborhood own, parking of ambulances and persons according to planning standards. They have been disposed the points of waste collection of each square and is created access to the entrance of wood cars and their discharge points.

RIKUALIFIKIM URBAN I LAGJES “DARDANIA” NË TROPOJË

Lagjja “Dardania” kufizohet nga bulevardi “Besëlidhja e Malësisë” në veri, rruga “Ram Sadria” në lindje dhe rruga “Mic Sokoli” në jug. Sipërfaqja totale e sheshit është 1.3ha nga të cilat 0.18ha janë gjelbërim, 0.53ha janë trotuare, 0.11ha janë rrugë dhe sheshe dhe 0.48ha janë godinat ekzistuese.

Qëllimi i këtij projekti është rivitalizimi dhe sistemimi i shesheve të lagjes Dardania. Në këto sheshe janë projektuar hapësira të gjelbëra me stola kënde lojrash dhe ndriçuesa të standartit për sheshe pushimi. Një problem që hapet gjithmonë në sheshe lagjesh është edhe parkimi i automjeteve. Në lidhje me këtë problem ne kemi siguruar parkimin e të gjithë automjeteve që kanë banorët e kësaj lagjje, parkimin e autoambulancës dhe personave PAK sipas standarteve të urbanistikës. Janë sistemuar pikat e grumbullimit të plehrave në hyrje të çdo sheshi dhe është krijuar aksesi për hyrjen e makinave të druve dhe pikat e shkarkimit të tyre.

OUTDOOR SPORT AREA IN HIGH SCHOOL “VËRRI” IN SHËNGJERGJ

High school “Verri” is proposed to assess all needed spaces about various sports activities where will be included volleyball, basketball, football, jogging track, gymnastic angle and reconstruction of existing volleyball court which is almost totally degraded. All the sport fields are surrounded by fence grid.
Such an investment will roughly improve capacity for teaching physical education in school and will serve to the proliferation of sport about community of the area where will built playgrounds.
During the design are taken into account all design and construction standards that operates in Albania. The design team has used design standards developed by MES for sport grounds.
The school has about 950 students, who study in 28 classrooms.
– The proposed interventions are as follows:
1. A football field
2. A basketball court
3. A volleyball court
4. A jogging track
5. A track (long jump)
6. A corner gym
7. Sanitary spaces, showers and dressing rooms

TERRENE SPORTIVE NË SHKOLLËN E MESME “VËRRI” NË SHËNGJERGJ

Në shkollën e Mesme ”Vërri” propozohet që të vlerësohet e gjithë hapësira për aktivitete sportive të ndryshme ku të përfshihen volejboll, basketboll, futboll, pistë vrapimi, kënd gjimnastikor dhe rikonstruksion i fushës ekzistuese të volejbollit e cila është thuajse e degraduar totalisht. Për këto terrene është parashikuar edhe rrethimi i fushave për të ndaluar daljen e topit jashtë territorit.
Një investim i tillё do tё pёrmiresojё kapacitetin e mёsimdhёnies për edukimin fizik nё shkollё dhe do t’i shёrbejё masivizimit tё sportit pёr komunitetin e zonёs ku do tё ndёrtohen terrenet sportive.
Gjatё projektimit janё marrё parasysh tё gjitha standartet e projektimit dhe ndërtimit që janë në fuqi në Shqipëri. Grupi i projektimit ka përdorur standartet e projektimit të hartuara nga MASH për terrenet sportive.
– Ndërhyrjet e propozuara janë si më poshtë :
1. Njё fushё futbolli
2. Njё fushё basketbolli
3. Njё fushё volejbolli
4. Njё pistё vrapi
5. Njё pistё (kërcim se gjati )
6. Njё kёnd gjimnastike
7. Ambjente sanitare(wc) dhe dhoma zhveshjeje
8. Shkallare

RIKONSTRUKSION I SHKOLLËS SË KUQE NË TIRANË

Shkolla 9-vjeçare e Kuqe është ndërtuar në vitin 1930 ndërsa rikonstruksioni i fundit është bërë në vitin 2000 nga Fondacioni Soros. Rikonstruksion i të gjithë godinës si dhe shtesë ambientesh, në vitin 2008 nga Bashkia Tiranë e cila përfundoi ndërtimin e palestrës (që ishte lënë e pandërtuar plotësisht), si edhe rikonstruksioni i elementëve të tjerë. Godina e shkollës është 3 katёshe, mbulesa është e tipit soletё. Sipërfaqja e pёrgjithshme e territorit është rreth 4230 m², kurse sip. ndërtimit rreth 2400 m² (kati përdhe).
Shkolla ka rreth 950 nxënës, të cilët mësojnë në 28 klasa mësimore. Mësimi zhvillohet me një turn.
-Duke parë gjendjen e godinës, ndërhyrja është bërë sipas këtyre pikave.

1. Rikonstruksion total i ambienteve sanitare
2. Rikonstruksion i palestrave
3. Rikonstruksion i hollit në të dy katet
4. Rikonstruksion i tarracës
5. Rikonstruksion i ambjenteve sportive të jashtme
6. Rikonstruksion i plotë i sistemit elektrik
7. Riparime të dyerve dhe dritareve
8. Riparim i pllakave të fasadës

UNITED SCHOOL IN KOTODESH, PRRENJAS

Parcel on which will be built new united school located in Kotodesh with a surface of 6600 m2. In that parcel is the existing school in degraded state and with insufficient surface, which will be demolished in order to build the new school.
The new school has a surface of 3520 m2 and consists of 26 standard classrooms, gyms and other facilities needed at a school.
Also, work has been done in terms of the regulations in order to improve the new school in relation to the existing school, for example classroom doors are with openings on the outside, the facade is insulated with mantle system, the windows are double glazed for a better thermal insulation.
Related to sound insulation are used holed bricks 20 cm for the separation of classes, and is used mineral fiber ceiling. A special study has been done and the lighting of classrooms; regarding to natural lighting, the surface of windows in relation to the floor of class is 20% (according to norms), while regarding to artificial lighting are used 6 lights installed in the ceiling.

SHKOLLA E BASHKUAR KOTODESH, PRRENJAS

Parcela në të cilën do të ndërtohet shkolla e re e bashkuar ndodhet në Kotodesh me një sipërfaqe rreth 6600 m2. Në këtë parcelë është shkolla ekzistuese në gjendje të degraduar dhe me sipërfaqe të pamjaftueshme, e cila do të prishet për t’u ndërtuar shkolla e re.
Shkolla e re ka një sipërfaqe 3520 m2 dhe përbëhet nga 26 klasa standarte, palestra dhe ambjentet e tjera ndihmëse.
Gjithashtu, është punuar dhe në drejtim të normativave me qëllim përmirësimin e shkollës së re në raport me shkollën ekzistuese, si psh. dyert e klasave janë me hapje nga jashtë, fasada është e termoizoluar me sistem mantel, dritaret janë me xhama dopio për një izolim me të mirë termik. Në lidhje me izolimin akustik janë përdorur tullat 20 cm me bira për ndarjen e klasave, si dhe është përdorur tavani me fibra minerale. Nje studim i veçantë është bërë dhe me ndriçimin e klasave; në lidhje me ndriçimin natyral sipërfaqja e dritareve në raport me sipërfaqen e dyshemesë së klasës është 20% (sipas normativave), ndërsa në lidhje me ndriçimin artificial janë përdorur 6 plafoniera të inkasuara në tavan.

PRIMARY SCHOOL IN RAJCA, PRRENJAS

Plots where elementary school will be built is located near the lake, in the village Rajcë where is also the existing schools in dilapidated condition. Once dissolved the existing school, new school will be built on but with greater surface.
The new school has an area of 465 m2 and consists of 6 classes, directory, library, teachers, sanitary nodes and hallways.
Also, work has been done in terms of the regulations in order to improve the new school in relation to the existing school, for example classroom doors will be open outside, the facade is insulated with mantle system, the windows are double glazed for a better thermal insulation.
Related to sound insulation are used bricks20cm for the separation of classes, and is used the roofwith mineral fiber. A special study has been done even with the lighting of classrooms; in connection with natural lighting surface of windows in relation to the floor that the class is 20% (according to norms), whilereferring to artificial lighting are used 6 lights be installed in the roof.

SHKOLLE FILLORE NE RAJCË, PRRENJAS

Parcela ku do të ndërtohet shkolla fillore ndodhet pranë liqenit, në fshatin Rajcë, ku gjithashtu ndodhet edhe shkolla ekzistuese në gjendje të rrënuar. Pasi të prishet shkolla ekzistuese, shkolla e re do të ndërtohet mbi gjurmët e saj, por me siperfaqe më të madhe.
Shkolla e re ka një sipërfaqe rreth 465 m2 dhe përbëhet nga 6 klasa, drejtoria, biblioteka, salla e mësuesve, nyet higjeno-sanitare dhe korridoret.
Gjithashtu, është punuar dhe në drejtim të normativave me qëllim përmirësimin e shkollës së re në raport me shkollën ekzistuese, si psh. dyert e klasave janë me hapje nga jashtë, fasada është e termoizoluar me sistem mantel, dritaret janë me xhama dopio për një izolim me të mirë termik. Në lidhje me izolimin akustik janë përdorur tullat 20 cm me bira për ndarjen e klasave, si edhe është përdorur tavani me fibra minerale. Nje studim i veçantë është bërë dhe me ndriçimin e klasave; në lidhje me ndriçimin natyral sipërfaqja e dritareve në raport me sipërfaqen e dyshemesë së klasës është 20% (sipas normativave), ndërsa në lidhje me ndriçimin artificial janë përdorur 6 plafoniera të inkasuara në tavan.

RECONSTRUCTION OF “KINDERGARTEN NR. 55” IN TIRANA

Kindergarten was built in 1973. In 1998 the last reconstruction was made by Ministry of Education. The building of the Kindergarten is two floors height with roof, the total area of the territory is about 595 m2. The building area is 380 m2 of which 140 m2 of ground floor is dedicated for preschool and about 100 m2 is in function by the library which is located on the south side of the building. The first floor has an area of 240 m2.
Kindergarten no. 55 has registered 175 children, with a total of 5 groups of children.

-According to the conditions of the building, the intervention is made at these points:

1. Sanitary facilities
2. Plastering and painting walls
3. Replacement of gutters
4. Partial repair of the roof
5. Partial repairs to the electrical system
6. Doors, windows
7. Adjustments of territory
8. The floor layers
9. Thermic insulation

IMPLEMENTATION DESIGN FOR A HOUSE IN TIRANA

The Client, has planned the construction of a new house, for better living conditions. The new house will be the same surface as the existing and will provide better living conditions for the family. The style in façade is traditional as the surrounding houses. The plans of the house have been designed in accordance with the norms and standards. The day areas are placed at the entrance of the house. The stairs will lead you to the attic where the night areas are planned and to the basement where is the service area and recreational space.
The house is one storey with attic and basement.

In total the house is about 140m² and consists of:

– Two bedrooms, and one bathroom
– The living room, dining and kitchen in the entrance lobby
– Attic where is placed the master bedroom, the closet room and toilet
– Storage and recreational area in the basement

PROJEKT ZBATIM VILE NË TIRANË

Klienti, në kuadër të rindërtimit të shtëpisë ekzistuese, ka planifikuar ndërtimin e një shtëpie të re për kushte më të mira jetese. Shtëpia e re duhet të ndërtohet sipër kontureve të mureve ekzistues dhe të sigurojë ambjente të përshtatshme për familjen. Në lidhje me aspektin e jashtëm të shtëpisë, është ruajtur një stil tradicional, pasi edhe shtëpitë përreth janë me të njëjtin stil. Gjithashtu duke ju përmbajtur të gjitha standarteve të projektimit janë menduar mjaft mirë edhe planimetritë që të jenë funksionale dhe të ofrojnë komoditet si në zonat e natës dhe në zonat e ditës. Ambjetet e natës me ato të ditës janë të ndara duke krijuar nje holl pritje në hyrje dhe nga aty mund të shkosh në zonat e natës, të ngjitesh në papafingo, ose të zbresësh në pjesën e podrumit, ambjent i cili ka funksion shërbimi si edhe rikreacioni.
Shtëpia është një katëshe me nënçati dhe podrum.
Në total shtëpia është rreth 140m² dhe përbëhet nga:
– dy dhoma fjetje, me një nyje higjenosanitare
– hapësira e ndejtjes, ngrënies dhe kuzhina në hollin e hyrjes
– papafingo është përdorur për dhomën martesore, garderobën dhe tualetin
– ambjente shërbimi dhe rikreacioni në pjesën e podrumit

DETAILED DESIGN FOR HOUSE REPLACEMENT FOR THE RESETTLEMENT OF THE FAMILY AFFECTED BY THE CONSTRUCTION OF THE ROAD “BANJE-GRAMSH AND TRASHOVICA BRIDGE

Devoll Hydropower, within the existing replacement infrastructure has planned the construction of a house for the resettlement of families affected by the construction of the road “Bridge-Banje Gramsh and Trashovices Bridge”
The house is two families and consists of two apartments:
1. Apartment nr.1 with surface 84.7 m2 with two bedrooms, a living room, a kitchen and a bathroom.
2. Apartment nr.2 with surface 32.3 m2 apartment with a bedroom, a living room with kitchen annex and a bathroom.

PROJEKT ZBATIM PËR SHTËPI ZËVENDËSUESE PËR RISISTEMIMIN E FAMILJES QË PREKET NGA NDËRTIMI I RRUGËS “BANJË-GRAMSH DHE URA TRASHOVICËS

Devoll Hydropower, në kuadër të zëvendësimit të infrastrukturës ekzistuese, ka planifikuar ndërtimin e shtëpise zëvendësuese për risistemimin e familjes që preket nga ndërtimi i rrugës “Banjë-Gramsh dhe Ura Trashovicës”
Shtëpia është dyfamiljare dhe përbëhet nga dy apartamente:
1. Apartamenti 1 me sip.84.7 m2 me dy dhoma fjetje, një dhome dite, nje kuzhinë e një banjo.
2. Apartamenti 2 me sip.32.3 m2 me një dhome fjetje, një dhome dite me aneks gatimi e një banjo.

IMPLEMENTATION DESIGN FOR A HOUSE IN RADHIMA

Alex Booker, within the replacement of the existing house that is in very bed conditions, has planned the construction of a new house using the existing stones. The new house should be built over the framework of the existing walls and provide adequate facilities for the Booker family. We have proposed the new design of the house respecting the tradition of the village houses. The plans are in accordance with norms and standards of the design. The day and night areas have been separated in different floors and have been connected with the stairs. The house is two storey and as a result of the steep terrain in the layout is created half a basement with outside entrance.

The total surface of the house is around 200m² and consists of:

– Two bedrooms with private bathrooms on ground floor
– The living room, dining and kitchen on the upper floor
– Winery in the basement

PROJEKT ZBATIM PËR NJË VILË NË RADHIMË

Alex Booker, në kuadër të zëvendësimit të shtëpisë ekzistuese që është në gjendje të rrënuar, ka planifikuar ndërtimin e një shtëpie të re duke përdorur gurin e shtëpisë ekzistuese. Shtëpia e re duhet të ndërtohet sipër kontureve të mureve ekzistues dhe të sigurojë ambjente të përshtatshme për familjen Booker. Ne si studio projektimi kemi menduar për pamjen arkitektonike që shtëpia do të krijojë në ambjentin e jashtëm duke krijuar kushtet e përshtatshme dhe sistemimin e oborrit sipas kërkesave te klientit. Gjithashtu duke ju përmbajtur të gjitha standarteve të projektimit janë menduar mjaft mirë edhe planimetritë që të jenë funksionale dhe të ofrojnë komoditet si në zonat e natës dhe në zonat e ditës. Ambjentet e natës me ato të ditës janë të ndara duke krijuar edhe hyrje të veçanta nga jashtë dhe lidhen ndërmjet tyre me shkallë vertikale. Shtëpia është dy katëshe dhe si pasojë e terrenit të pjerrët në gjysmën e planimetrisë është krijuar një podrum me hyrje nga jashtë.
Në total shtëpia është reth 200m² dhe përbëhet nga:
– dy dhoma fjetje me nyje higjenosanitare për secilën në katin përdhe
– hapësira e ndejtjes, ngrënies dhe kuzhina në katin e sipërm
– depo magazinim në pjesën e podrumit