Objekti ndodhet pranë rrugës “Dhimitër Kamarda”. Ai ka një sipërfaqe prone rreth 1183 m² dhe sipërfaqe në bazë 591.5 m². Koeficienti i shfrytëzimit të territorit është rreth 50 %. Objekti ngrihet 1 kat mbi tokë me funksion shërbimi, 5 kate mbi të me funksion banimi dhe 2 kate nën tokë me funksion parkimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është 5400 m². Secila shkallë banese në 3 katet e para të banimit ka 4 apartamente në kat, ndërsa në 2 katet e tjera ka 2 dhe 3 apartamente në kat. Këto apartamente janë 1+1, 2+1 dhe 3+1. Ambjenti i gatimit, ngrënies dhe ndejtjes është organizuar në një hapsirë.