Keto zyra kanë një sipërfaqe prej 500 m2 dhe ndodhen në Tiranë. Koncepti Arkitektonik bazohet në përmirësimin e hapësirave, rifiniturave dhe aplikimin e materialeve bashkëkohore. Jane organizuar ne hapesira me funksione të ndryshme si: holli I pritjes, recepsioni kënd rekreacioni, salla e mbledhjeve, financa, media, kuzhina dhe ambjente ndihmëse. Ambjenti është mjaft funksional, me hapsira racionale dhe njëkohësisht të bollshme. Zyrat kanë një stil “modern”, karakterizohet nga ngjyra neutral dhe te hapura. Format e perdoruara në mobilim janë të thjeshta dhe të nje stili minimal, duke shfrytëzuar në maksimum hapsirën.