Ndërtesa e projektuar do te ndodhet në zonën e Lezhës, ne fshatin Domgjon. Sheshi i ndertimit eshte truall privat prej 310 m2. Ndërtesa është e zhvilluar në 2 kate. Hyrja është në katin përdhes ku ndodhen: sallon me oxhak, kuzhinë, dhomë ngrënie, tualet dhe dhomë gjumi. Përmes një shkalle të vendosur në holl mund të arrini në katin e sipërm ku ka 3 dhoma gjumi me 2 tualete.
Për sa i përket volumit, ai trajtohet me një stil organik me qëllim respektimin e mjedisit përreth dhe përzihet me terrenin dhe bimësinë e zonës që ka vlerë dhe ofron një panoramë të rrallë që mund të shihet nga rruga nacionale.