Godina propozohet përgjatë rrugës Durrës-Plepa.
Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 1073 m2.
Gabaritet e objektit janë 24 m x 30 m. Objekti ngrihet në 2, 6 dhe 1 kat papafingo mbi tokë si dhe me një kat parkimi nëntokësor.
Hyrja për në dy katet e para që janë menduar si një qendër tregtare me komunikim të brendshëm, bëhet nga ana veriore, pra nga rruga kryesore.
Ndërsa hyrja në 6 katet e tjera që janë menduar me funksion banimi është menduar në anën perëndimore të objektit.