Ky apartament ka një sipërfaqe prej 90 m2 dhe ndodhet ne Tiranë, në një zonë me zhvillim urban. Apartamenti është organizuar në 3 dhoma gjumi ,ndenje, kuzhinë dhe ngrënie 1 banjo. Apartamenti është mjaft funksional, me hapsira racionale dhe njëkohësisht të bollshme.Apartamenti ka një stil “modern” me prekje klasike karakterizohet nga ngjyra të ngrohta dhe neutral me teper ngjyrat e tokes qe shkrihen ne te gjithe hapesiren. Format e perdoruara në mobilim janë të thjeshta dhe të nje stili minimal, duke shfrytëzuar në maksimum hapsirën.