Në këtë botim, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) paraqet historinë e ndërtimit të rrugëve e urave, duke filluar nga periudha e krijimit të Shtetit Shqiptar deri në fundin e viteve ’80-të. Ndryshe nga botimet e tjera në
këtë fushë të cilat kanë qenë të karakterit historik e kulturor, me këtë botim duam të tregojmë lindjen dhe zhvillimin e industrisë moderne të ndërtimit në vendin tonë. Ndër botimet e mëparshme nuk mund të mos përmendim atë të ing. Jovan Adami në vitet ‘50-të, i cili njihet edhe si botimi i parë i sistemuar mbi rrugët dhe urat e vendit tonë dhe veçanërisht atë të Prof.Valter Shtylla në vitin 1998, i cili ka një saktësim dhe një përsosje të mëtejshme, veçanërisht për gjurmët e rrugëve dhe urave, që janë objekte të trashëgimnisë sonë kulturore.