Ky apartament ka një sipërfaqe prej 112 m2 dhe ndodhet në rrugën e Kavajës,Tiranë. Apartamenti është organizuar në një dhomë ndejtje me aneks gatimi dhe ngrënie, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe një depo. Apartamenti është mjaft funksional, me hapësira te bollshme të organizuara më së miri.Apartamenti i përket stilit neoklasik, karakterizohet nga ngjyrat e tokës dh përdorimi i drurit të cilat e ngrohin mjaft mirë ambjentin. Linjat e mobilimit janë mbajtur të pastra duke u kombinuar me kornizat neoklasike nëpër mure.