Ky apartament ka një sipërfaqe prej 98.25 m2 dhe ndodhet në Tiranë. Apartamenti është organizuar në një dhomë ndejtje me aneks gatimi dhe ngrënie, dy dhoma gjumi, dhe dy tualete. Apartamenti është mjaft funksional, me hapësira racionale të organizuara më së miri.
Apartamenti i përket stilit modern minimalist dhe karakterizohet nga ngjyrat e tokës dhe përdorimi i drurit të cilat e ngrohin mjaft mirë ambjentin. Linjat e mobilimit janë mbajtur të pastra duke u kombinuar me kornizat neoklasike nëpër mure.