Ky apartament ka një sipërfaqe prej 130 m2 dhe ndodhet në Tiranë. Apartamenti është organizuar në një dhomë ndejtje me aneks gatimi dhe ngrënie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe nje depo. Apartamenti është mjaft funksional, me hapësira të bollshme të organizuara më së miri.
Apartamenti i përket stilit neoklasik dhe karakterizohet nga ngjyrat e tokës dhe përdorimi i drurit të cilat e ngrohin mjaft mirë ambjentin. Linjat e mobilimit janë punuar me detaje duke iu pershtatur stilit neoklasik.