Weiss Architecture Studio

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae lorem.

Villa 3

Kjo vilë ndodhet në periferi të qytetit të Tiranës, në një zonë me zhvillim të ri larg nga zhurmat e qytetit. Vila është tre kate me një sipërfaqe totale ndertimi prej 475 m2 ku 180 m2 është kati -1, 165 m2 është kati i përdhe dhe 130m2 është kati i parë.Vila ka gjithashtu një sipërfaqe të konsiderueshme oborri ku 200 m2 janë në katin -1 dhe 70m2 ne katin e përdhe, i cili është trajtuar me shumë kujdes.Vila është e organizuar në trë kate dhe do të shërbejë për tre familje.Kati -1 do të jetë për një familje dhe është i organizuar në dhome ndenje së bashku me aneks gatimi dhe ngrënie,dy dhoma gjumi,dy tualete dhe një depo-lavanderi.Ne ambjentet e këtij kati është perdorur stili neoklasik , druri, ngjyrat e gjalla dhe kornizat e allçisë. Dy katet e tjera do të shërbejnë për familjen tjetër ku kati përdhe organizohet në një ndejtje të bollshme së bashku me kuzhinën dhe ngrenien i cili është trajtuar i gjithi si një open space.Në këto dy kate është përdorur stili minimalist contemporan modern dhe karakterizohet nga ngjyrat e tokës dhe përdorimi i drurit. Format e perdoruara në mobilim janë të thjeshta, të nje stili minimal, duke shfrytëzuar në maksimum hapsirën e cila nuk mungon në këtë vilë.Kati i parë organziohet në një ambjent mini-ndenje së bashku me korridorin që të con tek tre dhomat e gjumit,dy tualete dhe një lavanderi.

Date:
Category:
VENDI

SAUK,TIRANË

FAZA

NDËRTUAR

VITI

2021

Tags:
sq