Ndërtesa ndodhet në zonën e Petrelës, pranë fshatit të vjetër. Ndodhet ne nje truall privat prej 10000 m2. Ndërtesa është e zhvilluar në tre kate. Hyrja është në katin përdhes ku ndodhen: sallon me oxhak, kuzhinë, dhomë ngrënie, depo, tualet, lavanderi dhe dhomë bolieri. Përmes një shkalle të vendosur në holl mund të arrini në katin e sipërm ku ka tre dhoma gjumi me tualete përkatëse. Ndërsa me shkallen tjeter të vendosur në sallën e hyrjes mund të zbresim poshtë në dhomën e oxhakut, gjysma e së cilës futet në tokë dhe pjesa tjetër sheh nga pamja panoramike e ofruar në pjesën veriore të vilës.