Ndërtesa është një godinë ekzistuese 3-katëshe në Sauk, Tiranë, e cila funksiononte si Klinikë Mjekësore. Ndërtesa pas rindërtimit do të kryejë funksionin e Qendrës për Trajtimet Terapeutike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara
Ky projekt zbatohet bazuar në standardet dhe normat vendore si dhe ato të vendeve të Komitetit Evropian duke përmbushur kërkesat dhe kushtet për fëmijët me aftësi të kufizuara. Çdo mjedis i kësaj ndërtese është zbukuruar ndryshe dhe ka një larmi ngjyrash dhe teksturash. Kjo e bën këtë mjedis mjaft ftues dhe të ngrohtë për këta fëmijë.