Qëllimi i këtij projekti është rivitalizimi i fasadave përgjatë Bulevardit kryesor në Gramsh, rikonstruksioni i sheshit kryesor para Bashkisë dhe ndriçimi elektrik rrugor, që do të realizohet në kontekstin e urbanizimit të Bashkisë Gramsh.
Në lidhje me sheshin, propozohet një rikonstruksion total i tij. Duke ndjekur diagonalen që ndan objektet publike nga ato private përreth sheshit, është krijuar dhe vija e gjelberimit me xhardiniera të ulëta dhe të shkëputura nga toka