Stacioni i parë i trenit në Durrës pozicionohej në jug të qytetit, pranë portit. Ky është edhe stacioni i parë i udhëtarëve në vend, që u realizua pas përfundimit të punimeve për segmentin Durrës – Peqin (1947). Në fakt,
godina ishte para projektuar për elektrostacion dhe projekti i vitit 1951 propozoi një adaptim funksional të saj duke e përshtatur përkohësisht për funksionin e ri.