Zhvillimi i qytetve të Shqipërisë në periudhën kohore 1945 – 1990 duhet të kuptohet në lidhje të ngushtë me regjimin politik,
shoqëror dhe ekonomik të kohës. Detyrë kryesore e urbanistikës së asaj kohe ishte hartimi i planeve dhe studimeve të veçanta
urbanistike, të cilat duhet t’i përshtateshin kërkesave të reja të shoqërisë socialiste. Në bazë të kësaj filozofie, ndërtimi dhe
planifikimi i qyteteve lidhej ngushtë me këta faktorë:
• Zhvillimin e forcave prodhuese,
• sietemin shoqëror,
• shkallën e zhvillimit të kulturës dhe teknikës së ndërtimit,
• faktorët gjeografikë
Qyteti shikohet si bashkësi shoqërore – ekonomike që ka lindur nga zhvillimi i forcave prodhuese dhe nga thellimi i ndarjes së
punës shoqërore, duke neglizhuar format e zhvillimit të tij si formacione politike, tregtare, strategjike ose mbrojtëse. Kështu, si
kategori historike, qyteti ndryshon krahas zhvillimit të forcave prodhuese e të marrëdhënieve në prodhim.
Është ky boshti kryesor i zhvillimit dhe formës së planifikimit të qyteteve të Shqipërisë në vitet 1945 – 1990. Sipas këtij mendimi
ideologjik dhe filozofik u hartuan planet rregulluese, mbi të cilat u bazuan të gjitha zhvillimet e qyteteve dhe zonave të banimit.
Shkarkoni librin
14 Nëntor, 2021